Page 83 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 83
Çlirimi sërish i shoqërive të thjeshta nga detyrimi për t’u regjistruar (dhe për të qenë
në harmoni me sistemet e tjera ligjore të rajonit dhe BE-së) dhe amendimi i ligjit për
regjistrimin e biznesit në këtë aspekt;
Përfshirja e një dispozite në Kodin Civil ose në ligjin e ri për shoqëritë tregtare, që
të shpallë se shoqëritë e thjeshta, që kërkojnë një organizim të zakonshëm biznesi,
duhet të transformohen dhe të regjistrohen si shoqëri kolektive. Këtu mund të
shtohet zgjidhja me vendosjen e pragut për tregtarët. Duke qenë se amendamentet
ndaj Kodit Civil arrihen me vështirësi më të madhe, një zgjidhje e pëlqyeshme do të
ishte amendimi i ligjit të ri për shoqëritë tregtare. Duket se ky shqetësim teknik
juridik nuk ka qenë problem për profesionistët e fushës në Shqipëri. Në vitin 2011
dhe 2012 janë organizuar disa tryeza të rrumbullakëta për diskutimin e ligjit për
shoqëritë tregtare të vitit 2008. Ndonëse u zhvilluan një sërë takimesh, me një
numër të madh pjesëmarrësish, për të cilat edhe u bë mjaft publicitet, askush nuk e
përmendi si problematike këtë dispozitë. Mesa duket, nuk përbën ndonjë problem të
ndjeshëm.
2. Ligji për shoqëritë tregtare ndjek një model të qartë dhe të thjeshtë të shoqërive të
thjeshta, duke e vënë theksin mbi zgjedhjen të projektuar vetë modelin e tyre, me qëllim
nxitjen e aktiviteteve ekonomike në Shqipëri. Normat e Kodit Civil për shoqëritë e thjeshta
ndjekin konceptet italiane të shoqërisë së thjeshtë (“La società semplice” (“Shoqëria e
thjeshtë”), nenet nga 2251 deri në 2290 të Kodit Civil Italian), dhe shpesh, parashikojnë
zgjidhje më të ndërlikuara. Për shembull, ligji për shoqëritë tregtare parashikon “norma
automatike”, domethënë, norma që rregullojnë shoqërinë kur ortakët nuk kanë vendosur
ndryshe. Një shembull është që fitimet dhe humbjet të ndahen në mënyrë të barabartë mes
tyre dhe që votimi të jetë me shumicë të thjeshtë. Kjo metodë lejon fleksibilitet të
konsiderueshëm. Ligji vendos rregullat model, por ortakët mund të vendosin vetë shumë
rregulla të tjera. Nenet 24, 26, pika 1, 36, pika 2, 37, pika 2, e përdorin shpesh këtë koncept.
Pra, këtu, për shembull, shkëputet lidhja midis pjesëmarrjes në fitime dhe humbje dhe votimit,
nga njëra anë, dhe kontributeve, nga ana tjetër. Në thelb, nenet 1080 dhe 1086 të Kodit Civil
miratojnë një rregull tjetër automatike, që thotë se fitimet dhe humbjet përllogariten në
përpjesëtim me vlerën e kontribuar në shoqëri dhe se votimi brenda shoqërisë së thjeshtë
mund të llogaritet gjithashtu në përpjesëtim me vlerën e kontribuar në shoqëri. Megjithatë,
neni 1076 i Kodit Civil parashikon se “prezumohet se anëtarët janë të detyruar të
kontribuojnë, në pjesë të barabarta midis tyre, sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit të
shoqërisë, përveç kur në kontratë është parashikuar ndryshe.”
3. Dallimi më i madh midis dispozitave të Kodit Civil për shoqëritë e thjeshta dhe
dispozitave të ligjit për shoqëritë tregtare ka shumë të ngjarë të gjendet në nenin 1089, pika 1,
të Kodit Civil. Vetëm ortakët, të cilët kanë vepruar në emër të shoqërisë së thjeshtë, përgjigjen
përpara kreditorëve, nëse kontrata nuk parashikon përgjegjësinë e të gjithë anëtarëve. Në
shoqëritë kolektive, që parashikon ligji për shoqëritë tregtare, përgjegjësia nuk varet nga fakti
82

