Page 138 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 138

E dyta: Thënia e Tij: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!”, e
                     shpirtrat janë adhurues të cilët kërkojnë ndihmë, e sikur ata të ishin të pakrijuar do të
                     adhuroheshin dhe do të kërkohej ndihmë nga ata.
                     E treta: Ata janë të varfër e të nevojshëm për udhëzimin e Krijuesit dhe Zotit të
                     tyre, ata i luten Atij që t’i udhëzojë në rrugën e drejtë.
                     E katërta: Disa nga ata janë të begatuar e të mëshiruar kurse mbi disa nga ata ka
                     rënë hidhërimi i Tij, janë të humbur e të palumtur, e kjo është çështje e atyre që janë
                     të zotëruar e të nënshtruar, e jo çështje e kadimit (pa fillim) e të pakrijuarit.
                     Aspekti i shtatë: Ajetet të cilat argumentojnë përgjithësisht se njeriu është rob, e
                     robërimi i tij nuk i ndodhë vetëm trupit por edhe shpirtit, madje robërimi i shpirtit
                     është  bazor  kurse  ai  i  trupit  është  pasues  i  tij  sikurse  që  është  ai  pasues  i  tij  në
                     dispozita sepse ai është i cili e lëvizë dhe e përdorë atë, prandaj ai është pasues i
                     shpirtit në adhurim (robërim).
                     Aspekti  i  tetë:  Thënia  e  Tij:  “A  ka  kaluar  një  periudhë  kohore  që  njeriu  nuk
                     ekzistonte fare si një diçka i përmendur” (El-Insan : 1). Prandaj, sikur shpirti i tij të
                     ishte kadim (i pafillim) njeriu nuk do të ishte diçka i papërmendur, sepse ai është
                     njeri me shpirtin e tij e jo vetëm me trupin sikurse është thënë:
                     O shërbyes i trupit sa rraskapitesh duke i shërbyer atij
                     E ti me shpirtë je njeri, e jo me trup
                     Aspekti i nëntë: Citatet të cilat argumentojnë se All-llahu i madhëruar ishte dhe nuk
                     kishte me të asgjë sikurse është transmetuar në Sahihun e Buhariut nga Imran Ibn
                     Husajni (r.a.) se banorët e Jemenit thanë: O I Dërguar i All-llahut, kemi ardhur te ti
                     që të edukohemi në fe dhe të pyesim për fillimin e kësaj çështjeje, e ai tha: “Ishte
                     All-llahu e nuk kishte me të asgjë, Arshi i Tij ishte mbi ujin dhe Ai shkruajti në
                     Dhikr  (Pllakën  e  ruajtur)  çdo  gjë” 237 .  Pra,  nuk  patë  me  All-llahun  shpirtra  të
                     pafillim të cilët ishin të barabartë me ekzistimin e Tij, i lartë e i pastër është All-
                     llahu  nga  e  gjithë  kjo,  por  Ai  është  I  Pari  I  Vetmi  të  Cilin  nuk  e  shoqëron  në
                     pafillimsinë e tij asgjë.
                     Aspekti  i  dhjetë:  Citatet  të  cilat  argumentojnë  krijimin  e  melekëve  të  cilët  janë
                     shpirtra  të  panevojshëm  për  trupa  dhe  ata  janë  krijuar  para  krijimit  të  njeriut  e
                     shpirtit të tij. Nëse meleku e fut shpirtin në trupin e njeriut me një frymë të tij duke e
                     bërë  atë  krijesë,  si  pra,  atëherë  është  shpirti  i  pafillim  me  një  frymë  të  tij?  Ata
                     gabimtarë mendojnë se meleku e dërgon në mitër tek ajo foshnje shpirtin e pafillim,
                     të cilin ai e fryen në të ashtu sikurse dikush i dërgon një njeriu një teshë dhe ai e
                     veshë atë, e s’ka dyshim se ky është gabim dhe devijim, por All-llahu i madhëruar e
                     dërgon melekun i cili i fryen atij me ç’rast i formohet shpirti nga ajo fryerje, pra ajo
                     frymë  bëhet  shkak  që  ai  ta  ketë  shpirtin  sikurse  ishin  marrëdhëniet  dhe  zbritja  e
                     spermës shkak i formimit të trupit të tij kurse ushqimi shkak i rritjes së tij, prandaj
                     elementi i shpirtit ndodhë nga fryerja e melekut kurse elementi i trupit ndodhë nga
                     hedhja  e  spermës  në  mitër,  ai  është  element  qiellor  kurse  ky  tjetri  është  element
                     tokësor, kështu që disa njerëzve ua merrë anën elementi qiellor dhe shpirti i tij bëhet
                     i lartë i ndershëm i cili i përngjanë melekëve, ndërsa disa të tjerëve ua merrë anën
                     elementi tokësor dhe shpirti i tij bëhet i ulët, tokësor, i urrejtur, i cili përputhet me
                     shpirtrat e ulët, pra meleku është babë i shpirtit të tij kurse toka është babë i trupit të
                     tij.
                     Aspekti i njëmbëdhjetë: Hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejre (r.a.) i cili gjindet
                     në Sahihun e Buhariut dhe te të tjerët se I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Shpirtrat janë si
                     ushtria e fortifikuar, ata që njihen ndërmjet vete afrohen kurse ata që urrehen

                  237   E  transmetoi  Buhariu  (3191),  Bejhekiu  në  “El-Kubra”  (9/3), Taberani  në  “El-Kubra”  (18/205) dhe
                  hakimi në “El-Mustedrek” (2/341).
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143