Page 177 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 177
cila tha: Më prit derisa ta pastrojë urinën nga tesha ime, pastaj i tha asaj: A më ke
bërë magji? Tha: Po. I tha: Çfarë të shtyri në atë? Tha: Dëshirova ta shpejtojë lirimin
tim. Atëherë, Aishja (r.a.) e urdhëroi vëllaun e saj që ta shesë atë te beduinët te
dikush që do të sillet keq me të dhe e shiti atë. Pastaj Aishja (r.a.) pa në ëndërr që të
pastrohet nga tri puse të cilat janë të lidhur ndërmjet vete, e kur ajo piu dhe u pastrua
nga ata u shërua (me urdhërin e All-llahut) 278 .
Semmak Ibn Harbit i kishte humbur shikimi dhe ai e pa në ëndërr Ibrahim El-Halilin
(a.s.) i cili ia fshiu sytë e tij dhe i tha: Shko te lumi Eufrat dhe zhytu në të tri herë.
Kur ai e veproi këtë filloi të shohë.
Ismail Ibn Bilal El-Hadremiu ishte verbuar dhe në ëndërr dikush i tha: Thuaj: Ja
Karibu, ja Muxhib, ja Semiud-dua’, ja Letifun bimen jesha, rudde alejje besari – O
Ti që je shumë afër, o Ti që i përgjigjesh lutjeve, o Ti që i dëgjon lutjet, o Ti që je i
butë me atë që dëshiron ma kthe shikimin tim. El-Lejth Ibn Sa’di tha: Unë e kam
parë kur ishte verbuar dhe pastaj filloi të shohë.
Ubejdil-lah Ibn Ebi Xha’feri tha: U ankova për diçka dhe më mundoi shumë, unë e
këndoja Ajetul-Kursinë dhe fjeta, atëherë pashë dy njerëz duke qëndruar para meje
dhe njëri i tha shokut të tij që të këndoi ajetin ku gjinden treqind e gjashtëdhjetë
mëshira, e ndoshta këtë të varfër e godet ndonjë mëshirë e tij? Kur u zgjova gjeta
lehtësi.
Ibn Ebid-Dun’ja tha: U sëmua një grua e mirë me një sëmundje të lukthit dhe ajo pa
në ëndërr duke i thënë dikush: La ilahe il-lAll-llah të vluar dhe me ujë të lules, të
cilin ajo e piu dhe All-llahu i largoi sëmundjen që kishte.
Tha: Poashtu tha: Unë pashë në ëndërr sikur thosha: Kasia, mjalta dhe uji i
leblebiave janë shërim i dhimbjes së kërdhokullave, kur u zgjova më erdhë një grua
e cila ankohej nga dhimbja e kërdhokullës të cilës i përshkruajta atë dhe ajo patë
dobi nga ajo.
Xhalinjusi tha: Ajo që më shtyri të çajë damarët e zgjatur ishte se unë u urdhërova
me të në ëndërr dy herë. Tha: Atëbotë isha djal i ri dhe e njoh një njeri të cilin e
shëroi All-llahu nga një dhimbje që kishte në belin e tij me çarjen e damarëve të
zgjatur pasi që kishte parë një ëndërr.
Ibnul-Harrazi tha: E mjekoja një njeri që ishte i sëmurë nga lukthi i cili më mungoi
një kohë pastaj e takova dhe e pyeta për gjendjen e tij, e ai më tha: E pashë në ëndërr
një njeri në tesha të një asketi i mbështetur në një shkop i cili u ndal pranë meje dhe
më tha: A ti je njeriu me sëmundje të lukthit? I thashë: Po. Ai më tha: Përmbaju
rrëshirës dhe trandafilit me mjaltë të ëmbël. Kur gdhiva pyeta për ta dhe më thanë:
El-Kubba është rrëshira, kurse el-xhelenxhebin është trandafili i ëmbëlsuar me
mjaltë të cilët i përdora disa ditë dhe u shërova, kur unë i thashë: Ai është Xhalinusi.
Ndodhitë në këtë kapitull janë shumë më tepër se sa të përmendën. Disa njerëz
thanë: Baza e mjekësisë është nga ëndërrat dhe nuk ka dyshim se shumë baza të tij
bazohen në ëndërra. Sikurse janë disa edhe nga praktika, disa nga anologjia, e disa
nga inspirimet dhe kush dëshiron të dijë për këtë le të shikojë në “Historia e
mjekëve”, në librin “El-Bustan – Kopshti” të El-Kajrevanit, e të tjera.
KAPITULL
Argumenti i njëqind e dy: Thënia e Tij: “Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan
argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen
dyert e qiellit...” (El-A’rafë : 40). Ky është argument se besimtarëve u hapen dyert e
Xhennetit dhe kjo hapje u bëhet shpirtrave në momentin e vdekjes sikurse është
përmendur në shumë hadithe: Se qielli i hapet shpirtit të besimtarit derisa të
278
I saktë. Nuk e kam gjetur në “El-Muvett’a”, e transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (6/40).