Page 158 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 158
se kuptimi është: Përkujto kur Zoti yt merrë, kështu kuptimi bëhet: Pastaj i kthen
në shpinën e tij pas vdekjes së tyre sepse kur ata të vdesin kthehen në tokë që të
varrosen kurse Ademi (a.s.) u krijua nga ajo dhe u kthye në të, prandaj kur ata
kthehen në të ata në realitet janë kthyer në Ademin (a.s.) dhe në shpinën e tij meqë
Ademi (a.s.) u krijua nga ajo. Pra, në këtë ka kthim të një pjese në pjesën tjetër,
kurse ajo që ju menduat rreth komentimit të këtij hadithi sipas pamjes së tij të
jashtme ekziston një dallim në mes tij dhe asaj që përmendi Kur’ani në këtë kuptim,
përveç nëse ky kuptim kthehet në komentimin që e përmendëm sepse All-llahu i
madhëruar thotë: “Përkujto kur Zoti yt nxorri nga shpina e bijve të Ademit
pasardhësit e tyre...”, këtu Ademi nuk është përmendur drejtpërdrejt, por ai këtu
është i bashkangjitur si përcaktues i pasardhësve të tij kurse në hadith u tha: “...se Ai
fshiu shpinën e Ademit...” prandaj nuk ka mundësi që të përputhet ajo që u
përmend në Kur’an dhe ajo që u përmend në hadith përveç nëse kthehemi te komenti
të cilin e përmendëm.
El-Xhurxhani tha: Unë them se ne anojmë kah ajo që është transmetuar për ajetin
nga I Dërguari (s.a.v.s.) dhe në atë që anuan dijetarët e mirë të selefit është më e
mirë, më e pranuar dhe më e afërt, All-llahut i takon pëlqimi në atë që ka më shumë
përparësi dhe që është më e drejtë. Duke mos harruar se disa shokë tanë nga Ehlus-
Sunneti në kritikën e tyre ndaj këtij thënësi përmendën një kuptim i cili mund të jetë
i pranuar, mund të kalojë dhe retorika e gj. arabe e lejon atë, e ai është që thënia e
Tij: “Përkujto kur Zoti yt nxorri nga shpina e bijve të Ademit...” është një kryefjalë
e një kallzuesi të All-llahut të madhëruar se çfarë ka ndodhur prej Tij kur mori
premtimin nga ata, e shprehja idh (përkujto kur) rivendikon një përgjigje e cila është
thënia e Tij: “Thanë: “Po, dëshmuam!...” ndërsa ky kallëzim u ndërpre me
përfundimin e rrëfimit pastaj All-llahu i madhëruar e filloi një kallëzim tjetër duke
përmendur atë që do ta thonë idhujtarët në Ditën e Kijametit, e thanë: Dëshmuam, ka
për qëllim dëshmojmë, sikurse tha p.sh. El-Hatieja:
Ka dëshmuar El-Hatieja kur ta takojë Zotin e tij
Se Velidi ka më të drejtë për arsyetim
Ka për qëllim të thotë do të dëshmojë El-Hatieja. Pra, All-llahu i madhëruar thotë:
Dëshmojmë se ju do të thoni në Ditën e Kijametit ne për këtë ishim të panjohur,
d.m.th. të panjohur me gjendjen në të cilën do të gjinden ata, siç janë llogaria,
diskutimi dhe dënimi për kufrin (mosbesimin), pastaj i bashkangjiti atij një kallëzim
tjetër duke thënë: “Ose të mos thoni...” sepse “ev” këtu ka kuptimin dhe të mos
thoni, sikur thuhet edhe në thënien e Tij: “...e mos dëgjo as mëkatarë, as
jobesimtarë” (El-Insan : 24). Atëherë komentimi është të thuhet ju dëshmojmë që
mos të thuani në Ditën e Kijametit: “Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne
ishim pasardhës të tyre...”, d.m.th. ata ishin idhujtarë kështu që na detyruan t’i
pasojmë ata në atë idhujtari qysh prej fëmijërisë tonë dhe ne pasuam drejtimin e
tyre, atëherë nuk kemi ne gjynah që i pasuam ata por gjynahi është vetëm i tyre,
sikurse edhe thanë: “Ne i gjetëm prindërit tanë në këtë fe (idhujtari) dhe ne gjurmët
e tyre po i pasojmë”, e argumenton atë thënia e tyre: “...a do të na shkatërrosh ne
për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës”, d.m.th. të cilët na detyruan në idhujtari.
Kështu rrëfimi i parë është një kallëzim për marrjen e premtimit nga të gjitha
krijesat, ndërsa rrëfimi i dytë është një kallëzim për arsyetimin të cilin do ta thonë
idhujtarët në Ditën e Kijametit.
Ai vazhdoi të thotë për atë që pretendoi kundërshtari i cili tha se ka dallim mes
Kur’anit dhe hadithit si shkak i ndryshimit të shprehjeve në to, e ato duhet pranuar
bazuar në ngjashmëritë dhe mësimet me të cilat u përforcuan, e tha: Lajmërimi i të
Dërguarit të All-llahut (s.a.v.s.) se: “Njëmend All-llahu fshiu shpinën e Ademit...”