Page 91 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 91

përbashkët,  mund  të  autorizojnë  disa  prej  tyre  për  kryerjen  e  disa  veprimeve  apo
            kategorive të caktuara veprimesh.
                 3.  Çdo  përjashtim  i  ortakëve  nga  e  drejta  e  përfaqësimit,  çdo  vendim  për
            përfaqësim të përbashkët apo çdo ndryshim në të drejtat e një ortaku për përfaqësim
            njoftohen për regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

                                           Neni 39
                       Njoftimi i dorëheqjes dhe heqja e të drejtave për përfaqësim
                 1. Përfaqësuesi i shoqërisë mund të japë dorëheqjen nga detyrat e tij, nëpërmjet
            një  njoftimi  paraprak,  dhënë  në  një  kohë  të  përshtatshme  dhe  duke  pasur  parasysh
            mundësitë e përfaqësuesve të tjerë, për të vijuar veprimet e ndërmarra nga përfaqësuesi
            i dorëhequr.
                 2. Ortakut mund t'i hiqet tagri i përfaqësimit me vendim të gjykatës përkatëse, me
            kërkesë  të  ortakëve  të  tjerë,  veçanërisht  në  rastet  e  shkeljes  së  rëndë  të  detyrave  të
            përfaqësimit apo të paaftësisë, për t'i përmbushur ato në mënyrë të rregullt.

                                           Neni 40
                                  Përgjegjësia personale e ortakëve
                 1. Ortakët përgjigjen personalisht e në mënyrë solidare për detyrimet e shoqërisë
            me të gjitha pasuritë e tyre. Çdo marrëveshje, në kundërshtim me këtë dispozitë, nuk
            prodhon efekte ndaj palëve të treta.
                 2.  Kreditori  personal  i  ortakut  mund  të  ekzekutojë  kreditë,  që  ka  ndaj  këtij  të
            fundit, duke ekzekutuar kreditë që ortaku ka ndaj shoqërisë, si dhe pjesën që ky ortak
            zotëron në shoqëri. Kreditori mund të kërkojë ekzekutimin e kredive, në përputhje me
            nenet 581 deri në 588 të Kodit të Procedurës Civile.

            Komente:

            1.    Struktura e përgjegjësisë. Sipas nenit 40, pika 1, ortakët përgjigjen personalisht për
            borxhet  e  shoqërisë  kolektive.  Përgjegjësia  e  tyre  është  solidare,  si  dhe  e  pakufizuar.
            Gjithashtu, ortakët e rinj përgjigjen për të gjitha detyrimet ekzistuese të shoqërisë (neni 42).
            Duhet  theksuar  se  këto  dispozita  synojnë  të  shërbejnë  për  mbrojtjen  e  kreditorëve  në
            marrëdhëniet e jashtme të shoqërisë.

            2.    Sa u takon marrëdhënieve të brendshme, nuk ekziston ndonjë detyrim për t’u përgjigjur
            personalisht për borxhet e shoqërisë. Pra, nëse një ortak i shlyen vullnetarisht borxhet që i ka
            shoqëria  një  kreditori,  ai  mund  të  kërkojë  rimbursimin  nga  shoqëria  në  formën  e
            “shpenzimeve” sipas nenit 27. Nëse shoqëria nuk e bën pagesë, ortaku, i cili i ka bërë kërkesë
            shoqërisë për pagesë në bazë të nenit 27, nuk mund t’u kërkojë ortakëve të tjerë ta shlyejnë në
            bazë të nenit 40, pika 1. Ai nuk është “palë e tretë”, sipas neneve 38 e në vijim, kërkesa e të
            cilës për pagesë kërkon mbrojtje përmes përgjegjësisë personale të ortakëve. Kjo kërkesë për

                                                                              90
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96