Page 176 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 176

ngritura derisa vdiç. Jahja Ibn Bistami tha: Ne e pastruam atë ditën kur ai vdiç dhe
                      ato qime ishin ashtu të ngritura mbi ballin e tij.
                      Ibn Ebid-Dun’ja përmendi nga Ebu Hatim Err-Rraziu nga Muhammed Ibn Aliu se
                      tha: Ishim në Mekkë të ulur në Mesxhidul-Haram (Qabe) kur u ngritë një njeri i cili
                      gjysmën e fytyrës e kishte të nxirë kurse gjysmën tjetër të bardhë dhe tha: O njerëz,
                      merrni mësim nga unë! Unë i  fyesha dy shejhët (Ebu Bekrin  dhe Omerin  r.a.), e
                      derisa isha një natë në gjumë më erdhë dikush në ëndërr i cili e ngriti dorën e tij dhe
                      më goditi në fytyrën time, e më tha: O armik i All-llahut, o fasik (i prishur), a ti po i
                      fyen Ebu Bekrin dhe Omerin (r.a.)?! Kështu që gdhiva në këtë gjendje që jam.
                      Muhammed Ibn Abdullah El-Mehlebiu tha: Pashë ëndërr sikur qëndroja në fushën e
                      bijve të filanit dhe aty qëndronte ulur I Dërguari (s.a.v.s.) mbi një kodër dhe para tij
                      qëndronin në këmbë Ebu Bekri dhe Omeri (r.a.), e Omeri (r.a.) i tha: O I Dërguar i
                      All-llahut, ky po më fyen mua dhe po e fyen Ebu Bekrin, kurse ai i tha: Ma sjellë atë
                      o Ebu Hafs. E sollën atë kur ja ai ishte El-Ummaniu i cili ishte i njohur me fyrjen e
                      tyre, atëherë I Dërguari (s.a.v.s.) tha: Shtrije atë, dhe e shtrinë, pastaj tha: Preje, dhe
                      e preu atë. Tha: Nuk më zgjoi veçse bërtima e tij. Thashë: Pse nuk i tregoi për atë që
                      pashë, ndoshta pendohet?  Kur u afrova  afër shtëpisë  së  tij  e dëgjova një  çarje të
                      madhe, e pyeta: Çfarë është kjo çarje? Thanë: El-Ummaniu është prerë mbrëmë në
                      shtratin e tij. Tha: Iu ofrova qafës së tij dhe pashë se prej veshi në vesh kishte një
                      vijë të kuqe si gjaku i tubuar.
                      El-Kajrevani tha: Më informoi një dijetar i yni i cili ishte nga bëmirësit dhe tha: Më
                      infromoi Ebul-Hasen El-Matlebiu, imami i xhamis së Pejgamberit (s.a.v.s.) i cili tha:
                      Pashë në Medine çudira! Një njeri i fyente Ebu Bekrin dhe Omerin (r.a.) dhe derisa
                      një ditë pas namazit të sabahut ishim duke ndejtur papritmas erdhë një njeri të cilit i
                      kishin dalur sytë dhe i pikonin mbi fytyrën e tij, e ne e pyetëm se çfarë është rrëfimi
                      i tij? Ai tha: Mbrëmë e pashë të Dërguarin (s.a.v.s.) në ëndërr dhe para tij qëndronin
                      Aliu, Ebu Bekri dhe Omeri (radiAll-llahu anhum), të cilët thanë: O I Dërguar i All-
                      llahut, ky po na dëmton dhe po na fyen! I Dërguari i All-llahut më tha: Kush po të
                      urdhëron kështu o Ebu Kajs? I thashë: Aliu (r.a.) dhe sinjalizova nga ai. Atëherë u
                      drejtua Aliu nga unë me fytyrën dhe dorën e tij, ai kishte mbledhur gishtat e tij kurse
                      kishte shtrirë gishtin sinjalizues dhe të mesëm, e i drejtoi në sytë e mi dhe tha: Nëse
                      po gënjen All-llahu t’i nxjerrt sytë, dhe i futi dy gishtat e tij  në sytë e mi, kur u
                      zgjova e gjeta vetën time në këtë gjendje. Ai pastaj qante, i lajmëronte njerëzit dhe
                      ishte penduar haptas.
                      El-Kajrevani tha: Më informoi një plak bëmirës i cili tha: Më tregoi një dijetar i cili
                      tha: Ishte një njeri i cili agjëronte shumë dhe e zgjate atë, por ai e vononte iftarin.
                      Një natë pa ëndërr sikur dy veta të zinjë e kishin kapur atë për nënsjetullat e teshat e
                      tij dhe dëshironin ta hedhnin në një furrë të skuqur, tha: U thashë atyre dyve: Përse
                      po e veproni këtë? Thanë: Sepse ti po e kundërshton Sunnetin e të Dërguarit të All-
                      llahut (s.a.v.s.), ai ka urdhëruar të shpejtohet iftari kurse ti po e vonon atë. Tha: Kur
                      gdhiu  e  gjeti  se  fytyra  iu  kishte  nxirë  nga  flaka  e  zjarrit,  kështu  që  ai  ecte  ndër
                      njerëzit me fytyrë të mbështjellur.
                      Edhe më çudi se kjo është se njeriu i cili është shumë i etur, i uritur apo i sëmurë
                      sheh se si dikush i dha të pijë, apo të hajë, apo e shëroi me ndonjë ilaç, e kur ai të
                      zgjohet vëren se e gjithë ajo që kishte i ka kaluar. Njerëzit kanë përjetuar kështu
                      çudira.
                      Përmendi Maliku nga Ebirr-Rrixhali nga Umrete nga Aishja (r.a.) se një robëreshë e
                      saj i kishte bërë magji dhe se një person hyri tek ajo duke qenë e sëmurë, e i tha: Ty
                      të është bërë magji. Ajo i tha: E kush më ka bërë magji? I tha: Një robëreshë në
                      dhomën e saj të cilën e ka lagur një fëmijë (me urinë). Ajo e thirri atë robëreshë e
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181