Page 100 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 100

  ai vepron në emër të shoqërisë pa e bërë të ditur statusin e veçantë të përfaqësimit
                     që ka (neni 64, neni 2);
                   ai administron shoqërinë edhe pse nuk është përfshirë në administrimin e saj (neni
                     64, pika 3);
                   ai bie dakord me themeluesit të tjerë për të marrë përsipër detyrimet e themelimit
                     përpara regjistrimit (neni 65).

            4.    Mbi  të  gjitha,  shoqëritë  komandite  përdoren  për  të  krijuar  të  ashtuquajturat  shoqëri
            jotipike ose shoqëri hibride, ku kuptimi i të dytës është ndërthurje e formave të shoqërive për
            të  përfituar  nga  përparësitë  thelbësore  të  secilës  prej  këtyre  formave.  Ndërthurje  të  tilla
            mbrohen përmes klauzolës për lirinë kontraktore të nenit 24, të cilit i referohet neni 56, pika 2.
            Aktualisht, nuk ka shumë të ngjarë që investuesit shqiptarë të përdorin forma të tilla jotipike
            apo  hibride.  Mbi  të  gjitha,  forma  fleksibël,  “më  pak  e  rregulluar”  dhe  “e  ngjashme  me
            shoqëritë e thjeshta” e SHPK-ve, që parashikon ligji i ri për shoqëritë tregtare, e bën të tepërt
            krijimin e shoqërive komandite jotipike. Kjo nuk do të thotë se forma të tilla do të lindin herët
            a vonë.

                                           Neni 56
                                          Përkufizimi
                 1. Shoqëri komandite është shoqëria, në të cilën përgjegjësia e të paktën njërit prej
            ortakëve  është  e  kufizuar  deri  në  vlerën  e  kontributit  të  tij,  ndërsa  përgjegjësia  e
            ortakëve të tjerë nuk është e kufizuar. Ortaku, përgjegjësia e të cilit është e kufizuar
            deri në vlerën e kontributit të tij, quhet ortak i kufizuar. Ortaku, përgjegjësia e të cilit
            nuk është e kufizuar deri në vlerën e kontributit të tij, quhet ortak i pakufizuar. Ortaku
            i pakufizuar ka statusin e ortakut të shoqërisë kolektive.
                 2. Me përjashtim të  rasteve  kur  parashikohet  ndryshe,  dispozitat  që rregullojnë
            shoqërinë kolektive janë të zbatueshme edhe për shoqërinë komandite.

                                           Neni 57
                                          Regjistrimi
                 1. Shoqëria komandite regjistrohet sipas neneve 26, 28, 32 e 34 të ligjit nr.9723,
            datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit".
                 2.  Nëse  shoqëria  komandite  ka  krijuar  faqe  të  saj  në  internet,  të  dhënat  që  i
            njoftohen për regjistrim Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, publikohen në këtë faqe
            dhe u vihen në dispozicion personave të interesuar.

                                           Neni 58
                                  Marrëdhëniet ndërmjet ortakëve
                 Me  përjashtim  të  rasteve  kur  parashikohet  ndryshe  në  statut,  marrëdhëniet
            ndërmjet  ortakëve  rregullohen  nga  nenet  59  deri  61  të  këtij  ligji.  Statuti  mund  të


                                                                              99
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105