Page 169 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 169
3. Thënia e tij: “Del ai duke pikur ashtu si rrjedhë pika nga kofja”.
4. Thënia e tij: “Nuk i mbetet atij në dorë as sa rrahja e qerpikut dhe e marrin atë
nga ai”.
5. Thënia e tij: “Pastaj e mbulojnë dhe e parfymosin me atë qefin”, pra na informoi
se ai mbështillet dhe parfymoset.
6. Thënia e tij: “Pastaj ngritet shpirti i tij në qiell”.
7. Thënia e tij: “Ai ka një aromë më të mirë se të miskut”.
8. Thënia e tij: “I hapen atij dyert e qiellit”.
9. Thënia e tij: “E përcjellin atë në çdo qiell melekët më të afërt derisa të
përfundojë te Zoti i madhërishëm”.
10. Thënia e tij: Thotë All-llahu i madhëruar: “Ktheni robin Tim në tokë”.
11. Thënia e tij: “Atëherë kthehet shpirti i tij në trupin e tij”.
12. Thënia e tij për shpirtin e pabesimtarit: “Shpërndahet ai në trupin e tij dhe ai
(meleku) e tërheqë atë me ç’rast i prihen venat dhe nyjet”.
13. Thënia e tij: “Shpirti i tij ka një erë më të qelbur që është gjetur mbi fytyrën e
tokës”.
14. Thënia e tij: “Hidhet shpirti i tij nga qielli me nje hedhje të fortë dhe hynë në
tokë”.
15. Thënia e tij: “Sa herë që kalojnë afër ndonjë grupi të melekëve, ata thonë: Çështë
ky shpirt i mirë? Çështë ky shpirt i keq?”.
16. Thënia e tij: “E ulin atë dhe i thonë: Çfarë thua ti për këtë njeri?” Nëse kjo i
thuhet shpirtit është e qartë, por nëse i thuhet trupit kjo i thuhet pasi që shpirti të
jetë kthyer në të prej qiellit.
17. Thënia e tij: “Kur të ngritet shpirti i tij i thuhet: O Zot, ky është robi Yt filani”.
18. Thënia e tij: “Kthene atë dhe paraqitni atij atë fisnikëri që i kam përgatitur,
kështu që ai e sheh pozitën e tij në Xhennet, apo vendin e tij në Zjarr”.
19. Thënia e tij në hadith: “Kur të dalë shpirti i besimtarit lutet për to çdo melek
mes qiellit dhe tokës, melekët luten për shpirtin e tij derisa njerëzit e falin
namazin e xhenazes para trupit të tij”.
20. Thënia e tij: “Ai e shikon pozitën e tij në Xhennet apo në Zjarr pandërpre derisa
të bëhet Kijameti, ndërsa trupi i tij është kalbur në tokë, por ai që sheh ato dy
vende është shpirti”.
KAPITULL
Argumenti i pesëdhjetë e katër: Është hadithi të cilin e transmetoi Ebu Musa se
shpirti i besimtarit del me një aromë më të mirë se e miskut, të cilin e marrin
melekët dhe e takojnë atë melekët e çdo qielli, e thonë: Ky është filani i biri i filanit,
ai vepronte kështu e kështu duke ia përmendur punët e mira, ata thonë: Mirë se
erdhët ju dhe ai, pastaj e marrin nga ata, e ngrisin atë nga dera që puna e tij ngritej
nga ajo dhe ai ndriçon në qiej si drita e diellit derisa të përfundojnë kështu me të tek
Arshi, kurse kur pabesimtarit t’i mirret shpirti drejtohen me të kah qielli, ndërsa
melekët thonë: Kush është ky? Thonë: Filani i biri i filanit, ai punonte kështu e
kështu dhe ia përmendin punët e tij të këqija. Thonë: Nuk ka mirëseardhje për të,
nuk ka mirëseardhje për të, kthene atë në tokën më të ulët në Eth-Thera. Këtu
gjinden dhjetë argumente:
I pari: Dalja e shpirtit të tij.
I dyti: Aroma e mirë.
I treti: Shkuarja e melekëve me të.
I katërti: Përshëndetja e tij nga melekët.
I pesti: Të kapurit e tij nga melekët.
I gjashti: Ngritja e tyre me të.