Page 184 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 184
All-llahu i madhëruar është Ai i Cili e shtyenë atë në momentin e vdekjes kështu që
ai del me të shpejtë.
KAPITULL
Një grup tjetër nga njohësit e hadithit, fikhut dhe sufizmit thanë: Err-Rruh është
tjetër nga Nefsi. Mukatil Ibn Sulejmani 281 tha: Njeriu posedon jetë, shpirt (Er-Rruh)
dhe Nefs, e kur ai flen del Nefsi i tij me të cilin i kupton gjërat, ai nuk ndahet nga
trupi por del si një litar i zgjatur i cili ka një rrezatim kështu që i sheh ëndërrat me
Nefsin i cili del nga ai dhe mbetët jeta e shpirti në trupin e tij kështu që ai rrotullohet
dhe merrë frymë, e nëse ai lëvizë i kthehet ai më shpejt se lëvizja e qerpikut. Kur
All-llahu i madhëruar dëshiron që ta vdesë atë në gjumë ia ndalë atë Nefs që ka dalë.
Ai poashtu tha: Kur njeriu të ketë fjetur del nga ai Nefsi i tij dhe ngritet lartë, e kur
ai shehë ndonjë ëndërr kthehet dhe e lajmëron shpirtin pastaj kur të gdhinë e di se ka
pa kështu e ashtu.
Ebu Abdullah Ibn Mendeh 282 tha: Pastaj dhanë mendime të ndryshme rreth Rruhit
dhe Nefsit dhe disa thanë: Nefsi është tokësor dhe i zjarrët, kurse Rruhi është nga
drita dhe shpirtëror.
Disa të tjerë thanë: Rruhi është hyjnor, kurse Nefsi është njerëzor dhe krijesat me të
u sprovuan.
Një grup tjetër, e që janë pronarët e gjurmëve, thanë: Rruhi është tjetër nga Nefsi
dhe Nefsi është tjetër nga Rruhi, pikqëndrimi i Nefsit është me Rruhin, kurse Nefsi
është pamja e robit, kështu që dëshira, epshi dhe sprova janë të brymosur në të dhe
nuk ka armik më të rrezikshëm për njeriun se sa Nefsi i tij. Nefsi nuk do tjetër
përveç dun’jas dhe në të është i dashuruar, ndërsa Rruhi të fton në ahiret dhe atij i
jep përparësi, e dëshira është pasuese e Nefsit kurse shejtani pason Nefsin dhe
epshin, ndërsa meleku është me mendjen dhe shpirtin kurse All-llahu i madhëruar u
dhuron atyre inspirimin dhe pëlqimin e Tij.
Disa të tjerë thanë: Shpirtrat janë çështje e All-llahut, realitetin dhe diturinë e të
cilëve e fshehu nga krijesat.
Të tjerët thanë: Shpirtrat janë nga drita e All-llahut dhe nga jeta e Tij.
Pastaj ata ranë në kundërshtim rreth asaj se a vdesin me vdekjen e trupave edhe
shpirtrat apo nuk vdesin?
Një grup tjetër thanë: Shpirtrat nuk vdesin dhe nuk zhduken.
Një grup tjetër thanë: Shpirtrat janë në pamjen e krijesave, ata kanë duar, këmbë, sy,
dëgjim, shikim dhe gjuhë.
Disa të tjerë thanë: Besimtari ka tre shpirtra, kurse munafiku (dyfytyrshi) dhe
pabesimtari kanë nga një shpirt.
Disa thanë: Pejgamberët dhe siddikinët (besimtarët shumë të sinqertë) kanë nga pesë
shpirtra.
Disa të tjerë thanë: Shpirtrat janë hyjnorë të cilët janë krijuar në qiell dhe kur ata të
pastrohen kthehen në qiell.
Them: Shpirti i cili shijon vdekjen dhe mirret është një shpirt, e ai është Nefsi.
Ndërsa shpirti me të cilin All-llahu i ndihmon të dashurit e Tij është tjetër shpirt
sikurse thotë All-llahu i madhëruar: “...ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur
besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij...” (El-Muxhadele : 22). Kështu
është çështja edhe me shpirtin i cili përforcoi shpirtin e El-Mesih Ibn Merjemit
sikurse thotë All-llahu i madhëruar: “All-llahu (atë ditë) i thotë: “O Isa, bir i
281 Mukatil Ibn Sulejman Ibn Beshir El-Ezdi El-Hurasani, Ebul-Hasen El-Belhi, të cilin e përgënjeshtruan
dhe e larguan, është akuzuar për texhsim (personifikim), vdiç në vitin 105, nga të shtatët (Takrib: 2/272).
282 Ibn Mendeh, hafizi shetitës I quajtur Ebu Abdullah Muhammed Ibn Jahja, I cili vdiç në Rexhep në
vitin 301h. (Tedhkiretul-Huffadh: 2/741).