Page 79 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 79

punëdhënësve. Punonjësit duhen përfshirë gjithmonë dhe nga afër në vendimmarrje në gjithë
                            99
            nivelet  e  shoqërisë”.   Legjislacioni  evropian  në  fuqi  për  pjesëmarrjen  e  punëmarrësve
            përfshin Direktivën 94/45/KE për këshillat evropiane të punës, që kërkon krijimin e këshillave
            të  punës  në  ndërmarrjet  mbarëevropiane,  dhe  Direktivën  2002/14/KE  për  informimin  e
            punëmarrësve  dhe  konsultimin  me  ta.  Nuk  ekzistojnë  kërkesa  ligjore  evropiane  për
            përfaqësimin  në  nivel  të  këshillit.  Por  Rregullorja  2157/2001  për  shoqërinë  evropiane
            parashikon krijimin e shoqërive evropiane që kanë këtë formë pjesëmarrjeje. Këto dispozita
            bazohen në ligjin dhe përvojën e disa Shteteve Anëtare të caktuara, si: Gjermania, Holanda
            dhe Shtetet Anëtare skandinave, ku pjesëmarrja e punëmarrësve njeh një traditë të shëndoshë
            dhe të suksesshme në kuadër të “rritjes së kontrollit të ndërmarrjes” që përmendet në kreun e
            mëparshëm.

            2.    Me qëllim realizimin e konvergjencës me standardin e BE-së, ligjvënësit në Shqipëri
            vendosën një sistem me këshilla të punëmarrësve me të drejtat përkatëse për informim dhe
            konsultim (nenet nga 19 deri në 21). Megjithatë, sa i takon përfaqësimit të punonjësve në nivel
            të këshillave drejtues, ligji për shoqëritë tregtare i vitit 2008 nuk e trashëgoi konceptin ligjor
            të nenit 109 të ligjit nr.7638 të mëparshëm për shoqëritë tregtare, që kërkonte që një e treta e
            anëtarëve të këshillit mbikëqyrës të zgjidhej nga punëmarrësit. Gjatë procesit të konsultimeve,
            u  pranua  fakti  se  kjo  dispozitë nuk  është  zbatuar  asnjëherë  gjatë  15  viteve  të  praktikës  së
            zbatimit të ligjit të mëparshëm për shoqëritë tregtare. Për më tepër, duke qenë se supozohej që
            ligji i vitit 2008 të merrte në konsideratë zgjedhjen midis modeleve të ndryshme të drejtimit të
            brendshëm të shoqërisë (midis sistemit me një nivel dhe atij me dy nivele), nuk qe e mundur
            të dilej me një mendim të përbashkët lidhur me mënyrën si mund të arrihej që kërkesa për
            përfaqësimin e punonjësve në nivel bordi të vazhdonte të ishte detyrueshme për të gjitha këto
            modele. Për rrjedhojë, neni 21 i ligjit për shoqëritë tregtare parashikon zgjidhjen e përfshirë
            për herë të parë në të drejtën evropiane nga Rregullorja 2157/2001/KE për statutin e shoqërisë
            evropiane, dhe nga Direktiva 2001/86/KE, që e plotëson këtë statut lidhur me përfshirjen e
            punëmarrësve:  administratorët  e  shoqërisë  dhe  përfaqësuesit  e  punëmarrësve  mund  ta
            vendosin nivelin e pjesëmarrjes së punëmarrësve në këshillat drejtues përmes negociatave. Po
            kështu,  qysh  prej  fillimit  (ose  përmes  amendamenteve  të  mëvonshëm),  Statuti  mund  të
            parashikojë që një ose disa anëtarë të këshillit mbikëqyrës të emërohet dhe shkarkohet nga
            punëmarrësit (neni 167, pika 4, nënpika 2). Edhe ligji shqiptar për bashkimin ndërkufitar të
            shoqërive  tregtare  pasqyron  dispozitat  e  BE-së  (Rregullorja  2157/2001/KE  për  statutin  e
            shoqërisë  tregtare  evropiane  (SE)  dhe  Direktiva  2001/86/KE),  duke  i  harmonizuar  kështu
            dispozitat e BE-së me legjislacionin shqiptar.




            99   Raporti  Përfundimtar  i  Grupit  të  Ekspertëve  për  Sistemet  Evropiane  të  Përfshirjes  së  Punonjësve,  i  kryesuar  nga
            Viskont Davignon (Raporti “Davignon”), Komisioni Evropian, maj 1997, pika 19.


                                                                              78
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84