Page 124 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 124
tjetër që t’ia kryejë Haxhxhin sepse ai këtë nuk mund ta sigurojë as te i dyti dhe as te
i treti.
Megjithëatë dallimi në mes të gjallit dhe të vdekurit është se i gjalli nuk ka nevojë të
njejtë si i vdekuri meqë i gjalli mund ta kryej atë punë apo të ngjashmen, kështu që
obligohet që vetë ta fitojë atë shpërblim dhe të nxitojë në të kundërtën e të vdekurit.
Poashtu kjo mund të dërgoj në mbështetjen e të gjallëve në njëri-tjetrin, e s’ka
dyshim se ky është një dëm i madh sepse të pasurit kur këtë ta kenë kuptuar dhe
ndier do të paguajnë me çira ata të cilët do t’ua kryejnë ato dhe kështu obligimet
shndërrohen në plaçka që zëvendësohen, e kjo pastaj dërgon në rënien e adhurimeve
e veprave vullnetare kurse ajo me të cilën afrohemi tek All-llahu shndërrohet në
afrim te njeriu, kështu që del nga sinqeriteti dhe asnjëri nga ata nuk arrinë
shpërblimin.
Ne ndalojmë që të mirret pagesë për cilindo afrim (ibadet) dhe e konsiderojmë të
prishur atë me marrjen e pagesës, si p.sh. për gjykim, fetva, dhënie të diturisë,
namaz, lexim të Kur’anit dhe të tjera sepse All-llahu nuk do ta shpërblejë për këto
përveçse atë që është i sinqertë në kryerjen e tyre, por nëse ai i kryen për pagesë nuk
do të shpërblehet vepruesi e as ai që pagoi, prandaj nuk i takon bukurisë së sheriatit
që t’i bëjë adhurimet e pastërta bashkëveprime me të cilat bëhen për qëllim
shitblerja dhe interesi botëror. Por kanë dallim borxhet dhe garantimi i tyre sepse ato
janë të drejta të njerëzve në të cilat ata mund ta zëvendësojnë njëri-tjetrin dhe për
këtë arësye u lejuan në këtë jetë e edhe pas vdekjes.
KAPITULL
Ndërsa thënia e juaj: Sikur të lejohej kjo, do të lejohej dhurimi i gjysmës së
shpërblimit për të vdekurin dhe do të lejohej edhe një e katërta, përgjigjja në këtë
bëhet nga dy aspekte:
Aspekti i parë: Ky obligim nuk është i detyruar sepse ju nuk keni përmendur
kurrfarë argumenti përveç që keni ngritur një ankesë.
Aspekti i dytë: Obligimin e kësaj dhe këtë thënie e përmendi imam Ahmedi në
transmetimin e Muhammed Ibn Jahja El-Kuhhalit dhe sinjalizimi i saj është se
shpërblimi është pronësi e tij e poqëse ai dëshiron mund ta dhurojë të tërin apo një
pjesë të tij.
Kjo sqarohet nëse p.sh. shpërblimin ua dhuron katër personave atëherë secili prej
tyre arrinë një të katërtën e tij, e nëse ai e dhuron një të katërtën dhe tjetrën pjesë e
mbanë për vete i lejohet sikurse edhe ta ketë dhuruar për dikë tjetër.
KAPITULL
Ndërsa thënia e juaj: Sikur kjo të lejohej, do të lejohej dhurimi i tij pasi që ta ketë
punuar për veten e tij dhe thatë: Ai patjetër duhet bërë nijet në momentin e veprimit
që t’ia dhuroj të vdekurit, se përndryshe nuk arrinë tek ai.
Përgjigja: Kjo çështje nuk është cituar nga imam Ahmedi si dhe nuk është kusht të
cilin e përmendën pasuesit e tij të hershëm, por atë e thanë të më vonshmit si El-
Kadiu dhe pasuesit e tij.
Ibn Akili tha: Nëse njeriu kryen një punë të mirë si namazin, agjërimin, leximin e
Kur’anit dhe shpërblimin e tyre ia dhuron të vdekurit musliman ai shpërblim arrinë
tek ai dhe i bënë dobi por me kusht që më herët të bëjë nijet dhurimin e tyre apo ta
shoqëroi atë në momentin e kryerjes.
Ebu Abdullah Ibn Hamdani tha: Ai që vullnetarisht dhuron ndonjë afërsi si sadakan,
namazin, agjërimin, Haxhxhin, Umren, leximin e Kur’anit, lirimin e ndonjë robi dhe
adhurime të tjera trupore të cilat pranojnë zëvendësim, ose ndonjë adhurim që
kërkon pasuri dhe tërë shpërblimin e tyre, ose një pjesë të tij ia dhuron të vdekurit
musliman, madje edhe të Dërguarit (s.a.v.s.), lutet për të, bënë istigfar për të, ose i