Page 133 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 133
Themi: Nuk përcaktohet një gjë e tillë as me të shprehur e as me qëllim, madje as
nuk ka dobi nga ky përcaktim sepse All-llahu i madhëruar e kryen atë pa marrë
parasyshë a e kushtëzoi atë apo nuk e kushtëzoi. Sikur i Madhëruari të kryente diçka
tjetër pa kushtëzim do të kishte në atë kushtëzim dobi.
Ndërsa thënia e tij: O All-llah, nëse më ke përforcuar në këtë dhuroja shpërblimin
filanit, kjo është thënë duke u bazuar në atë se shpërblimi i përcaktohet vepruesit
pastaj bartet nga ai tek ai që i është dhuruar, por nuk është kështu, madje sikur ta
bëjë nijetin në momentin e veprimit për filanin bie shpërblimi për atë që është
vepruar fillimisht, sikur ta ketë liruar p.sh. robin e tij për dikë tjetër nuk themi:
Shpërblimi bie fillimisht për atë që e liron pastaj bartet tek ai që është liruar për të
dhe kjo është kështu, All-llahut i takon pëlqimi.
Nëse thuhet: Çka është më së miri të dhurohet për të? Themi: Me vlerë më të madhe
është të dhurohet ajo që është më e dobishme për vetën, pra lirimi i robit për të,
sadaka është më e mirë se agjërimi, sadaka më e mirë është ajo sadak që dhuruesi
është i nevojshëm për të dhe që është e vazhdueshme, prandaj I Dërguari (s.a.v.s.)
tha: “Sadaka më e mirë është dhënia e ujit” 235 dhe kjo aty ku ka pak ujë dhe
ndihet etje e madhe, përndryshe dhënia e ujit aty ku ka lumenjë dhe puse nuk është
më me vlerë se dhënia e ushqimit kur ka nevojë për të, gjithashtu lutja dhe istigfari
për të nëse bëhet me sinqeritet nga lutësi dhe me përkushtim në vendin e tij është më
me vlerë se sadaka për të sikur është p.sh. namazi i xhenazes dhe të luturit te varri i
tij (pas varrosjes për një kohë sa të therret një deve dhe të shpërndahet mishi i saj).
Thënë përgjithësisht ajo që ka vlerë më të madhe për tu dhuruar për të vdekurin
është lirimi i robit, sadaka, istigfari, lutja për të dhe Haxhxhi për të.
Ndërsa leximi i Kur’anit dhe dhurimi i tij për të vullnetarisht pa pagesë arrinë
tek ai sikurse arrinë shpërblimi i agjërimit dhe ai i Haxhxhit.
Nëse thuhet: Por kjo nuk ka qenë e njohur te selefi (të parët) dhe nuk ka asnjë
transmetim prej tyre me gjithë lakminë e tyre të madhe për çdo mirësi, poashtu nuk i
udhëzoi I Dërguari (s.a.v.s.) në këtë por ai i udhëzoi në lutje, istigfar, sadak, Haxhxh
dhe agjërim, prandaj sikur shpërblimi i leximit të arrinte ai do t’i udhëzonte në këtë
dhe ata do ta bënin.
Përgjigjeja në këtë pyetje bëhet nëse pyetësi pranon arritjen e shpërblimit të
Haxhxhit, agjërimit, lutjes dhe istigfarit.
I thuhet: Cila është ajo veçanti e cila pengon arritjen e shpërblimit të Kur’anit derisa
obligon arritjen e shpërblimit të atyre veprave, a nuk është kjo përveçse ndarje e
gjërave të ngjashme? Por, nëse ai nuk pranon arritjen e atyre gjërave te i vdekuri
atëherë ai është i dënuar me Kur’an, Sunnet, Ixhma dhe bazat e sheriatit.
Arsyeja e cila për shkak të saj nuk është shfaqur kjo te selefi (te të parët) është sepse
ata nuk kanë patur Vakafe (vend ku shfaqen apo dorzohen veprat e mira) të atyre që
lexojnë apo u dhurojnë të vdekurve, ata apsolutikisht nuk kanë ditur një gjë të tillë
dhe as që drejtoheshin kah varri që të lexojnë tek ai sikurse veprojnë njerëzit sot, as
që ndonjëri nga ata dëshmonte para njerëzve se ky shpërblim i leximit është për filan
të vdekurin, madje një gjë të tillë nuk e shprehnin as me rastin e dhurimit të
shpërblimit për sadak apo agjërim.
Pastaj këtij thënsi i thuhet: Sikur të ngarkohesh që të transmetosh nga një person nga
selefi se tha: O All-llah, shpërblimin e këtij agjërimi po ia dhuroi filanit nuk do të
kishe mundësi, sepse ata ishin fshehësit më të fortë të veprave të mira, ata assesi nuk
do të dëshmonin dikë para All-llahut se po i dhurojnë veprat e tyre të mira për të
vdekurit e tyre.
235
I mirë. E transmetoi Nesaiu (6/255), Ibn Maxhe (3684) dhe Ahmedi në “El-Musned” (5/285).