Page 167 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 167

Argumenti i katërt: Thënia e Tij: “...e, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të
                     vdekjes,  e melekët  kanë  shtrirë  duart e veta  (me ndëshkim)  e  (u thonë): “Nxirrni
                     shpirtrat  tuaj (shpëtoni  nëse mundeni)”. “Tash  përjetoni dënimin  e turpshëm për
                     shkak se  e thoshit të pavërtetën për  All-llahun, dhe ndaj  argumenteve të  Tij ishit
                     kryeneç. Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së
                     pari...” (El-En’amë : 93-94).
                     Në këtë ajet ekzistojnë katër argumente:
                     I pari: Shtrirja e duarve nga ana e melekëve që ta kapin atë (shpirtin).
                     I dyti: Përshkrimi i tyre me nxjerrje dhe dalje.
                     I treti: Informimi për dënimin e tyre në atë ditë.
                     I katërti: Informimi për shkuarjen e tyre para Zotit. Këto janë shtatë argumente.
                     Arguementi  i  tetë: Thënia e Tij:  “Ai  është  që  ju  vë në  gjumë  natën dhe e di  çka
                     vepruat ditën, pastaj  ju  ngjall  në  të  (ditën) për  deri  në  afatin  e  caktuar  (vdekje).
                     Pastaj do të ktheheni e do t’ju njoftojë me atë që keni pas vepruar. Vetëm Ai është
                     Mbizotërues ndaj robërve të Vet. Ndaj juve dërgon rojë (cakton melekë) derisa kur
                     t’i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit Tanë (të tjerë)
                     dhe  ata  nuk  bëjnë  kurrfarë  lëshimi”  (El-En’amë  :  60-61).  Këtu  gjinden  tri
                     argumente:
                     I pari: Informimi për marrjen e shpirtrave gjatë natës (gjumit).
                     I dyti: Dërgimi në trupat e tyre gjatë ditës (kur të zgjohen).
                     I treti: Marrja e shpirtrave nga ana e melekëve në momentin e vdekjes. Këto janë
                     dhjetë argumente.
                     Argumenti i njëmbëdhjetë: Thënia e Tij: “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te
                     Zoti  yt  i  vetëkënaqur  e  i  pranuar!  Hyn  në  turmën  e  robërve  të  Mi!  Dhe  hyn  në
                     Xhennetin Tim” (El-Fexhr : 27-30). Këtu gjinden tri argumente:
                     I pari: Përshkrimi i tij me kthim.
                     I dyti: Përshkrimi i tij me hyrje.
                     I treti: Përshkrimi i tij me vetëkënaqësi.
                     Selefi ranë në kundërshtim se a i thuhet kjo në momentin e vdekjes, të ringjalljes,
                     apo  në  të  dy  momentet?  Ata  i  thanë  tri  thënie,    kurse  në  një  hadith  merfu’ë  (të
                     ngritur) transmetohet se I Dërguari (s.a.v.s.) i tha Ebu Bekr Es-Siddikut (r.a.): “E sa
                     të përket ty, atë do ta thotë meleku në momentin e vdekjes”    266 . Zejd Ibn Eslemi
                     tha: Ai përgëzohet me Xhennet në momentin e vdekjes, në Ditën e tubimit të madh
                     dhe  në  Ditën  e  ringjalljes.  Ebu  Salihu  tha:  “Kthehu  te  Zoti  yt  i  vetëkënaqur  e  i
                     pranuar”, i thuhet kështu në momentin e vdekjes kurse: “Hyn në turmën e robërve
                     të Mi! Dhe hyn në Xhennetin Tim!” i thuhet kështu në Ditën e Kijametit.
                     Deri këtu u bënë katërmbëdhjetë argumente.
                     Argumenti  i  pesëmbëdhjetë:  Thënia  e  tij  (s.a.v.s.):  “Kur  shpirti  të  mirret  (nga
                     melekët) e përcjellë atë shikimi” 267 , këtu ka dy argumente:
                     I pari: Përshkrimi i tij se ai mirret.
                     I dyti: Se shikimi e përcjellë atë.
                     Argumenti i shtatëmbëdhjetë: Atë që e transmeton Nesaiu   268  nga Ebu Davudi nga
                     Affani nga Hammadi nga Ebi Xha’feri nga Imaretu Ibn Huzejme se babai i tij tha:



                  266
                     Zingjiri është mursel (i ngritur) i mirë. E përmendi atë Sujutiu në “Ed-Durrul-Menthur” (6/350), Ibn
                  Kethiri në tefsirin e tij në fund të sures El-fexhr dhe tha: Kështu e transmetoi Ibn Xheriri nga Ebu Kurejb
                  nga Ibn Jemani.
                  267   E  transmetoi  Muslimi  në  “El-Xhenaiz”  (7),  Ibn  Maxhe  (1454),  Ahmedi  në  “El-Musned”  (6/297),
                  Bejhekiu në “El-Kubra” (3/384) dhe El-Kelim (142).
                  268   E  transmetoi  Nesaiu  në  “El-Kubra”  në  “Libri  I  ëndërrave”,  në  “Tuhfetul-eshraf”  El-Muzni  dhe
                  Ahmedi në “El-Musned” (5/214).
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172