Page 129 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 129
Edhe pse Maliku dhe banorët e Medinës thanë: Nuk agjëron askush për askend, me
gjithë këtë transmetoi El-Hakem Ibn Utejbe dhe Selemete Ibn Kuhejli nga Seid Ibn
Xhubejri nga Ibn Abbasi (r.a.) se ai dha fetva që për Ramazan (që ka mbetur borxh)
të jipet ushqim për të kurse për agjërimin e zotimit të agjërohet.
Ky është medhhebi (mendimi) i imam Ahmedit, i shumë muhaddithinëve (njohësve
të hadithit) dhe i Ebu Ubejdit. Ebu Thevri tha: Agjërohet për të si në zotim ashtu
edhe në rastet e tjera. Ndërsa El-Hasen Ibn Salihu për agjërimin e zotimit tha:
Agjëron për të përgjegjësi i tij.
KAPITULL
Ndërsa thënia e juaj: Ibn Abbasi (r.a.) është transmetuesi i hadithit të agjërimit për të
vdekurin, kurse ai tha: “Mos të agjëroj askush për askend”. Përfundim i kësaj
është të thuhet se Sahabiu dha fetva në kundërshtim me atë që e transmetoi, e kjo
nuk dobëson transmetimin e tij sepse transmetimi i tij është i pagabueshëm ndërsa
fetvaja e tij nuk është e pagabuar, poashtu ekziston mundësia të ketë harruar
hadithin, ose ta ketë komentuar, ose ka besuar një të kundërtë me të që sipas
mendimit të tij ka më shumë përparësi, ose edhe për ndonjë shkak tjetër edhe pse
fetvaja e Ibn Abbasit (r.a.) nuk kundërshton hadithin sepse ai dha fetva për agjërimin
e Ramazanit: “Mos të agjëroj askush për askend” kurse për agjërimin e zotimit
dha fetva se bën të agjërohet për të. Prandaj, kjo nuk kundërshton transmetimin e tij
por e barti hadithin për agjërimin e zotimit.
Pastaj hadithi: “Kush vdes duke patur agjërim borxh le të agjëroj për të
përgjegjësi i tij” është hadith i vërtetë i transmetuar nga Aishja (r.a.), e të themi se
Ibn Abbasi (r.a) e kundërshtoi por nuk ndodhë asgjë sepse kundërshtimi i Ibn
Abbasit (r.a.) nuk e dobëson transmetimin e nënës së besimtarëve (r.a.), madje
refuzimi i thënies së Ibn Abbasit (r.a.) me transmetimin e Aishes (r.a.) ka më shumë
përparësi se sa refuzimi i transmetimit të saj me thënien e tij.
Poashtu ka kundërthënie rreth Ibn Abbasit (r.a.) në këtë, nga ai transmetohen dy
transmetime, prandaj nuk ka përparësi më shumë rënia e hadithit për shkak të
transmetimit të kundërt në krahasim me rënien e transmetimit tjetër me hadith.
KAPITULL
Ndërsa thënia e juaj se ai është një hadith që ka kundërshtime në transmetimin e tij,
është thënie e pabazë e cila nuk mund të pranohet sepse hadithi është i saktë, i
vërtetë dhe u pajtuan në saktësinë e tij, atë e transmetuan Buhariu e Muslimi dhe nuk
u kundërshtuan në zingjirin transmetues të tij.
Ibnul-Berri tha: Është vërtetuar nga I Dërguari (s.a.v.s) se tha: “Kush vdes duke
lënë borxh agjërim le të agjëroj përgjegjësi i tij për të”, imam Ahmedi tha se
është i saktë dhe u bazua në të, ndërsa imam Shafiiu duke folur për saktësinë e tij
tha: Është transmetuar nga I Dërguari (s.a.v.s.) rreth agjërimit për të vdekurin diç,
nëse është e vërtetë le të agjërohet për të sikurse kryhet Haxhxhi për të. Kjo
padyshim është vërtetuar dhe është medhheb (mendim) i Shafiiut, kështu thanë edhe
disa imam nga shokët e tij, e El-Bejhekiu pas rrëfimit të tij tha: Kjo shprehje nga
Shafiiu ka vërtetuar lejimin e agjërimit për të vdekurin në transmetimin e Seid Ibn
Xhubejrit, Muxhahidit dhe Atasë, si dhe Ikreme nga Ibn Abbasi (r.a.), në
transmetimin e shumicës së tyre thuhet se një grua pyeti, e kjo të bënë të dyshosh se
është një rrëfim tjetër nga ai i nënës së Sa’dit, ndërsa në transmetimin e disa të
tjerëve thuhet: “Agjëro për nënën tënde”, këtë do ta vërtetojmë kur të përgjigjemi
në thënien e tij, All-llahu e paq mëshiru.
Ndërsa thënia e juaj se ai hadith kundërshton citatin Kur’anor: “Dhe se njeriut nuk i
takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar” (En-Nexhm : 39), është sjellje e keqe me
shprehjen dhe gabim i madh në kuptim sepse All-llahu e ka ruajtur të Dërguarin e