Page 75 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 75
normal për investimet, do të ndiheshin të pasigurt lidhur me investimet e tyre për shkak të
paparashikueshmërisë së vlerës maksimale të humbjes që do t’u duhet të përballojnë.
Bazuar në shqetësimet e ngritura nga grupet e interesit gjatë periudhës së konsultimeve
2011-2012, u gjykua e arsyeshme të riformulohet neni 16 i ligjit nr.9901, në radhë të parë, për
të sqaruar formulimet e mëparshme se përgjegjësia personale, në bazë të nenit 16 të ligjit
nr.9901, ndaj palëve të treta, përfshi autoritetet publike, qëndronin vetëm nëse shkeljet që
parashikoheshin në këtë nen, vërtetoheshin me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Gjithashtu, duke pasur parasysh se detyrimi sipas nenit 16 është një detyrim
jashtëkontraktore për shkaktimin e dëmit, u gjykua e arsyeshme që, në analogji me dispozitat
e Kodit Civil lidhur me detyrimet që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit (nenet 608 e vijues), të
përcaktohet edhe elementi i qëllimshëm i sjelljes abuzive që ka për pasojë detyrimin e
dëmshpërblimit të të tretëve.
Rrjedhimisht, është sqaruar se veprimet apo mosveprimet, sipas nenit 16, duhen kryer
nga personat përgjegjës me qëllim për t’i siguruar vetes apo të tretëve një përfitim ekonomik
të padrejtë, apo për t’i shkaktuar një të treti pakësimin e pasurisë.
Praktika, që u krijua gjatë zbatimit të ligjit nr.9901, tregoi pasiguri të operatorëve
ekonomikë lidhur me masat që duhet të marrin administratori ose ortaku i shoqërisë për të
shmangur përgjegjësitë personale sipas nenit 16, pika 1, shkronja “c”.
Duhet shënuar se shkronja “c” e pikës 1 të nenit 16 në asnjë rast nuk i detyron
ortakët/aksionarët që të marrin përsipër kontribute shtesë në kapitalin e shoqërisë, por i vë
përpara zgjedhjes alternative të financimit të mëtejshëm, nëse janë të interesuar të vazhdojnë
veprimtarinë, apo të marrjes së vendimit për likuidimin apo falimentimin e shoqërisë.
Lidhur me këtë shqetësim, e për të sqaruar se neni 16 i ligjit nr.9901 nuk parashikon
detyrimin që ortakët/aksionarët e shoqërisë të marrin përsipër dhënien e kontributeve shtesë
në kapitalin e saj, u gjykua e arsyeshme të riformulohet neni 16, pika 1, shkronja “c”, në
mënyrë që të sqarojë se administratori, ortaku apo aksionari përgjigjet personalisht ndaj
palëve të treta vetëm nëse, në çastin kur ka marrë dijeni që shoqëria nuk pasur kapital të
mjaftueshëm për të siguruar ushtrimin normal të veprimtarisë, nuk ka marrë vendimet e
nevojshme për të ndërprerë vazhdimin e veprimtarisë, dhe/ose për të marrë përsipër detyrime
të reja ndaj palëve të treta, përfshi autoritetet publike.
9. Së fundmi, bazuar në parimin kushtetues të proporcionalitetit, u gjykua e arsyeshme që
të parashikohej që përgjegjësia personale e administratorëve, ortakëve apo aksionarëve, që
rrjedh nga shkelja e dispozitave të nenit 16, të mos shkojë në vlerë përtej dëmit që kanë
pësuar kreditorët si pasojë e kësaj shkeljeje. Prandaj, neni 16, ndryshuar në vitin 2014,
parashikon se:
në rast abuzimi me formën e shoqërisë tregtare për arritjen e qëllimeve të
paligjshme, përgjegjësia personale të jetë deri në vlerën e përgjithshme të
detyrimeve të papaguara të shoqërisë;
në rast të trajtimit të pasurive të shoqërisë tregtare si të ishin pasuritë e tyre,
përgjegjësia personale të jetë deri në vlerën e tregut të këtyre pasurive (p.sh.:
74

