Page 168 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 168
“Pashë ëndërr sikur bëja sexhde në ballin e të Dërguarit (s.a.v.s.) dhe e
informova për këtë, kurse ai më tha: Shpirti e takon shpirtin në ëndërr, e
kështu e bindi I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.). Tha Affani: Me kokën e tij në
fytin e tij, e vendosi ballin e tij mbi ballin e të Dërguarit (s.a.v.s.) dhe e informoi
se: Shpirtrat takohen në ëndërr. Më herët kemi përmendur thënien e Ibn
Abbasit (r.a.) se: Takohen në ëndër shpirtrat e të gjallëve me shpirtrat e të
vdekurve dhe bashkëbisedojnë pastaj All-llahu i ndalë shpirtrat e të vdekurve”.
Argumenti i tetëmbëdhjetë: Thënia e tij (s.a.v.s.) në transmetimin e Bilalit (r.a.):
“...All-llahu i mori shpirtrat tuaj dhe i riktheu te ju kur Ai dëshiroi” 269 . Këtu ka
dy argumente sepse e përshkruajti atë me marrje dhe kthim.
Argumenti i njëzet: Thënia e tij (s.a.v.s.): “Shpirti i besimtarit është një shpend që
ushqehet nga pemët e Xhennetit”. Poashtu këtu ka dy argumente:
I pari: Se ai është një shpendë.
I dyti: Ngjitja e tij për pemët e Xhennetit dhe të ushqyerit nga ato sipas komenteve të
ndryshme.
Argumenti i njëze e dytë: Thënia e tij se shpirtrat e shehidëve janë në brendësinë e
disa shpendëve të gjelbër, shëtisin nëpër Xhennet kahdo që dëshirojnë, strehohen në
disa kandila të ngjitur për Arshin, e Zoti yt i shikoi ata drejtpërdrejt dhe u tha: Çfarë
po dëshironi...hadithi që e përmendëm më herët. Aty ekzistojnë gjashtë argumente:
I pari: Se ata janë vendosur në brendësinë e disa shpendëve.
I dyti: Se ata shëtisin nëpër Xhennet kahdo që dëshirojnë.
I treti: Se ata ushqehen nga pemët e tij dhe pinë në lumenjtë e tij.
I katërti: Ata strehohen tek ata kandila te të cilët banojnë.
I pesti: Se Zoti i madhërishëm u foli atyre dhe ata u përgjigjën.
I gjashti: Ata kërkuan që të rikthehen në dun’ja dhe sipas kësaj u kuptua se ata
pranojnë kthimin. Nëse thuhet të gjitha këto janë cilësi të shpendëve e jo të shpirtit,
ne themi: Këtu është për qëllim shpirti i vendosur në shpend, ndërsa sipas
transmetimit të Ebu Omerit ku thuhet se shpirtrat e shehidëve janë si shpendë kjo
pyetje bie në tërësi.
Argumenti i njëzet e nëntë: Thënia e tij (s.a.v.s.) në transmetimin e Talha Ibn
Ubejdil-lahit i cili tha: Dëshirova të marrë një pasuri timen të cilën e ksha fshehur në
mal, pasi që më zuri nata u strehova te varri i Abdullah Ibn Amr Ibn Hizamit dhe aty
dëgjova një këndim të Kur’anit aq të bukur nga varri çfarë nuk kisha dëgjuar, I
Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) më tha: “Ai është Abdullahu! A nuk e ke ditur se
All-llahu i mori shpirtrat e tyre dhe i vendosi në disa kandila prej elmasi e
xhevahiri pastaj i lidhi në mes të Xhennetit, e kur të arrijë mbrëmja kthehen
shpirtrat e tyre tek ata dhe vazhdojnë të qëndrojnë aty derisa të agoi mëngjesi
dhe pastaj kthehen te vendi i tyre ku ishin”. Këtu gjinden katër argumente përveç
atyre që paraprinë:
I pari: Se ata i vendosi në kandila.
I dyti: Bartja e tyre prej një vendi në një vend tjetër.
I treti: Të folurit dhe këndimi i tyre në varr.
I katërti: Përshkrimi i tyre se ata gjinden në një vend.
Argumenti i tridhjetë: Hadithi të cilin e transmetoi El-Bera Ibn Azibi (r.a.) të cilin e
përmendëm më herët dhe në të ka njëzet argumente:
1. Thënia e melekut shpirtit: “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i
vetëkënaqur e i pranuar!”, kjo thënie i thuhet atij që kupton dhe logjikon.
2. Thënia e tij: “Dil në falje dhe kënaqësi të All-llahut”.
269 E transmetoi Buhariu (595), Ebu Davudi (439), Nesaiu (2/106), Ahmedi në “El-Musned” (5/307) dhe
Bejhekiu në “El-Kubra” (1/404, 2/216).