Page 87 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 87
përmes kësaj mbrohet siç duhet interesi financiar i ortakut që largohet dhe, kështu, ortakët e
tjerë parandalohen që të shpronësojnë ortakun që largohet.
Neni 26
Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar
Gjatë përmbushjes së detyrimeve të tyre, ortakët përgjigjen ndaj shoqërisë
kolektive për të gjitha dëmet e shkaktuara me dashje ose me pakujdesi të rëndë.
Neni 27
Rimbursimi i shpenzimeve
Të gjithë ortakët kanë të drejtë t'i kërkojnë shoqërisë kolektive rimbursimin e
shpenzimeve, që kanë bërë gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare të shoqërisë, të cilat
janë të nevojshme, duke pasur parasysh rrethanat e veprimtarisë.
Neni 28
Vonesa në pagimin e kontributeve
Ortakët, të cilët:
a) nuk i paguajnë shoqërisë kontributin në para ose në natyrë brenda afatit të
përcaktuar në statut;
b) nuk i kalojnë në kohën e duhur shoqërisë paratë e arkëtuara në emër të saj;
c) marrin para nga shoqëria pa qenë të autorizuar;
detyrohen të paguajnë interes mbi vlerat që detyrohen, duke nisur nga data kur
duhet të kishin derdhur kontributin, të kishin bërë kalimin ose nga data, në të cilën kanë
marrë paratë.
Neni 29
Rritja ose zvogëlimi i vlerës së kontributit
1. Ortaku nuk është i detyruar ta rrisë vlerën e kontributit të vet mbi shumën, për
të cilën është rënë dakord, ose ta shtojë atë, nëse ky kontribut është zvogëluar nga
humbjet.
2. Ortaku nuk mund ta zvogëlojë vlerën e kontributit të vet, pa miratimin e
ortakëve të tjerë.
Neni 30
Disponimi i pjesëve
1. Ortaku nuk mund të heqë dorë, të transferojë apo të vendosë barrë mbi të
drejtat, që rrjedhin nga cilësia e ortakut (pjesa) në shoqëri, pa miratimin e ortakëve të
tjerë.
86

