Page 126 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 126

ndaj robëve të Tij, si dhe plotësim i këtij sheriati të cilin Ai ua caktoi, e i cili bazohet
                     në drejtësi, bëmirësi dhe bashknjohësi. Zoti i madhëruar bëri që melekët e Tij dhe
                     Hameletul-Arshi (bartësit e Arshit) të luten për besimtarët, kërkojnë falje për ta dhe i
                     luten Atij që t’ua fshijë atyre gjynahet, poashtu e urdhëroi vulën e pejgamberëve të
                     Tij (s.a.v.s.) që të kërkojë falje për besimtarët dhe besimtaret, do ta ngrisë atë në
                     Ditën  e  Kijametit  në  Mekami  Mahmudin  (pozitën  më  të  lavdëruar)  që  të
                     ndërmjetësoj për gjynahqarët në mesin e pasuesve të tij dhe të Ehlus-Sunnetit, All-
                     llahu  i  madhëruar  e  urdhëroi  atë  të  lutet  për  shokët  e  tij  në  jetën  e  tyre  dhe  pas
                     vdekjes së tyre dhe ai ndalej te varret e tyre e lutej për ta. Sheriati e ka vërtetuar se
                     gjynahin të cilin e bëjnë të gjithë në rastin e lënies së ndonjë farzi kifaje bie nëse ai
                     obligim kryhet qoftë edhe nga një person, All-llahu i madhëruar e largoi ngujimin
                     dhe nxehtësinë e lëkurës nga i vdekuri në varr nëse i gjalli e garanton dhe e kryen
                     borxhin e të vdekurit, edhe nëse ai obligim është provim për të ngarkuarin, poashtu I
                     Dërguari (s.a.v.s.) lejoi të kryhet Haxhxhi dhe agjërimi për të vdekurin edhe pse ato
                     obligime janë provë për vetë atë. Nëse namazi i imamit është i saktë, ai që është
                     duke u falur pas tij nuk bënë sexhde të sehvit (harresës) edhe sikur ta ketë harruar
                     këndimin e sures El-Fatiha sepse përgjegjësia është e imamit, sepse ai bartë për atë
                     që falet pas tij harresën e tij, leximin e tij dhe perde e tij është leximi i imamit i cili
                     konsiderohet  sutre  (pengese,  perde)  për  ata  që  janë  pas  tij 229 ,  dhe  a  nuk  është
                     bëmirësia ndaj të obliguarit me vepër (el-mukel-lefit) duke i dhuruar shpërblimin atij
                     diç tjetër përveçse pasim i bëmirësisë së Zotit të madhëruar, e All-llahu i madhëruar
                     i do bëmirësit.
                     Krijesat  janë  të  mvarura  nga  All-llahu  dhe  më  të  dashurit  tek  Ai  janë  më  të
                     dobiprurësit për to, e nëse All-llahu i madhëruar e do atë që i bënë dobi krijesave të
                     Tij me një gotë ujë, me një gotë qumësht dhe me një copë bukë, atëherë si është
                     puna me ata që u bëjnë dobi atyre në atë gjendje të dobët, në momentin e varfërisë
                     dhe në momentin e ndërprerjes së veprave të tyre e nevojës së tyre më të madhe që
                     tu dhurohet diçka, prandaj krijesat më të dashura të All-llahut janë ata që u bëjnë
                     dobi atyre në këtë gjendje.
                     Prandaj edhe është transmetuar nga disa prej selefit (të parëve) se ai që thotë çdo
                     ditë  shtatëdhjetë  herë:  “O  Zot  falëm  mua,  prindërit  e  mi,  muslimanët  dhe
                     muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, do të arrijë shpërblim sa është numri i
                     të gjithë muslimanëve, muslimaneve, besimtarëve dhe besimtareve”      230 . Prandaj,
                     ti  mos  e  qit  jashtë  mendjes  këtë  sepse  nëse  ai  kërkon  falje  për  vëllezërit  e  tij
                     konsiderohet  bëmirës  ndaj  tyre,  kurse  All-llahu  nuk  e  humbë  shpërblimin  e
                     bëmirësve.
                     KAPITULL
                     Ndërsa thënia e juaj: Nëse do t’i bënte dobi puna e tjetërkujt do t’i bënte dobi edhe
                     pendimi dhe Islami i tjetërkujt. Ky dyshim shprehet në dy pamje:
                     Pamja e parë: Kërkohet rezultim i ndërlidhur në mes të dy çështjeve pastaj bëhet
                     sqarimi i obligimit kështu që mohohet edhe detyrimi dhe pamja e tij, kështu mund të
                     thuhet nëse do t’i bënte dobi dituria e tjetërkujt do t’i bënte dobi edhe Islami dhe
                     pendimi  i  tjetërkujt,  por  kjo  nuk  i  bën  dobi  prandaj  nuk  i  bën  dobi  as  puna  e
                     tjetërkujt.
                     Pamja e dytë: Është të thuhet se ai nuk ka dobi nga Islami dhe pendimi i tjetërkujt,
                     kështu që nuk përfiton nga namazi, agjërimi dhe leximi për të.


                  229  Them: Ndoshta ky garantim I thënies së tij (s.a.v.s.): “Sutreja e imamit është sutre për ata që janë
                  pas tij”, shiko Fet’hul-Bari (1/572).
                  230  Diçka kështu transmetoi Taberani në “El-Kebir” (12/25) dhe El-Irakiu në “El-Mugni an hamlil-esfar”
                  (1/303).
   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131