Page 127 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 127
Por është e ditur se kjo ndërlidhje dhe ky bashkim janë gjithsesi të pavlerë.
Së pari: Sepse është një krahasim (anologji) ballafaques me atë që haptas e thanë
citatet dhe u pajtuan në të Ummeti.
Së dyti: Sepse ky është bashkim mes gjërave që All-llahu i ndau, sepse All-llahu i
madhëruar bëri dallim në mes Islamit të njeriut për tjetrin dhe sadakas, Haxhxhit dhe
lirimit të robit për tjetrin, prandaj krahasimi i cili është bërë në mes këtyre dy
gjërave është një lloj si krahasimi i atyre që krahasuan coftinën me të prerën dhe
kamatën me shitblerjen.
Së treti: All-llahu i madhëruar e bëri Islamin shkak për dobinë e ndërsjellë të
muslimanëve në jetën e kësaj bote dhe pas vdekjes, e nëse ai nuk e posedon shkakun
i cili i bën dobi nga puna e muslimanëve nuk do ta arrijë atë përfitim dhe për këtë I
Dërguari (s.a.v.s.) i tha Amrit: “Sikur babait yt të kishte vërtetuar tevhidin
(Njëshmërinë e All-llahut) dhe ti të agjëroje apo të dhuroshe sadakë do t’i bënte
dobi”. Ashtu sikurse All-llahu i madhëruar që e bëri shkak Islamin që robi të
përfitojë nga të mirat që i veproi, atëherë nëse i kalon ky shkak nuk do t’i bëjë dobi
puna e tij e mirë dhe nuk do t’i pranohet ajo, ashtu edhe sikur e bëri ihlasin
(sinqeritetin) dhe pasimin (e të Dërguarit (s.a.v.s.) shkak për pranimin e veprave, por
nëse ato i mungojnë nuk do t’i pranohen veprat, poashtu sikurse i bëri abdestin dhe
kushtet e tjera të namazit shkak për pranimin e tij, por nëse ato mungojnë ai nuk
pranohet dhe kështu është çështja e shkaqeve të tjera me shkaktarët e tyre legjislativ,
mendor dhe ndijor, prandaj ai që i barazon të dy gjendjet si në ekzistimin e shkakut
apo në mosekzistimin e tij ai bënë gabim.
Ngjashëm me këtë hamendje është të thuhet: Sikur të pranohet ndërmjetësimi për
gjynahqarët do të pranohej edhe për mushrikët (idhujtarët) dhe sikur të dalin
gjynahqarët e mëkateve të mëdha në mesin e muslimanëve nga Zjarri do të dalin
edhe pabesimtarët, e të ngjashme me këto krahasime që të gjitha janë ndytësi e
barqeve të pronarëve të tyre dhe thashetheme.
Marrë përgjithësisht, më e drejtë është që dijetarët mos të mirren me
përgënjeshtrimin e këtyre gjërave të pakuptimta sikur ata mos t’i kishin nxirë faqet e
tyre të veprave me to si dhe faqet të cilat gjinden para duarve të njerëzve 231 .
KAPITULL
Ndërsa thënia e juaj se adhurimet (ibadetet) janë dy lloje: Një lloj i cili pranon
zëvendësimin kështu që dhurimi i shpërblimit të tyre i arrinë të vdekurit, ndërsa lloji
i dytë nuk pranon zëvendësimin kështu që ai nuk arrinë te i vdekuri.
Ky është vetë mendimi dhe kjo është vetë akuza, e si atëherë argumentoheni me të
dhe prej nga e morët këtë dallim, cili libër, ose cili Sunnet, ose cila konsideratë
argumenton atë që të shkohet kah ajo!
I Dërguari (s.a.v.s.) e lejoi agjërimin për të vdekurin edhe pse agjërimi nuk pranon
zëvendësimin, i lejoi ummetit që të zëvendësojnë njëri-tjetrin në kryerjen e farzit
kifaje, nëse njëri nga ata e kryen ai i zëvendëson të gjithë të tjerët në atë veprim dhe
bie nga ata gjynahi, poashtu i lejoi kujdestarit të fëmiut i cili nuk kupton që ta
zëvendësoi atë në ihram e ritualet e Haxhxhit dhe përcaktoi shpërblim për të me
veprimin e kujdestarit të tij për të.
Ebu Hanife (All-llahu e mëshiroftë) tha: Shoqëruesit e atij që i ka humbur vetëdija e
veshin ihramin për të, kështu pra e bënë ihramin e shoqëruesve të tij si të ishte
ihrami i tij. Gjithashtu hyrja në Islam e dy prindërve mjafton për hyrjen në Islam të
fëmijëve të tyre (të vegjël), poashtu hyrja në Islam e robit dhe zotriut të tij sipas
thënies së cituar. Pra, ti vërejte se si sheriati i plotë i kaloi veprat e bëmirësisë nga
231
Them: Këto janë nga thëniet e Mu’tezilive.