Page 172 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 172

Argumenti i tetëdhjetë e nëntë: Se shpirti dhe trupi do të grinden para duarve të Zotit
                     të madhërishëm në Ditën e Kijametit. Ali Ibn Abdul-Azizi tha: Na tregoi Ahmed Ibn
                     Junusi, na tregoi Ebu Bekr Ibn Ijjashi nga Ebi Sa’d El-Bekkali nga Ikreme nga Ibn
                     Abbasi  (r.a.) se tha:  Nuk ndërpritet  grindja në  mes njerëzve në  Ditën e Kijametit
                     derisa do të  grinden edhe shpirti me trupin dhe shpirti thotë: O Zot, unë isha një
                     shpirt prej Teje që më vendose në këtë trup prandaj nuk kam unë gabim, ndërsa trupi
                     thotë: O Zot, unë isha një trup që më krijove dhe ky shpirt hyri në mua si zjarri në të,
                     me të unë lëvizja, me të ulesha, me të shkoja, me të vija prandaj nuk kam unë gabim.
                     Tha: U thuhet: Unë do të gjykojë në mes jush, më tregoni nëse një i verbër dhe një
                     njeri pa këmbë të kenë hyrë në një kopsht dhe njeriu pa këmbë i thotë të verbërit:
                     Unë po shohë frute dhe sikur të kisha këmbë do t’i merrja, atëherë i verbëri i tha:
                     Unë do të bartë në qafën time. Atëherë ai e barti dhe morën frytet të cilat i ngrënën
                     së bashku. Pra, cili ka mëkatuar nga ata dy? Tha: Që të dytë kanë mëkatuar. Tha:
                     Gjykuat kundër vetës tuaj 271 .
                     Argumenti  i  nëntëdhjetë:  Hadithet  dhe  citatet  të  cilat  argumentojnë  dënimin  e
                     begatinë  e  varrit  deri  në  Ditën  e  ringjalljes  edhe  pse  dihet  se  trupi  është  kalbur,
                     ndërsa dënimi dhe begatia i ndodhin pandërpre shpirtit deri në Ditën e Kijametit.
                     Argumenti i nëntëdhjetë e një: Informimet e të sinqertit e të besueshmit (s.a.v.s.) në
                     hadithin e saktë për shehidët: Kur u pyetën ata se çfarë po dëshironi? Thanë: Po
                     dëshirojmë që të rikthehen shpirtrat në trupat tanë që edhe njëherë të vritemi
                     për ty”. Prandaj kjo pyetje dhe ajo përgjigje i bëhet atyre që janë të gjallë, që dinë,
                     që flasin, që pranojnë kthimin në dun’ja, që pranojnë të hynë në trupat prej nga kanë
                     dalur dhe këta shpirtra janë pyetur derisa shëtisnin nëpër Xhennet, kurse trupat janë
                     coptuar e kalbur.
                     Argumenti i nëntëdhjetë e dy: Ajo që u transmetua nga Selman El-Farisiu dhe nga
                     Sahabët e tjerë (r.a.) në një hadith të saktë se shpirtrat e besimtarëve në Berzah
                     shëtisin  kahdo  që  dëshirojnë,  ndërsa  shpirtrat  e  pabesimtarëve  janë  në
                     Sixhxhin. E përmendëm atë më herët.
                     Argumenti  i  nëntëdhjetë  e  tre:  Shikimi  i  shpirtrave  nga  I  Dërguari  (s.a.v.s.)  në
                     krahun e djathtë dhe në atë të majtë të Ademit (a.s.) në natën e Isras e të Mi’raxhit,
                     të cilët ai i pa duke qëndruar në një vend të caktuar.
                     Argumenti i nëntëdhjetë e katër: Shikimi i shpirtrave të pejgamberëve në qiej nga
                     ana e të Dërguarit (s.a.v.s.), përshëndetja e tyre me selam dhe mikpritja e tyre atë
                     sikurse na tregoi ai (s.a.v.s.) këtë derisa trupat e tyre gjinden në tokë.
                     Argumenti  i  nëntëdhjetë  e  pesë:  Shikimi  i  tij  (s.a.v.s.)  shpirtrat  e  fëmijve  rreth
                     Ibrahim El-Halil-it (a.s.) 272 .
                     Argumenti i nëntëdhjetë e gjashtë: Shikimi i shpirtrave nga I Dërguari (s.a.v.s.) në
                     Berzah  duke  u  dënuar  me  lloj-lloj  dënimi  në  hadithin  e  saktë  që  e  transmetoi
                     Semurete  (r.a.)  te  Buhariu,  e  nuk  ka  dyshim  se  trupat  e  tyre  janë  kalbur  e  janë
                     zhdukur, por ai (s.a.v.s.) pa duke u vepruar ato dënime me shpirtrat e tyre.
                     Argumenti  i  nëntëdhjetë  e  shtatë:  Informimi  i  All-llahut  të  madhëruar  për  ata  që
                     vriten në rrugën e Tij se janë të gjallë te Zoti i tyre duke u furnizuar, se ata janë të
                     gëzuar dhe presin me gëzim vëllezërit e tyre që do tu bashkangjiten. Nuk ka dyshim
                     se  ka  të  bëjë  me  shpirtrat  e  tyre  sepse  trupat  janë  në  dhe  duke  pritur  kthimin  e
                     shpirtrave në Ditën e ringjalljes.
                      Argumenti i nëntëdhjetë e tetë: Hadithi të cilin e transmetoi Ibn Abbasi (r.a.), e ne
                      po e përmendim atë edhe këtu që të sqarohet se sa argumente të shumta ka në të, e të

                  271
                     Aty gjindet Sa’d Seid Ibnl-Mirzebani, El-Bekkal, El-A’ver, El-Kufi, I cili është I dobët dhe mudel-lis
                  (nuk e përmend transmetuesin, e fshehë atë): Takrib: 1/305/252.
                  272
                     E transmetoi Buhariu (1386) dhe Ahmedi në “El-Musned” (5/9).
   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177