Page 123 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 123
mua në ndonjë mirësi ai ma kaloi, derisa tha: Pasha All-llahun nuk garoi kurrë më
me ty në ndonjë mirësi.
I Madhëruari thotë: “Dhe për këtë le të garojnë garuesit” (El-Mutaffifun : 26)
thuhet: Nafestu fish-shej’in munafeseten ve nifasen (garova në diçka me garim), kur
e dëshiron këtë nga aspekti i garimit, prandaj edhe thuhet: Shej’un nefis (Gjë e
shtrenjtë), d.m.th. e meriton ajo gjë të garohet për të dhe të dëshirohet, poashtu
thuhet: Hadha Enfesu mali (kjo është pasuria ime më e shtrenjtë) që d.m.th. më e
dashura për mua, si dhe thuhet: Enfeseni fulan fi kedha (më stimuloi filani në këtë)
që d.m.th. më stimuloi për të, prandaj e gjithë kjo është kundër dhënies përparësi me
të dhe mosdëshirës për të.
KAPITULL
Ndërsa thënia e juaj: Sikur të lejohej dhurimi për të vdekurin do të lejohej edhe për
të gjallin, do t’i përgjigjemi kësaj nga dy aspekte:
Aspekti i parë: Këtë mendim e thanë edhe disa fukaha (dijetarë të fikhut) nga
shokët e imam Ahmedit (All-llahu e mëshiroftë) dhe të tjerët, El-Kadiu tha: Thënia e
Ahmedit nuk e rivendikon veçorizimin e kësaj vetëm për të vdekurin, sepse ai tha: E
vepron të mirën dhe ia dhuron gjysmën e tij babait dhe nënës së tij, e nuk bëri
dallim. Këtë e kundërshtoi Ebul-Vefa Ibn Akil i cili tha: Kjo është e papranuar dhe
mund të konsiderohet ngacmim i sheriatit, ndërhyrje në emanetin e All-llahut dhe
ndërhyrje në punët e All-llahut të madhëruar duke i dhuruar tjetërkujt shpërblimin e
punës që e bën, ndërsa pas vdekjes Ai na hapi një rrugë që t’i arrijë dobia përmes
istigfarit dhe lutjes për të vdekurin.
Pastaj ai i parashtroi vetës një pyetje: Nëse thuhet a nuk është larja e borxhit gjatë
jetës sikurse larja e tij pas vdekjes, me ç’rast janë barazuar siguria e jetës, siguria e
vdekjes dhe që të dy ato largojnë kërkimin e tij, atëherë nëse larja e borxhit arrinë
pas vdekjes dhe gjatë jetës në këtë botë, bëne shpërblimin e dhurimit të arritur gjatë
jetës dhe pas vdekjes.
Në këtë ai u përgjigj: Sikur kjo të ishte e saktë do të obligonte fshirjen e mëkateve të
gjallit me pendimin e tjetrkujt për të, kështu që i largohen atij ndëshkimet e Ahiretit
me punën dhe lutjen e tjetërkujt.
Them: Kjo nuk është obligative, por i gjalli përfiton nga lutja, istigfari, sadaka dhe
larja e borxhit të tij nga tjetri, e kjo është e vërtetë dhe I Dërguari (s.a.v.s.) lejoi
kryerjen e obligimit të Haxhxhit për të gjallin i cili është i dobët dhe atë që nuk ka
mundësi duke qenë ende gjallë.
Disa nga shokët e tij të tjerë u përgjigjën: Gjatë jetës në këtë botë nuk jemi të sigurt
në përfundimin e shëndoshë nga frika që dhuruesi të dalë nga feja kështu që nuk
përfiton nga ajo që i dhurohet.
Ibn Akili tha: Ky është një arsyetim i pavlerë që t’i dhurohet të gjallit sepse nuk
mund të garantojmë se ai nuk do të dalë nga feja, të vdesë në atë gjendje dhe t’i
shkatërrohen punët e tij dhe në mesin e tyre është edhe shpërblimi të cilin ai e dhuroi
për të vdekurin.
Them: Kjo nuk është obligative sepse citatet e transmetuara dhe Ixhmai e
zhvlerësojnë dhe e refuzojnë këtë. Ndërsa I Dërguari (s.a.v.s.) lejoi që të bëhet
Haxhxhi e agjërimi për të vdekurin dhe dijetarët u pajtuan në pastrimin nga
përgjegjësia e borxhit nëse i gjalli e lanë për të me ekzistimin e mundësive që u
përmendën.
Përgjigjja në këtë është të thuhet: Veprat e mira të cilat ai ia dhuroi të vdekurit bëhen
pronësi e tij kështu që ato nuk prishen me daljen nga feja e vepruesit të tyre pasi që
ato kanë dalur nga pronësia e tij, madje nëse është kryer Haxhxhi për një të dobët
dhe pastaj kryersi i Haxhxhit për të doli nga feja ai nuk obligohet që të dërgojë dikë