Page 88 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 88
2. Të drejtat, që rrjedhin nga cilësia e ortakut (pjesa) në shoqërinë kolektive,
mund t'u transferohen, pa asnjë kufizim, ortakëve të tjerë.
Neni 31
Administrimi
1. Të gjithë ortakët kanë të drejtë ta administrojnë veprimtarinë tregtare të
shoqërisë kolektive, duke vepruar si administratorë.
2. Nëse, në mbështetje të statutit, i është ngarkuar administrimi një apo disa prej
ortakëve, ortakët e tjerë përjashtohen nga administrimi.
Komente:
1. Struktura e drejtimit të brendshëm. Administrimi i shoqërisë është një aspekt i
rëndësishëm i marrëdhënieve të brendshme midis ortakëve. Objektivi legjislativ kryesor është
të vendoset drejtpeshimi i duhur midis kërkesave praktike të drejtimit të një firme biznesi, nga
njëra anë, dhe mbrojtjes së interesit legjitim të çdo ortaku për të pasur nën kontroll biznesin e
shoqërisë, nga ana tjetër.
Përgjithësisht, e drejta për të marrë vendime lidhur me administrimin u takon ortakëve (neni
31), domethënë, përgjithësisht, administratorët nuk vijnë nga jashtë shoqërisë, ndërsa këtë rol
e luan një ose disa ortakë. Megjithatë, neni 34 lejon kalimin e të drejtave të administratorit
nga një ortak një pale të tretë me miratimin e të gjithë ortakëve të tjerë.
Administrimi i shoqërisë është konceptuar jo vetëm si e drejtë por dhe si detyrim. Është
e nevojshme kjo, sepse në Statut ortakët vendosin detyrimin për veten e tyre për të
bashkëpunuar që të arrijnë së bashku një qëllim të përbashkët. Pra, braktisja e detyrimeve
është tejet e kufizuar; mbi të gjitha, kjo kërkon “arsye të rëndësishme”.
Duke qenë se të gjithë ortakët përgjigjen në mënyrë të pakufizuar dhe solidare për
borxhet e shoqërisë, është logjike që neni 31 parashikon që të gjithë ortakët të marrin pjesë në
administrimin e shoqërisë (nëse të gjithë partnerët nuk bien dakord për të kundërtën). Kjo
është një masë mbrojtëse e domosdoshme ndaj keqtrajtimit të disa ortakëve nga ortakët e
tjerë.
2. Neni 32, pika 1, parashikon të drejtën personale të ortakëve për të marrë vendime lidhur
me administrimin. Kjo është e nevojshme për qëllime praktike. Për pasojë, secili ortak
administrator, gjithashtu, mund të kundërshtojë vendimet lidhur me administrimin që marrin
ortakët e tjerë.
Objekti i autoritetit të ortakëve për të marrë vendime lidhur me administrimin kufizohet
në ushtrimin e zakonshëm të veprimtarisë tregtare (neni 33, pika 1). Përndryshe, është i
nevojshëm miratimi i të gjithë ortakëve (neni 33, pika 2). Për rrjedhojë, çdo vendim që, në
thelb, prek bazën e bashkëpunimit të ortakëve, duhet marrë nga të gjithë ortakët së bashku.
Përgjithësisht, neni 36, pika 1, kërkon unanimitet. Statuti mund të devijojë nga kjo kërkesë,
duke parashikuar marrjen e vendimeve me shumicë votash (neni 36, pika 2). Të gjitha këto
87

