Page 85 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 85
TITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 22
Përkufizimi
Një shoqëri është shoqëri kolektive nëse regjistrohet si e tillë, e kryen veprimtarinë
tregtare nën një emër të përbashkët dhe përgjegjësia e ortakëve përpara kreditorëve
është e pakufizuar.
Neni 23
Regjistrimi
1. Shoqëria kolektive regjistrohet në përputhje me nenet 26, 28, 32 e 33 të ligjit
nr.9723, datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit".
2. Nëse shoqëria kolektive ka krijuar një faqe interneti, të dhënat, të cilat i
raportohen Qendrës Tregtare të Regjistrimit, publikohen në këtë faqe dhe u vihen në
dispozicion personave të interesuar.
TITULLI II
MARRËDHËNIET NDËRMJET ORTAKËVE
Neni 24
Liria kontraktore
Marrëdhëniet ndërmjet ortakëve rregullohen nga statuti. Nenet 25 deri në 37 101 të
këtij ligji zbatohen vetëm në rastin kur në statut nuk parashikohet ndryshe.
Komente:
Liria e kontraktore është thelbësore për dispozitat e reja për shoqëritë kolektive, sepse
ortakët duhen lejuar t’ua përshtatin rrethanave konkrete rregullat për bashkëpunimin e tyre.
“Shoqëria model”, që parashikon ligji, është më shumë një veprimtari private e përbashkët,
për efektin social dhe ekonomik relativisht të vogël të së cilës nuk janë të nevojshme kërkesa
ligjore të detyrueshme. Për rrjedhojë, neni 24 shpall se dispozitat për marrëdhëniet e
brendshme të ortakëve (nenet nga 25 deri në 37) zbatohen vetëm nëse nuk parashikohet
ndryshe në Statut. Dispozitat për shoqëritë kolektive (pjesë e ligjit për shoqëritë tregtare)
duhet të jenë të detyrueshme vetëm në masën që preken interesat e palëve të treta
(marrëdhëniet e jashtme). Kjo parashikohet nga nenet nga 38 deri në 42.
101 Referimi i saktë i nenit rregulluar me ligjin nr.129/2014, neni 6.
84

