Page 160 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 160

Ademin (a.s.), “...pastaj ju dhamë formën...” ka për qëllim pasardhësit e tij. Kështu
                     diçka tha edhe Muxhahidi: “Ne ju krijuam...” ka për qëllim Ademin, kurse “...pastaj
                     ju dhamë formën...” në  shpinën e Ademit, e në  realitet tha “Ne ju  krijuam...” në
                     shumës edhe pse ka për qëllim Ademin (a.s.) sikurse thuhet: Ju kemi rrahur, edhe
                     pse është rrahur vetëm zotriu i tyre.
                     Ebu  Ubejdi  zgjodhi  për  këtë  ajet  thënien  e  Muxhahidit  si  shkak  i  thënies  së  Tij:
                     “...pastaj u thamë melekëve: “Bëni sexhde...”. Ai u tha melekëve: Bëni sexhde...,
                     para krijimit të pasardhësve të Ademit (a.s.) e para formësimit të tyre në mitra kurse
                     pjesëza  “thumme  –  pastaj”  obligon  pritjen  dhe  renditjen,  prandaj  ata  të  cilët
                     përcaktuan në këtë ajet krijimin dhe formësimin e pasardhësve të Ademit (a.s.) në
                     mitra  u  bazuan  në  gjykimin  e  pjesëz    rënditëse  “thumme”,  përveç  nëse  këtu
                     bazohemi  në  thënien  e  El-Ahfeshit  i  cili  tha:  Pjesëza  “thumme”  në  këtë  vend  ka
                     kuptimin e pjesëz  “ve – dhe”.
                     Zuxhaxhi tha: Ky është një gabim të cilin nuk e lejojnë Halili, Sibevejhi dhe të gjithë
                     gramaticientët e tjerë të besueshëm. Ebu Ubejdi tha: Muxhahidi e sqaroi këtë kur
                     tha: All-llahu i madhëruar i krijoi pasardhësit e Ademit (a.s.) dhe i formësoi ata në
                     shpinën e tij pastaj i urdhëroi melekët t’i bëjnë sexhde. Tha: Kjo është e qartë në
                     hadith se Ai i nxorri ata nga shpina e tij në pamjen e milingonave.
                     Them: Kur’ani komenton një pjesë të tij me një tjetër, e ngjashëm me këtë është
                     thëniae Tij: “O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin
                     tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji...” (El-Haxhxh : 5). Këtu tha se
                     ata i krijoi prej dheu, e që është fjala për babain e tyre Ademin (a.s.) meqë ai është
                     baza e tyre  dhe All-llahu i  madhëruar  u foli  atyre që  janë  prezent  kurse janë  për
                     qëllim prindërit e tyre, sikurse edhe thënia e Tij: “Dhe kur i thatë: “O Musa, ne nuk
                     të besojmë ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja
                     (zjarri) dhe ju e shihnit” (El-Bekare : 55), e thënia e Tij: “Madje kur ju thatë: “O
                     Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë)...” (El-Bekare :
                     61), e thënia e Tij: “(përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat
                     mes veti...” (El-Bekare : 72) dhe thënia e Tij: “(përkujtoni) Kur Ne patëm marrë
                     prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin...” (El-Bekare : 63). E kjo në
                     Kur’an  ndodhë  shumë,  u  fletë  atyre  kurse  ka  për  qëllim  paraardhësit  e  tyre  dhe
                     kështu është edhe me thënien e Tij: “Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën...”.
                     Ndonjëherë All-llahu i madhëruar kalonë prej përmendjes së personit në përmendjen
                     e  llojit  sikurse  thënia  e  Tij:  “Për  All-llahun,  Ne  krijuam  njeriun  prej  një  ajke
                     (lëngu), e një balte. Pastaj atë (ajke-baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në
                     një vend të sigurt” (El-Mu’minun : 12-13). Ai që u krijua nga ajka e një balte është
                     Ademi (a.s.) kurse të shndërruarit në pikë uji në një vend të sigurt janë pasardhësit e
                     tij.
                     Sa i përket hadithit ku përmendet krijimi i shpirtrave para trupave për dy mijë vite,
                     ai nuk është i saktë sepse aty gjindet Utbetu Ibnus-Seken për të cilin Daru Kutunia
                     tha: Ai dhe Ertaetu janë të lënur. Ibn Adijji tha: Disa hadithe të tij janë të gabuara.
                     KAPITULL
                     Ndërsa argumenti se shpirtrat janë krijuar pas trupave bazohet në disa aspekte:
                     Aspekti  i  parë:  Sepse  krijimi  i  babait  të  njerëzimit,  i  origjinës  së  tyre,  ka  qenë
                     kështu: All-llahu i madhëruar e dërgoi Xhibrilin (a.s.) i cili mori një grusht dhe nga
                     toka pastaj e brymosi atë derisa u bë baltë pastaj e formësoi atë pastaj i dha shpirtin
                     pasi që e formësoi, e pasi që hyri shpirti në të ai u shndërrua në mish, gjak, u bë i
                     gjallë  dhe  filloi  të  flasë.  Në  komentin  e  Ebu  Malikut  dhe  Ubejj  Ibn  Salihut
                     transmetohet  nga  Ibn  Abbasi  (r.a.),  nga  Murreja,  nga  Ibn  Mes’udi  dhe  nga  disa
                     shokë  të  tjetër  të  Dërguarit  (s.a.v.s.)  se  ai  tha:  “Pasi  që  All-llahu  i  madhëruar
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165