Page 131 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 131

Ndërsa  fjala  e  Shafiiut,  All-llahu  e  mëshiroftë,  në  të  cilën  përmend  gabimin  e
                     transmetuesit  të  hadithit  të  Ibn  Abbasi  (r.a.)  se  zotimi  i  nënës  së  Sa’dit  ishte
                     agjërimi, në këtë u përgjigj njeriu i cili është përkrahësi më i madh i tij e ai është
                     Bejhekiu, ndërsa ne po përmendim thënien e tij sipas shprehjes së tij, të cilën e tha
                     në librin “El-Ma’rife – Njohuria” pasi që rrëfeu thënien e tij: “Është vërtetuar lejimi
                     i agjërimit për të vdekurin në transmetimin e Seid Ibn Xhubejrit, Muxhahidit, Atas
                     dhe Ikremes nga Ibn Abbasi (r.a.)”, në transmetimin e shumicës së tyre thuhet se një
                     grua i tha atij (s.a.v.s.) kështu që nënkuptoi të jetë një grua tjetër nga rrëfimi i nënës
                     së Sa’dit, ndërsa në transmetimin e disave nga ata i tha: “Agjëro për nënën tënde”.
                     Tha: Saktësinë e tij e dëshmon edhe transmetimi i Abdullah Ibn Ata El-Medinijit i
                     cili tha: Më tregoi Abdullah Ibn Burejde El-Eslemiu nga babai i tij se tha: Isha te I
                     Dërguari  (s.a.v.s.)  kur  erdhë  një  grua  dhe  i  tha:  O  I  Dërguar  i  All-llahut  unë  e
                     dhashë sadak për nënën time një robëresh kurse ajo vdiç e robëresha mbetë, ai i tha:
                     “Shpërblimi yt është obliguar ndërsa ate e kthen me trashëgimin tënde”. Ajo i
                     tha:  Ajo  vdiç  duke  lënë  borxh  agjërimin  e  një  muaji?  I  tha:  “Agjëro  për  nënën
                     tënde”, ajo prapë i tha: Ajo vdiç pa kryer Haxhxhin? I tha: “Kryeje Haxhxhin për
                     nënën tënde”, e transmetoi Muslimi në Sahihun e tij nga disa aspekte nga Abdullah
                     Ibn Ataja, përfundoi.
                     Them: Transmetoi Ebu Bekr Ibn Ebi Shejbe i cili tha: Na tregoi Ebu Muavije nga
                     El-A’meshi nga Muslim El-Betini nga Seid Ibn Xhubejri nga Ibn Abbasi (r.a.) i cili
                     tha: Erdhë një njeri te I Dërguari (s.a.v.s.) dhe i tha: O I Dërguar i All-llahut, nëna
                     ime  vdiç  duke  lënë  borxh  agjërimin  e  një  muaji,  a  të  agjëroj  për  të?  I  Dërguari
                     (s.a.v.s.) tha: “Sikur ajo të ketë borxh a do ta lashe për të? I tha: Po. Ai i tha:
                     Borxhi i All-llahut ka më shumë meritë të lahet”.
                     E  transmetoi  edhe  Ebu  Hajtheme  i  cili  tha:  Na  tregoi  Muavi  Ibn  Amr,  na  tregoi
                     Zaide nga El-A’meshi, pastaj e përmendi atë.
                     Ky është tjetër nga hadithi i nënës së Sa’dit (r.a.) si nga ana e zingjirit transmetues
                     ashtu edhe nga metni (brendësia e hadithit), sepse rrëfimin e nënës së Sa’dit (r.a.) e
                     transmetoi  Maliku  nga  Zuhriu  nga  Ubejdil-lah  Ibn  Utbe  nga  Ibn  Abbasi  (r.a.)  se
                     Sa’d Ibn Ubade (r.a.) e pyeti të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s.) dhe i tha: Nëna ime
                     vdiç duke lënë  borxh një  zotim?  I Dërguari  (s.a.v.s.)  i  tha:  “Kryeje atë  për  të”.
                     Kështu e transmetuan në dy Sahihët 234 .
                     Të themi se kështu është i mbajtur në mend ky hadith, ai zotim është i papërcaktuar,
                     atëherë a gjindet kjo në hadithin e El-A’meshit nga Muslim El-Betini nga Seid Ibn
                     Xhubejri duke patur parasyshë se I Dërguari (s.a.v.s.) nuk kërkoi sqarim nga Sa’di
                     (r.a.) se ai zotim a ishte namaz, apo sadaka, apo agjërim duke ditur se zotuesi mund
                     të zotohet në kryerjen e këtij apo atij, prandaj kjo argumenton se nuk ka dallim mes
                     kryerjes së zotimit për agjërim apo për namaz, ose përndryshe do t’i kishte thënë se
                     cili është zotimi, sepse nëse zotimi ndahet në dy pjesë zotim i cili pranon kryerjen
                     për të vdekurin dhe zotimi tjetër i cili nuk pranon nuk do të ishte, nuk do të ndahej.
                     KAPITULL
                     Ne këtu po përmendim thëniet e dijetarëve rreth agjërimit për të vdekurin që mos të
                     mendohet se në këtë çështje ka pajtim në kundërshtimin e saj.
                     Abdullah Ibn Abbasi (r.a.) tha: Agjërohet për të në zotim kurse ushqen për të në
                     borxhin e Ramazanit dhe ky është medhhebi (mendimi) i imam Ahmedit.
                     Ebu Thevri tha: Agjërohet për të edhe në rastin e zotimit edhe në farz, kështu thanë
                     edhe Ebu Davud Ibn Aliu dhe shokët e tij: Agjërohet për të qoftë për zotim apo për
                     obligim.


                  234
                     E transmetoi Buhariu (1935), Fet’hul-Bari (4/227) dhe Muslimi në “Es-Savm” (154-156).
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136