Page 98 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 98

Prishja e shoqërisë kolektive në gjendjen e aftësisë paguese ka si pasojë hapjen e
            procedurave të likuidimit, sipas neneve 190 deri 205 të këtij ligji.

                                           Neni 54
                                Parashkrimi i padive ndaj një ortaku
                 1.  Me  përjashtim  të  rasteve  kur  padia  ndaj  shoqërisë  kolektive  ka  një  afat
            parashkrimi më të shkurtër, paditë ndaj një ortaku për detyrimet e shoqërisë kolektive
            ngrihen brenda 3 vjetëve pas prishjes së saj.
                 2. Parashkrimi nis në datën kur është regjistruar prishja e shoqërisë.
                 3. Nëse detyrimi  ndaj shoqërisë kolektive bëhet i  kërkueshëm pas regjistrimit të
            prishjes, parashkrimi nis në datën kur detyrimi bëhet i kërkueshëm.
                 4.  Ndërprerja  e  parashkrimit  për  detyrimet  e  shoqërisë  kolektive  zbatohet  edhe
            ndaj personave, që kanë pasur cilësinë e ortakut në çastin e prishjes.

                                           Neni 55
                              Parashkrimi në rastin e largimit të ortakut
                 Ortaku i larguar nga shoqëria përgjigjet për detyrimet e shoqërisë që kanë lindur
            përpara largimit të tij, nëse këto detyrime kanë lindur përpara 3 viteve nga data e këtij
            largimi. Parashkrimi nis në datën e regjistrimit të largimit të ortakut.



                                          PJESA III
                                    SHOQËRIA KOMANDITE

            Komente:

            1.    Shoqëria komandite është një formë ligjore shumë e dobishme për ndërmarrjet e vogla
            dhe të mesme, sidomos për biznesin familjar,  sepse  mundëson  pjesëmarrjen e ortakëve, të
            cilët duan thjesht të bëjnë një investim të kufizuar pa marrë pjesë aktivisht në administrimin e
            firmës. Mirëpo, gjithmonë, duhet të jetë, të paktën, një person që të jetë i  aftë dhe të ketë
            dëshirë ta administrojë personalisht firmën dhe të marrë përsipër përgjegjësinë e ortakut të
            pakufizuar. 106  Nga ana tjetër, ky person mund të përfitojë nga fleksibiliteti më i madh i formës
            së shoqërisë komandite krahasuar me shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar.

            2.    Shoqëria  komandite  ndryshon  nga  shoqëria  kolektive  kryesisht  përsa  i  takon
            përgjegjësisë së kufizuar të ortakëve të kufizuar. Ortakët e kufizuar përgjigjen personalisht
            ndaj kreditorëve të shoqërisë vetëm deri në vlerën e pjesës së pashlyer të kontributeve të tyre
            në  kapitalin  e  shoqërisë  (neni  56,  pika  1,  neni  62,  pika  1).  Për  rrjedhojë,  duke  paguar

            106  Termi “ortak  i përgjithshëm” apo “ortak i pakufizuar”  në  gjuhën  ligjore  gjermane është “Komplementär”;  ndërsa
            termi “ortak i kufizuar” është “Kommanditist”. Pothuajse gjithë gjuhët ligjore të rajonit i përdorin të dy termat.


                                                                              97
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103