Page 132 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 132

El-Evzaiu tha: Përgjegjësi i tij jep sadak në vend të agjërimit, e nëse nuk ka mundësi
                     agjëron për të, kështu tha edhe Sufjan Eth-Thevriu në njërin nga dy transmetimet e
                     tij.
                     Ebu Ubejd El-Kasim Ibn Selami tha: Agjërohet për të në zotim kurse ushqehet për të
                     në agjërimin farz.
                     El-Haseni  tha:  Sikur  ai  të  ketë  lënë  borxh  një  muaj  pastaj  tridhjetë  persona  e
                     agjërojnë nga një ditë për të do të lejohej.
                     KAPITULL
                     Ndërsa  thënia  e  juaj:  Se  në  obligimin  e  Haxhxhit  i  arrinë  vetëm  shpërblimi  i
                     shpenzimit e jo edhe i veprave të tij, është një akuzë e zhveshur pa argument dhe
                     Sunneti e refuzon atë sepse I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Kryeje Haxhxhin për babain
                     tënd” kurse gruas i tha: “Kryeje Haxhxhin për nënën tënde”. Ai na informoi se
                     vetë Haxhxhi bëhet për të vdekurin, e nuk tha se shpenzimi është ai që arrinë tek ai.
                     Kështu  i  tha  edhe  atij  të  cilin  e  dëgjoi  duke  bërë  telbije  (duke  thënë:  O  All-llah
                     pranoje) për Shibremen: “Kryeje Haxhxhin për vetën tënde pastaj kryeje atë për
                     Shibremen”.
                     Kur gruaja e pyeti për fëmiun të cilin e kishte me vete dhe i tha: “A ka për këtë
                     Haxhxh? I tha: Po”,  e nuk i tha se për të ke shpërblimin e shpenzimit, por i tregoi
                     se ai ka Haxhxh edhe pse ai nuk veproi asgjë, kurse përgjegjësi i tij e zëvendëson atë
                     në veprat e Haxhxhit.
                     Pastaj zëvendësi i të vdekurit në Haxhxhin e tij mund të mos shpenzojë asgjë përveç
                     shpenzimit  të  qëndrimit  të  tij,  atëherë  çfarë  është  ajo  që  e  bën  atë  shpërblim  të
                     shpenzimit qëndrimin e tij për atë që e kryen Haxhxhin kurse ai nuk shpenzoi për
                     Haxhxh  por  ai  është  shpenzimi  i  tij  qëndroi  apo  udhëtoi,  prandaj  këtë  thënie  e
                     refuzon Sunneti dhe anologjia, All-llahu e di më së miri.
                     KAPITULL
                     Nëse thuhet: A është kusht që ai shpërblim të arrijë të dhurohet me shprehje apo
                     mjafton që ai të arrijë thjeshtë nijeti i vepruesit që t’ia dhuroi tjetërkujt?
                     Themi: Sunneti nuk ka kushtëzuar të shprehurit me gjuhë me rastin e dhurimit në
                     asnjë hadith, por ai (s.a.v.s.) ia dorëzoi atë vepër si agjërimin, Haxhxhin dhe sadakan
                     tjetrit, e nuk i tha vepruesit të tyre thuaj: O All-llah, këtë për filanin të birin e filanit
                     sepse All-llahu i madhëruar e di nijetin e robit dhe qëllimin e tij në punën e tij, nëse
                     e përmendë atë lejohet por nëse nuk e përmend duke mjaftuar me nijetin e zemrës do
                     të arrijë tek ai dhe nuk ka nevojë të thotë: O All-llah, unë do të agjëroj nesër për
                     filanin të birin e filanit. Për këtë, All-llahu e di më mirë, e kushtëzuan nijetin para
                     veprimit të veprës ata të cilët kushtëzuan arritjen e shpërblimit për tjetrin që me të të
                     është për qëllim i vdekuri.
                     E nëse e vepron për vetën e tij pastaj e bën nijet që t’ia dhuroi shpërblimin tjetrit,
                     nuk kalon te tjetri me vetë nijetin, sikurse edhe nëse bën nijet që të dhuroi, apo të
                     liroi rob, apo të japë sadak, nuk arrinë vetëm me nijet.
                     Këtë e sqaron sikur dikush të ndërtoi një vend me qëllim që ta bëjë një xhami, apo
                     një shkollë, apo një qeshme, e të ngjashme, ai vend kalon në vakaf (për All-llahun)
                     pas veprimit me nijetin e tij dhe nuk ka nevojë ta shprehë me gjuhë.
                     Gjithashtu nëse i dorëzon të varfërit pasuri me nijet të zekatit bie zekati nga ai edhe
                     nëse nuk e shpreh me gjuhë.
                     Poashtu sikur ta kryen një borxh për tjetrin, qoftë ai i gjallë apo i vdekur, bie nga
                     përgjegjësia e tij edhe nëse nuk thotë kjo për filanin.
                     Nëse thuhet: A përcaktohet që me rastin e dhurimit ta mvarë atë nga kjo thënie: O
                     All-llah, nëse e ke pranuar këtë vepër nga unë dhe më ke përforcuar në të dhuroja
                     shpërblimin filanit, apo nuk është e nevojshme të thuhet kjo?
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137