Page 166 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 166
se shpirti i njeriut është shprehje për një trup i cili është jashta këtij trupi, e këtë nuk
e tha askush. Ndërsa pjesa e parë të cilët thanë se njeriu është shprehje për këtë trup
dhe konstrukt të veçant është thënie e shumicës si dhe atë e zgjodhën shumica e
mutekel-liminëve (apologetikët)”.
Them: Ajo është thënie e shumicës së atyre që i njohu Err-Rraziu thëniet e tyre në
mesin e bidatxhinjëve (risimtarëve) dhe të humburëve të tjerë. Ndërsa sa i përket
thënieve të Sahabëve (r.a.), të Tabiinëve dhe të zotëve të hadithit ai për to nuk patë
kurrfarë ndjenje, madje nuk besojë se ata përmendën për këtë ndonjë thënie, sikur e
kanë shprehi gjatë rrëfimit të mendimeve të kota në këtë çështje, kurse mendimin e
drejtë të cilin e argumentuan Kur’ani, Sunneti dhe thëniet e Sahabëve (r.a.) ai nuk e
ka ditur dhe as që e ka përmendur, e atë që ai ia përshkruajti shumicës se njeriu është
vetëm ky trup i veçant dhe se pas tij nuk ka asgjë, është nga thëniet më të pavërteta
në këtë çështje, madje është më e pavërtetë se thënia e Ibn Sinas dhe e pasuesve të
tij. Sepse mendimi i shumicës në mesin e të mençurve është se: Njeriu është trupi
dhe shpirti bashkë, e ndonjëherë ai thirret me njërin emër pa tjetrin varësisht nga
ndërlidhja.
Pra, dijetarët kanë katër thënie në atë që quhet njeri se a është ai vetëm shpirt, apo
vetëm trup, apo që të dy, apo çdonjëri nga ata. Për këto katër thënie ata thanë se ai
është ai vetëm shprehja, apo vetëm kuptimi, apo që të dy, apo çdonjëri nga ata, e
kundërthënia e tyre është rreth folësit dhe të folurit të tij.
Err-Rraziu tha: Sa i përket grupit të dytë të cilët thanë se njeriu është shprehje për
një trup të veçant i cili gjindet brenda këtij trupi, thënësit e kësaj thënie gjatë
përcaktimit të atij trupi u ndanë në disa mendime:
I pari: Ai është shprehje e katër përzierjeve nga të cilat lindë ky trup.
I dyti: Se ai është gjaku.
I treti: Ai është shpirti i lehtë i cili lindë në anën e majtë të zemrës dhe depërton
përmes arterieve në pjesët e tjera të trupit.
I katërti: Ai është shpirti i cili ngritet nga zemra në tru dhe i cili parapërgatitet që të
pranojë fuqinë e mbamendjes, mendimit dhe kujtesës.
I pesti: Ai është një pjesë e pa ndarë e zemrës.
I gjashti: Se ai është trup i cili ndryshon nga ky trup i yni i ndijshëm, ai është një
trup nurani (nga drita), i lartë, i lehtë, i gjallë, i lëvizshëm, ndërhyn në brendësinë e
pjesëve të trupit, ai lëvizë nëpër ato si lëvizja e ujit nëpër lule, si lëvizja e vajit nëpër
ullinjë dhe e zjarrit nëpër thëngjill. Derisa ato pjesë të jenë të mira për pranimin e
atyre gjurmëve të dalura nga ai trup i lehtë, mbetët ai trup i lehtë i mbështjellur me
ato pjesë dhe ato gjurmë bëjnë që ai trup të ndiej, të lëvizë dhe të dëshiroj.
Kur ato pjesë të prishen si shkak i sundimit të përzierjeve të rënda mbi to dhe të mos
kenë mundësi t’i pranojnë ato gjurmë, atëherë shpirti ndahet nga trupi dhe i
bashkangjitet botës së shpirtrave.
Kjo thënie është e saktë në këtë çështje, e përveç saj nuk ka të sakta dhe të gjitha
thëniet përveç saj janë të kota. Atë e vërtetoi Kur’ani, Sunneti, Ixhmai i Sahabëve
(r.a.) dhe argumentet e mendjes e të natyrshmërisë, ndërsa ne po i përmendim
argumentet për të në një rreshtim.
Argumenti i parë: Thënia e Tij: “All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i
vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka
vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i
është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në një afat të
caktuar...” (Ez-Zummer : 42). Në këtë ajet ekzistojnë tri argumente: Informimi për
marrjen e shpirtrave, mbajtja dhe lëshimi i tyre.