Page 143 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 143
Nga Ibn Abbasi (r.a.) ekziston edhe transmetimi i tretë, Heshimi tha: Na tregoi Ebu
Bishri nga Muxhahidi nga Ibn Abbasi (r.a.): Thuaj shpirti është një urdhër i caktimit
të All-llahut të madhëruar, një krijesë nga krijesat e Tij dhe një pamje si pamjet e
bijve të Ademit, e asnjëherë nuk zbret ndonjë melek nga qielli përveçse me të është
ndonjë shpirtë dhe kjo tregon se ata janë tjetër nga shpirti i cili gjindet në birin e
Ademit 243 .
Nga ai ekziston edhe transmetimi i katërt, Ibn Mendeh tha: Transmetoi Abdus-
Selam Ibn Harbi nga Husajfi nga Muxhahidi nga Ibn Abbasi (r.a.): “Të pyesin ty për
shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje e vetëm e Zotit tim...”, ka zbritur në Kur’an si
pozita e shprehjes “kun – bëhu”, ne themi ashtu si thotë i Madhëruari: “Të pyesin ty
për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje e vetëm Zotit tim...”, pastaj transmetoi
nga Husajfi nga Ikremeja nga Ibn Abbasi (r.a.) se ai nuk i komentonte katër gjëra:
Err-Rrekim (në suren El-Kehf), El-Gislin, Shpirtin dhe thënien e të Madhëruarit:
“Dhe Ai u nënshtroi juve çdo gjë në qiell dhe çdo gjë në tokë, të gjitha prej Tij...”.
Nga ai poashtu ekziston edhe transmetimi i pestë të cilin e transmetoi Xhuvejbiri
nga Ed-Dahhaku nga Ibn Abbasi (r.a.) se hebrenjët e pyetën të Dërguarin e All-
llahut (s.a.v.s.) për shpirtin, e tha: All-llahu i madhëruar thotë: “Thuaj: “Shpirti
është çështje e vetëm Zotit tim...”, d.m.th. një krijesë e imja: “...por juve u është
dhënë nga dituria fortë pak”, ka për qëllim se sikur ju të pyeteni për krijimin tuaj,
për depërtimin e ushqimit e të pijes dhe për mënyrën e daljes së tyre nuk do të mund
ta përshkruanit realitetin e kësaj dhe nuk do të udhëzoheshit në cilësinë e kësaj.
Gjithashtu ekziston nga ai edhe transmetimi i gjashtë të cilën e transmetoi Abdul-
Ganij Ibn Seidi, na tregoi Musa Ibn Abdurrahmani nga Ibn Xhurejxhi nga Ataja nga
Ibn Abbasi (r.a.), si dhe nga Mukatili nga Ed-Dahhaku nga Ibn Abbasi (r.a.) se tha
për fjalën e Tij: “Të pyesin ty për shpirtin...”, ndodhi kjo kur Kurejshët u tubuan dhe
i thanë njëri-tjetrit: Pasha All-llahun Muhammedi nuk rrenë, ai u rritë në mesin tonë
si një besnik dhe një i sinqertë, prandaj ta dërgojmë një grup te hebrenjët që të
pyesin për të, e dihet se hebrenjët paralajmëronin atë, e shpeshtonin përmendjen e
tij, pretendonin shpalljen e tij, shpresonin ndihmesën e tij të bindur se ai do të
emigrojë tek ata dhe ata do të jenë ndihmëtarët e tij, ata e pyetën për të ndërsa
hebrenjët u thanë: Pyetne atë për tri gjëra: Pyetne për shpirtin, meqë në Tevrat nuk
përmendët as nuk ka koment për të përveçse përmendjes së tij me emër, atëherë All-
llahu i madhëruar e zbriti: “Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj:”Shpirti është çështje
vetëm e Zotit tim...”, ka për qëllim se është një krijesë e Zotit tim të madhëruar.
Shpirti në Kur’an përmendët në disa aspekte:
Aspekti i parë: Në kuptimin e shpalljes sikur në thënien e Tij: “Po kështu me
urdhërin Tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin)...” (Esh-Shura : 52). Si
dhe fjala e Tij: “...Ai me urdhërin e Vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga
robërit e Vet...” (Gafir : 15). Është quajtur shpallja shpirt si shkak i ngjalljes së
zemrave dhe shpirtrave me të.
Aspekti i dytë: Në kuptimin e fuqisë, përforcimit dhe ndihmës me të cilën e
ndihmon atë që Ai dëshiron nga robërit e Tij besimtarë sikurse thotë: “...ata janë që
në zemrat e tyre ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij...” (El-
Muxhadele : 22).
Aspekti i tretë: Emër për Xhibrilin (a.s.) sikur thënia e Tij: “Atë e solli shpirti
besnik (Xhibrili). (E solli) në zemrën tënde...” (Esh-Shuaraë : 193-194). E thotë:
“Thuaj: “Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhërin e
All-llahut e zbriti Kur’anin në zemrën tënde...” (El-Bekare : 97). Ai është edhe
243 Zingjiri transmetues është I ndërprerë. Aty gjindet: Ebu Bishr Xha’fer Ibn Ijjas, I cili është I dobët
sikurse tha Shu’be.