Page 121 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 121

tij sikurse ishte edhe puna e tij shkak në shtimin e shpërblimit të tjetrit. Madje është
                     thënë:  Shpërblimi  i  namazit  shtohet  sipas  numrit  të  namazlive,  kështu  është  edhe
                     shoqërimi i tyre në Xhihad, Haxhxh, urdhërimin në vepra të mira dhe pengimin nga
                     veprat  e  këqija,  bashkëpunimin  në  bëmirësi  dhe  devotshmëri,  e  veç  I  Dërguari
                     (s.a.v.s.)  tha:  “Besimtari  për  besimtarin  është  si  muri  i  cili  përforcon  njëri-
                     tjetrin” 228  dhe i ndërlidhi gishtat e tij. Është e ditur se këto në çështjet e fesë kanë
                     më  shumë  përparësi  se  në  çështjet  e  dun’jas,  e  hyrja  e  muslimanit  me  grupin  e
                     muslimanëve  në  nyjen  e  Islamit  është  nga  shkaqet  më  të  madha  në  arritjen  e
                     përfitimit të të gjithë muslimanëve te shoku i tij në jetën e tij dhe pas vdekjes së tij,
                     ndërsa  lutja  e  muslimanëve  i  përfshinë  të  gjithë  ata.  All-llahu  i  madhëruar  na
                     informoi  se  Hameletul-Arshi  (melekët  bartës  të  Arshit)  e  ata  që  janë  rreth  tij
                     kërkojnë  falje  për  besimtarët  dhe  luten  për  ta.  Poashtu  na  informoi  për  lutjen  e
                     pejgamberëve të Tij dhe kërkimin e faljes së tyre për besimtarët sikurse veproi Nuhu
                     (a.s.),  Ibrahimi  (a.s.)  dhe  Muhammedi  (s.a.v.s.),  por  besimtari  me  imanin  e  tij
                     shkaktoi arritjen e kësaj lutjeje dhe kjo rezulton sikur ajo të ishte nga përpjekja e tij.
                     E gjithë kjo sqaron se All-llahu i madhëruar e bëri imanin shkak nga i cili përfiton
                     pronari i tij me lutjen e vëllezërve të tij besimtarë dhe përpjekjen e tyre, e nëse ai e
                     ka  atë  ai  është  përpjekur  në  arritjen  e  shkakut  i  cili  i  mundëson  atë  dhe  këtë  e
                     vërteton thënia e të Dërguarit (s.a.v.s.) kur i tha Amr Ibnul-Asit (r.a.): “Sikur babai
                     yt të kishte vërtetuar tevhidin (Njëshmërinë e All-llahut), do t’i kishte bërë dobi
                     ajo” (e transmetoi Ibn Ebi Shejbe në “El-Musannef” 3/387). Ka për qëllim lirimin të
                     cilin ai e bëri për të (për shpirtin e tij) pas vdekjes së tij dhe sikur ai të kishte arritur
                     shkakin  do  të  konsiderohej  se  është  përpjekur  të  arrijë  veprën  e  cila  i  mundëson
                     arritjen e shpërblimit të atij lirimi. Kjo është një rrugë e lehtë dhe shumë e mirë.
                     Një grup tjetër thanë: Kur’ani nuk ka mohuar përfitimin e njeriut me përpjekjen e
                     tjetërkujt,  por  ai  mohoi  zotërimin  e  përpjekjes  së  tjetërkujt  kurse  këto  dy  çështje
                     kanë  dallim  që  nuk  është  i  fshehur,  i  Madhëruari  na  informoi  se  ai  nuk  zotëron
                     përveçse përpjekjen e tij, ndërsa përpjekja e tjetërkujt është zotërim i përpjekësit të
                     saj të cilën nëse ai dëshiron ia dhuron dikujt tjetër e nëse dëshiron e mbanë për vetën
                     e tij, sepse Ai i Madhëruari nuk tha se ai nuk përfiton përveç asaj që është përpjekur
                     për të dhe këtë rrugë e zgjodhi edhe shejhu ynë (Ibn Tejmije) duke i dhënë përparësi.
                     KAPITULL
                     Kështu mund të thuhet edhe për thënien e të Madhëruarit: “...atij (njeriut) i takon
                     ajo që fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi...” (El-Bekare : 286) dhe thënia e
                     Tij: “...dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që e punuat” (Jasin : 54), edhe
                     pse ky ajet është më i qartë në vazhdën e tij, mirëpo ai mohon dënimin e robit me
                     veprën  e  tjetërkujt  dhe  dënimin  e  tij  për  krimin  e  tjetërkujt  sepse  All-llahu  i
                     madhëruar thotë: “Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni
                     me tjetër vetëm për atë që e punuat” (Jasin : 54). Ai këtu mohoi t’i bëhet mizori
                     duke  ia  shtuar  atij  të  këqijat  e  tij,  ose  duke  i  pakësuar  atij  të  mirat  e  tij,  ose  të
                     dënohet me veprën e tjetërkujt, e nuk mohoi që ai të përfitoj me veprën e tjetërkujt
                     nga aspekti i shpërblimit sepse përfitimi i tij nga ajo që i dhurohet atij nuk është
                     shpërblim për punën e tij por është një sadak të cilën All-llahu ia dhuroi atij dhe një
                     mirësi  që i  dhurohet  atij pa përpjekje të  tij,  d.m.th. ia dhuroi  atë  nga dora e disa
                     robëve të Tij e jo nga aspekti i shpërblimit të tij.
                     KAPITULL
                     Ndërsa argumentimi juaj me thënien e tij (s.a.v.s.): “Kur të vdes njeriu ndërpritet
                     puna e tij...” është një argumentim i pabazë, sepse ai nuk tha është ndërpre përfitimi

                  228   E  transmetoi  Buhariu  “Fet’hul-Bari”  (1/129,  3/169),  Muslimi  në  “El-Birr”  (65),  Tirmidhiu  (1928),
                  Nesaiu (5/79), Ahmedi në “El-musned” (4/404, 405) dhe Ibn Shejbe në “El-Musannef” (11/22, 13/252).
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126