Page 159 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 159

na  përfitoi  shtim  të  një  pjese  të  rrëfimit  që  e  përmendi  All-llahu  i  madhëruar  në
                     Kur’an  dhe  nuk  e  përmendi  të  tërin,  prandaj  sikur  ai  (s.a.v.s.)  të  mos  kishte
                     përmendur  përveç  kësaj  shtese  të  asaj  se  çfarë  ndodhi  në  atë  kohë  kur  Ai  mori
                     premtimin prej tyre, e që All-llahu i madhëruar nuk e përfshiu në Librin e Tij, nuk
                     do të kishte në të kurrfarë kundërshtimi e as dallimi, por do të ishte një shtesë në atë
                     që  është  e  dobishme.  Kështu  nëse  shprehjet  ndryshojnë  rreth  vetës  së  tyre  bëhet
                     rikthimi i tyre në një çështje dhe kjo nuk obligon kontradiktën sikurse thotë p.sh.
                     All-llahu  i  madhëruar  në  Librin  e  Tij  për  krijimin  e  Ademit  (a.s.):  Ai  njëherë
                     përmendi se atë e krijoi nga dheu, njëherë tjetër se atë e krijoi prej baltës së terur, e
                     zezë e me erë, njëherë tjetër se atë e krijoi prej baltës që ngjitet dhe njëherë tjetër se
                     atë e  krijoi  nga balta e terur dhe e pjekur,  prandaj  të  gjitha këto  shprehje janë  të
                     ndryshme dhe kuptimet e tyre janë të ndryshme sipas gjendjeve të tyre, sepse balta e
                     terur dhe e pjekur është tjetër nga balta e terur dhe me erë të zezë e cila është tjetër
                     nga dheu, por prapseprap kthimi i tyre në bazë është në një esencë e cila është dheu
                     dhe nga dheu u formësuan ato gjendje.
                     Prandaj, thënia e Tij: “Përkujto kur Zoti yt nxorri prej shpinës së bijve të Ademit
                     pasardhësit e tyre...” dhe thënia e tij (s.a.v.s.): “Njëmend All-llahu fshiu shpinën e
                     Ademit  me  ç’rast  nxorri  nga  ai  pasardhësit  e  tij...”  kanë  në  bazë  një  kuptim
                     përveçse thënia e tij (s.a.v.s.) “fshiu shpinën e Ademit” është shtesë në atë kallëzim
                     nga  All-llahu  i  madhëruar,  ndërsa  fshirja  e  shpinës  së  Ademit  nga  All-llahu  i
                     madhëruar dhe nxjerrja e pasardhësve të tij është fshirje e shpinave të pasardhësve të
                     tij dhe nxjerrje e pasardhësve të tyre nga shpinat e tyre sikurse e përmendi këtë All-
                     llahu i madhëruar, sepse ne e kemi kuptuar se të gjithë bijtë e Ademit nuk kanë dalur
                     nga kurrizi i tij, por meqë gjenerata e parë ishin nga kurrizi i tij pastaj gjenerata e
                     dytë nga kurrizi i gjeneratës së parë pastaj e treta nga e dyta u lejua që të gjitha ato
                     t’i përkasin shpinës së Ademit sepse ato janë degët e tij kurse ai është trungu.
                     Prandaj, sikurse u lejua ajo që përmendi All-llahu i madhëruar se nxorri nga shpinat
                     e pasardhësve të Ademit të thuhet nga shpina e Ademit, ashtu lejohet të thuhet se ajo
                     që përmendi I Dërguari (s.a.v.s.) rreth nxjerrjes nga shpina e Ademit të thuhet nga
                     shpina e pasardhësve të tij meqë trungu dhe degët janë një. Poashtu mund të themi
                     se  meqë  All-llahu  i  madhëruar  ia  bashkangjiti  pasardhësët  Ademit  (a.s.)  në  atë
                     lajmërim, ai mund të përmbajë edhe pasardhësit edhe Ademin (a.s.) sikurse thotë i
                     Madhëruari: “...e që qafat e tyre do t’i rrinin përulur atij” (Esh-Shuaraë : 4), ky
                     informim në dukjen e tij të jashtme flet për qafat të cilat janë  cilësi të  emrave të
                     shquajtur  dhe  ajo  i  bashkangjitet  atyre  sikurse  ishte  edhe  Ademi  (a.s.)  i
                     bashkangjitur në atë ajet, ndërsa të gjithë ata nuk janë për qëllim në pamjen e tyre të
                     jashtme në atë lajmërim, nuk ka mundësi të jetë kuptimi se ata i rrinë përulur qafave.
                     KAPITULL
                     Këto  pra janë disa fjalë të selefit  dhe halefit (të  parëve e të  fundit) për këtë  ajet,
                     sidoqoftë ato nuk argumentojnë krijimin e shpirtrave para trupave me një krijim të
                     përqëndruar, e përfundimisht ato argumentojnë nxjerrjen e pamjeve dhe shembujve
                     të tyre në pamjen e milingonave që të dëshmojnë pastaj u rikthyen në bazën e tyre
                     nëse ai lajm është i saktë, por ajo që është e saktë është vërtetimi i përcaktimit të më
                     hershëm dhe ndarja e tyre në të palumtur e të lumtur. Sa i përket argumentimit të
                     Ebu  Muhammed  Ibn  Hazmit  me  thënien  e  Tij:  “Ne  ju  krijuam  pastaj  ju  dhamë
                     formën, e mandej melekëve u thamë: “Bëni sexhde për Ademin”...” (El-A’rafë : 11),
                     është një argumentim i përshtatshëm me pamjen e tij të jashtme si shkak i renditjes
                     së  urdhërit  që  t’i  bëhet  sexhde  Ademit  pas  krijimit  dhe  formësimit  tanë,  e  këtu  i
                     është drejtuar tërësisë së përbashkët, trupit dhe shpirtit, e kjo është bërë më vonë nga
                     krijimi i Ademit (a.s.), prandaj Ibn Abbasi (r.a.) tha: “Ne ju krijuam...” ka për qëllim
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164