Page 97 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 97

3. Në rast  përjashtimi, sipas  nenit  48 të  këtij ligji, ortakët  mund të  zbresin  nga
            shuma e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, vlerën e dëmit të mundshëm, që shoqëria
            ka pësuar nga mospërmbushjet e ortakut.

                                           Neni 50
                            Procedura për rastet kur mbetet vetëm një ortak
                 1. Kur, për çfarëdo arsye, shoqëria kolektive mbetet me një ortak të vetëm, atëherë
            ai  është  i  detyruar  që,  brenda  6  muajve  nga  ngjarja  e  këtij  fakti,  të  marrë  masat  e
            nevojshme  për  ta  përshtatur  shoqërinë  me  kërkesat  e  këtij  ligji,  apo  në  mënyrë
            alternative t'i kalojë veprimtarinë e saj një shoqërie të themeluar rishtazi, që pranon
            ekzistencën  e  një  ortaku  të  vetëm  ose  të  vazhdojë  ushtrimin  e  veprimtarisë  duke  u
            regjistruar si tregtar.
                 2. Nëse brenda afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, ortaku i mbetur nuk
            regjistron  një  prej  veprimeve  si  më  sipër  në  Qendrën  Kombëtare  të  Regjistrimit,
            shoqëria kolektive vlerësohet e prishur dhe likuidohet sipas dispozitave të këtij ligji. Çdo
            person i interesuar mund t'i drejtohet gjykatës për të konstatuar prishjen e shoqërisë.

                                           Neni 51
                               Vazhdimi i shoqërisë nga trashëgimtarët
                 1.  Shoqëria  kolektive  vazhdon  ta  ushtrojë  veprimtarinë  me  trashëgimtarët  e
            ortakut të vdekur, nëse lejohet në statut dhe pranohet nga trashëgimtarët.
                 2. Trashëgimtarët mund të ushtrojnë të drejtën e përmendur në pikën 1 të këtij
            neni, brenda 30 ditëve nga data, në të cilën gjykata përkatëse, sipas dispozitave të Kodit
            të Procedurës Civile, lëshon dëshminë e trashëgimisë.

                                           Neni 52
                           Regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit
                 Të gjithë ortakët janë të detyruar të njoftojnë Qendrën Kombëtare të Regjistrimit
            për regjistrim, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për Qendrën
            Kombëtare të Regjistrimit", për aktet, faktet e prishjes dhe largimit të ortakëve.
                 Nëse  prishja  bëhet  me  vendim  gjykate,  gjykata  ia  njofton  vendimin  Qendrës
            Kombëtare të Regjistrimit për regjistrim, sipas nenit 45 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007
            "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit".


                                          TITULLI V
                              LIKUIDIMI I SHOQËRISË KOLEKTIVE

                                           Neni 53
                       Likuidimi i shoqërisë kolektive në gjendjen e aftësisë paguese

                                                                              96
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102