Page 161 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 161
përfundoi krijimin e asaj që dëshiroi u ngritë mbi Arshin (ashtu si i takon
madhërisë së Tij) kurse Iblisin e bëri mbret të qiellit të dun’jas i cili ishte nga
rojet e një fisi të melekëve të cilët quheshin El-Xhinnn, e quajtën El-Xhinn
sepse ishin roje të Xhennetit, ndërsa Iblisi me gjithë pushtetin e tij ishte edhe
roje kështu që hyri në gjoksin e tij mendjemadhësia, e tha: Këtë nuk ma dhuroi
All-llahu veçse të më shtojë mua” në një transmetim thuhet: “...si shkak i veçimit
tim mbi melekët”. E pasi që ajo mendjemadhësi depërtoi në zmerën e tij dhe All-
llahu e diti atë nga ai u tha melekëve: “(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha
melekëve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës”!...” (El-Bekare : 30),
ata thanë: O Zoti ynë, si do të jetë gjendja e atij zëvendësi dhe çfarë do të bëjnë në
tokë? All-llahu tha: Do të ketë ai pasardhës të cilët të bëjnë shkatërrim në tokë, do të
jenë xheloz ndaj njëri-tjetrit dhe do të varisn njëri-tjetrin! Ata i thanë: “A do të vëshë
në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me
lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë”! Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e
dini”! (El-Bekare : 30), d.m.th. rreth çështjes së Iblisit.
Atëherë e dërgoi Xhibrilin (a.s.) që t’i vijë me dhe prej tokës, por toka tha: Unë
kërkojë strehim tek All-llahu që ti të marrësh nga dheu im, kështu ai u kthye pa
marrë dhe tha: O Zot, ajo kërkoi strehim te Ti dhe unë e pranova atë, atëherë Ai e
dërgoi Mikailin, por ajo edhe nga ky kërkoi strehim tek All-llahu dhe ky e pranoi
strehimin e saj, atëherë Ai e dërgoi Melekun e vdekjes nga i cili poashtu kërkoi
strehim por ai i tha: Edhe unë kërkoj strehim tek All-llahu të kthehem pa e kryer
urdhërin e Tij. Kështu ai mori dhe nga faqja e tokës por nga vende të ndryshme,
mori nga dheu i kuq, nga dheu i bardhë dhe nga dheu i zi, e për këtë arsye njerëzit
dolën të ndryshëm, atëherë ai u ngrit me të në drejtim të Zotit të madhëruar derisa ai
dhe u shndërrua në baltë që ngjitet, pastaj u tha melekëve: “...Unë po krijoi njeriun
nga balta e tharë, e zezë e me erë. E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t’i
japë atij shpirtin që është krijesë e Imja, atëherë ju bini atij në sexhde” (El-Hixhr :
28-29). E krijoi All-llahu atë me dorën e Tij që Iblisi të mos ngritet mbi të që kështu
t’i thotë atij: A po bën mendjemadhësi ndaj atij që Unë e krijova me dy duart e Mia.
Ai mbeti trup prej balte dyzet vjetë dhe kur melekët kaluan afër tij u frikësuan nga
ajo pamje, e më së shumti u frikësua Iblisi i cili kur kalonte afër tij e goditte trupin e
tij i cili lironte një zë si dheu i pjekur dhe kjo është thënia e Tij: “Ai e krijoi njeriun
nga balta e terur si (enë balte) e pjekur”. Pastaj ai i thoshte: Ti për një çështje je
krijuar! Hyri në gojën e tij duke dalur nga mbrapa dhe u tha melekëve: Mos u
frikësoni nga ky sepse Zoti juaj është Es-Samed (çdo krijesë i drejtohet dhe ka
nevojë për Të) kurse ky është i zbrazët dhe nëse i bëhem prijës do ta shkatërroj. Kur
arrita momenti në të cilin All-llahu i madhëruar dëshiroi që t’i dhurojë shpirtin u tha
melekëve: Kur t’i japë atij shpirtin, atëherë ju bini atij në sexhde. Kur Ai i dhuroi
shpirtin dhe ai depërtoi në kokën e tij u teshtit, ndërsa melekët i thanë: Thuaj el-
hamdu lil-lah (falënderimi i takon All-llahut), e ai tha el-hamdu lil-lah, ndërsa All-
llahu i tha: Zoti yt të mëshiroftë. Kur shpirti i kaloi te sytë i shikoi frytet e Xhennetit,
e kur ai depërtoi në barkun e tij dëshiroi ushqim para se shpirti të arrijë këmbët e tij
kështu ai u ngritë duke shpejtuar kah frytet e Xhennetit dhe ky është kuptimi i
thënies së Tij: “Është krijuar njeriu i ngutshëm...” pastaj përmendi atë që mbeti nga
hadithi 259 .
259 E përmendi Ibn Kethiri në komentin e tij të sures El-Bekare (1/33) nga Es-Sudiu, pastaj tha: Ky
transmetim nga ata Sahabinjë është I njohur në komentin e Es-Sudiut, por nga ai ka shumë israilijate
(rrëfimë të Beni Israilëve), e ndoshta diçka ka depërtu nga ata dhe nuk janë thënie të Sahabëve, ose ata
këtë e kanë marrë nga librat e mëhershëm.