Page 175 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 175

tek ajo një grua me dorë të mbyllur kështu që gratë filluan ta shikojnë atë, e ajo tha:
                      Nuk  kam  ardhur  te  ti  përveçse  për  këtë  dorë,  njëmend  babai  im  ishte  një  njeri
                      tolerant dhe unë pashë në ëndërr disa puse ku kishte burra të cilët mbanin enë e të
                      cilët u jepnin të pinin atyre që kalonin aty, aty e pashë edhe babain tim e i thashë:
                      Ku është nëna ime? Ai më tha: Shiko, kur shikova e pashë nënën time e cila nuk
                      kishte përveçse një cop pëlhure dhe tha: Ai kurrë nuk dha lëmoshë (sadak) përveç
                      asaj cop pëlhure dhe pak dhjamë të një lope që e kishin prerë, kështu që ai dhjamë i
                      shkrihej dhe ushqehej me të kurse ajo thoshte: Ah, etja ime! Tha: E mora një enë
                      nga ato enë dhe i dhashë të pijë, atëherë nga lartë dikush tha: Asaj që i dha të pijë
                      All-llahu ja thaftë dorën, kështu që dora ime u bë kështu si po e shihni.
                      El-Harith  Ibn  Esed  El-Muhasibiu,  Isbegu,  Half  Ibnul-Kasimi  dhe  një  grup  tjetër
                      përmendën nga Seid Ibn Mesleme se tha: Derisa një grua ishte te Aishja (r.a.) tha: Ia
                      dhashë betimin të Dërguarit (s.a.v.s.) që mos t’i bëjë shirk All-llahut asgjë, të mos
                      vjedhi, të  mos  bëjë  zina (prostitucion), të  mos  e mbysë fëmijën tim,  të  mos  bëjë
                      ndonjë shpifje para duarve e këmbëve të mia dhe të mos kundërshtoj në ndonjë të
                      mirë,  e  unë  e  plotësova  premtimin  ndaj  Zotit  tim  dhe  Ai  më  plotësoi  mua  dhe
                      betohem në All-llahun se Ai nuk do të më dënojë. Atëherë asaj i erdhë në ëndërr një
                      melek dhe i tha: Kurrsesi, ti zbulohesh, i shfaqë zbukurimet e tua, të mirat i mohon,
                      fqiun e dëmton, burrin  e kundërshton, pastaj  i  vendosi pesë  gishtërinjët e tij  mbi
                      fytyrën e saj dhe i tha: Pesë për pesë, e sikur të shtoshe ne do të shtonim, kur ajo
                      gdhiu i gjeti gjurmët e gishtërinjëve në fytyrën e saj 277 .
                      Abdurrahman  Ibnul-Kasimi, shoku i Malikit, tha: E dëgjova Malikun duke thënë:
                      Njëmend  Ja’kub  Ibn  Abdullah  Ibnul-Eshexhxhi  ishte  nga  më  të  mirët  e  këtij
                      ummeti, ai fjeti në ditën në të cilën ra shehid dhe u tha shokëve të tij: Vërtetë unë
                      pashë ëndërr një  çështje për të cilën po ju informojë! Pashë  ëndërr sikur hyra në
                      Xhennet dhe më dhanë të pi qumësht. Kur ai e rrëfeu këtë volli me qëllim dhe volli
                      qumësht, pas kësaj ai ra shehid. Ebul-Kasimi tha: Ai ishte në një betejë në det ku
                      nuk  kishte  qumësht,  ndërsa  unë  dëgjova  edhe  nga  të  tjerët  përveç  Malikut  duke
                      përmendur  këtë.  Është  përmendur  edhe  se  tha:  Unë  pashë  ëndërr  sikur  hyra  në
                      Xhennet dhe më dhanë të pijë qumësht. Disa nga ata që ishin aty i thanë: Të bëjë be
                      që të vjellësh, atëherë ai volli qumësht të pastër (i bardhë si bora) kurse në anije nuk
                      kishte as qumësht e as një dele.
                      Kur lexuesi i Kur’anit Nafi’u fliste nga goja e tij nuhatej aromë misku, e dikush i
                      tha: A gjithmonë parfymosesh? Ai tha: Kurrë nuk preku parfym e as që e ofroi atë,
                      por unë e pashë të Dërguarin (s.a.v.s.) në ëndërr duke lexuar në gojën time dhe prej
                      atëherë nuhatet nga goja ime kjo aromë.
                      Muside përmendi në librin e tij të ëndërrave nga Rebi’ë Ibnurr-Rrekashi se tha: Më
                      erdhët dy njerëz të cilët u ulën afër meje dhe bënë gibet (folën keq) për një njeri, por
                      unë ua ndalova, pastaj më vonë erdhë njëri nga ata tek unë dhe më tha: Unë pashë
                      ëndërr sikur një zezak më ofroi një enë me kofshë të derrit që nuk kisha parë mish
                      më të trashë dhe më tha: Ha. I thashë: Të ha mish të derrit? Por ai më frikësoi dhe e
                      ngrëna. Kur gdhiva goja më kishte ndryshuar dhe erën e atij mishi e kam gjetur dy
                      muaj.
                      El-Ala Ibn Zijadi e kishte shprehi që natën gjatë një kohe të falej, e një natë i tha
                      familjes së tij: Unë po ndihem i lodhur, e kur të arrijë kjo kohë ju më zgjoni, por ata
                      nuk e zgjuan, e ai tha: Derisa isha në gjumë më erdhë dikush në ëndërr dhe më tha:
                      Qohu o Ala Ibn Zijad dhe përmende All-llahun që Ai të përmend ty, pastaj ai mori
                      disa qime mbi ballin tim të cilat mbetën të ngritura ashtu. Dhe ato i mbetën ashtu të

                  277  I dobët. Aty gjindet: Musa Ibn Ubejde, Ebu Abdul-Aziz El-Mediniu, I cili është I dobët, posaqërisht
                  në Abdullah Ibn Dinarin (Takrib: 2/286/1483).
   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180