Page 173 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 173

cilat qesin poshtë thënien e të pafeve dhe të bidatxhinjëve për shpirtin. E ne kemi
                      përmendur atë transmetim më herët ku thuhet: Derisa një ditë I Dërguari i All-llahut
                      (s.a.v.s.) ishte i  ulur e këndoi  këtë ajet:  “...e, sikur  t’i shihje mizorët kur  janë në
                      agoni të vdekjes, e melekët kanë shtrirë duart e tyre (me ndëshkim)...”, tha: “Pasha
                      Atë që shpirti im është në dorën e Tij, nuk ka asnjë shpirtë i cili ndahet nga kjo
                      botë përveçse do ta shoh  vendin e vet në Xhennet apo në Zjarr, pastaj tha: Kur
                      i vie atij momenti rreshtohen tek ai dy rreshta të melekëve të cilët rënditën mes
                      Lindjes dhe Perëndimit me fytyra të ndritura si dielli, ai i shikon ata dhe nuk
                      sheh asgjë tjetër përveç tyre edhe nëse ju shihni se ata (të vdekurit) u shikojnë
                      juve, çdonjëri nga ata melekë mbanë në dorën e tij qefin dhe aromë, nëse ai
                      është besimtar e përgëzojnë me Xhennet dhe i thonë: Dil o shpirtë i mirë në
                      kënaqësi  të  All-llahut  dhe  Xhennetin  e  Tij,  ty  All-llahu  të  ka  përgatitur  nga
                      fisnikëria diçka që është më mirë se sa krejt bota dhe çfarë ka në të, ata melekë
                      vazhdimisht  e  përgëzojnë,  e  rrethojnë  atë  dhe  ata  janë  më  të  butë  e  më  të
                      mëshirshëm me të se sa nëna me fëmijën e saj, pastaj e nxjerrin shpirtin e tij
                      nga çdo thua dhe nyje, i vdesin një nga një dhe i lehtësohet atij, ju e shihni atë
                      të fortë derisa arrinë fytin e tij, tha: Ai (shpirti) e urren daljen nga trupi më
                      shumë se foshnja kur del nga mitra, atëherë shpejton çdo melek se cili do ta
                      merr atë, por e merr meleku i vdekjes, pastaj I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) e
                      këndoi këtë ajet: “Thuaj: “Meleku i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr
                      shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj” /Es-Sexhde : 11/. E pret atë meleku
                      i vdekjes me qefinë të bardhë, pastaj e përqafon atë dhe e mbanë atë më shumë
                      se  nëna  foshnjen  e  saj,  pastaj  del  nga  ai  një  aromë  më  e  mirë  se  e  miskut,
                      kështu që i marrin erë atij, gëzohen me të dhe thonë: Mirë se erdhe o shpirtë i
                      mirë dhe trup i mirë, o All-llah mëshiroje shpirtin e tij dhe mëshiroje trupin
                      nga i cili ka dalur, tha: E ngritin atë, kurse në qiell ka krijesa të All-llahut të
                      madhëruar që vetëm Ai e di numrin e tyre, del nga ai një aromë më e mirë se e
                      miskut, kështu që melekët luten dhe gëzohen me të, u hapen atyre dyert e qiellit
                      dhe luten për të çdo melekë në çdo qiell që ai kalon derisa të përfundojnë me të
                      para  duarve  të  El-Melikul-Xhebbarit  (Mbretit,  Mbizotëruesit),  me  atë  rast
                      Mbizotëruesi i madhëruar thotë: Mirë se erdhe o shpirtë i mirë që doli nga një
                      trup i mirë dhe kur Zoti i madhëruar i thotë një shpirti: Mirë se erdhe, i bëhet
                      atij e dashur çdo gjë dhe i largohet atij çdo ngushtim, pastaj i thotë këtij shpirti
                      të mirë: Dërgone atë në Xhennet, paraqitnja atij vendin e tij në Xhennet dhe
                      paraqitni atij lumturinë e begatinë të cilën i kam përgatitur, pastaj zbritne atë
                      në tokë sepse prej saj i kam krijuar, në të do t’i kthejë dhe prej saj prap do t’i
                      nxjerri, pasha Atë që shpirti i Muhammedit është në dorën e Tij, ai (shpirti)
                      urren të dalë nga aty më shumë se që urrente të dalë nga trupi i tij dhe thotë:
                      Ku po më dërgoni, a në atë trup që kam qenë, i thonë: Ne jemi të urdhëruar që
                      ta bëjmë atë, kështu që patjetër duhet të të ndodhë kjo. Zbresin me të brenda
                      kohës së pastrimit dhe mbështjelljes me qefin dhe atë shpirtë e fusin mes trupit
                      dhe qefinëve” 273 . Vështro, pra, se sa raste në këtë hadith dëshmojnë të pavërtetën e
                      të devijuarve për shpirtin.
                      Argumenti i nëntëdhjetë e nëntë: Atë që përmendi Abdurr-Rrezzaku nga Muammeri
                      nga Zejd Ibn Esleme nga Abdurrahman Ibnul-Bejlemani nga Abdullah Ibn Omeri
                      (apo  Ibn  Amri  r.a.)  se  tha:  Kur  besimtari  të  vdes  dërgohen  tek  ai  dy  melekë  me
                      aromë nga Xhenneti dhe me një pëlhurë në të cilën mbështillet shpirti i tij, del ai me
                      një  aromë  aq të  mirë  sa që  hunda asnjëherë  nuk ka nuhatur më  të  mirë  derisa ta


                  273
                     Zingjiri transmetues i tij është i dobët. E përmendëm këtë më herët.
   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178