Page 96 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 96

Neni 46
                               Njoftimi nga kreditori personal i ortakut
                 Nëse kreditori personal i ortakut nuk ka arritur të ekzekutojë kreditë e tij ndaj
            këtij të fundit, në bazë të një vendimi gjyqësor, atëherë, brenda 6 muajve nga kërkesa,
            kreditori  ka  të  drejtë  t'i  kërkojë  shoqërisë  likuidimin  e  pjesës  që  zotëron  ortaku  në
            shoqëri. Dispozitat e pikës 2 të nenit 40 të këtij ligji mbeten të zbatueshme edhe në këtë
            rast.
                                           Neni 47
                                Prishja e shoqërisë me vendim gjykate
                 Shoqëria mund të prishet me vendim gjykate për shkaqe të arsyeshme, në bazë të
            padisë së ngritur nga një ortak e, në  mënyrë të veçantë, nëse njëri prej ortakëve,  me
            dashje ose si pasojë e pakujdesisë së rëndë, nuk ka kryer detyrat e caktuara në statut,
            apo nëse kryerja e këtyre detyrave është bërë e pamundur.

                                           Neni 48
                                      Përjashtimi i ortakut
                 Në rrethanat e parashikuara në nenin 47 të këtij ligji, gjykata, në bazë të padisë të
            ngritur nga një ortak,  mund të vendosë të përjashtojë ortakun përgjegjës dhe të  mos
            vendosë prishjen e shoqërisë.

            Komente:

                    Sa i takon standardit që duhet të krijojnë këtu gjykatat, shih gjithashtu nenin 102,
            më poshtë, për përjashtimin e ortakëve të SHPK-ve.

                                           Neni 49
                                 Ndarja e pjesës së ortakut që ikën
                 1.  Pjesa  e  secilit  ortak,  që  largohet  nga  shoqëria  kolektive,  ndahet  në  mënyrë
            proporcionale ndërmjet ortakëve të mbetur, me përjashtim të rasteve kur largimi është
            pasojë e falimentimit, njoftimit të kreditorit apo për raste të tjera të parashikuara në
            statut. Ortakët e mbetur janë të detyruar t'i paguajnë ortakut të larguar, kreditorëve
            apo trashëgimtarëve të tij, në përputhje me rregullat e trashëgimisë, vlerën që ai do të
            kishte përfituar nëse shoqëria do të ishte prishur në çastin e daljes së tij, duke pasur
            parasysh edhe veprimet ende të papërfunduara.
                 2. Nëse vlera e aktiveve të shoqërisë nuk është e mjaftueshme për të përballuar të
            gjitha  detyrimet  e  saj,  ortaku  që  largohet  apo  trashëgimtarët  e  tij,  në  përputhje  me
            rregullat e trashëgimisë, përgjigjet për diferencën, në përpjesëtim me pjesën e humbjeve
            të shoqërisë, që i takojnë.



                                                                              95
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101