Page 78 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 78
Komente:
Kjo dispozitë, që u miratua në vitin 2008, përbën një risi në sistemin shqiptar. për herë
të parë, ajo përfshin një standard të përshtatshëm për fshehtësinë në çështjet tregtare, që
pasqyron debatin kompleks në nivel evropian dhe ndërkombëtar. Kjo pasqyrohet nga pika 2,
që parashikon përkufizimin e përjashtimeve nga dispozita për sekretin tregtar në pikën 1. Këto
përjashtime janë të nevojshme për të garantuar funksionimin e zakonshëm të tregut dhe të
sistemit demokratik. Është thelbësore që të bëhen të ditura shkeljet e ligjeve, etikës dhe
përvojës pozitive, që janë bërë në fushën biznesit të një tregtari ose në një shoqëri tregtare.
Transparenca është një parim tejet i vlerësuar i drejtimit të brendshëm të shoqërisë tregtare.
Personat, të cilët kanë mundësi të marrin dijeni për këto praktika të paligjshme, duhen
inkurajuar që këto informacione t’i bëjnë publike dhe të bëhen “sinjalizues të problemeve”, pa
pasur frikë se mund të përjashtohen apo të kenë pasoja të tjera negative. Ky është kuptimi i
fjalisë së fundit të pikës 2, që i konsideron përjashtimet e renditura në fjalinë e mëparshme si
“interes publik” dhe e deklaron të ligjshëm publikimin e informacionit, nëse synimi është të
mbrohet ky interes publik. Kjo do të thotë se këtu parashikohet një tolerancë gabimi: nëse
“sinjalizuesi i problemit” do të veprojë në mirëbesim dhe do të ketë arsye të mjaftueshme për
të besuar se është shkelur interesi publik, ai mund ta bëjë publik këtë informacion edhe sikur
ta ketë gabim, pa mbajtur ligjërisht përgjegjësi për këtë. Ky standard na lidh me atë që
“vepron në mirëbesim për interesin më të mirë të shoqërisë” të nenit 98, pika 1, dhe 163, pika
1: respektimi i ligjeve, përvojave pozitive të punës dhe parimeve të etikës tregtare bashkojnë
si interesin e publikut, ashtu dhe interesin më të mirë të shoqërisë, që parashikohen në këto
dispozita. Pra, këtu, anëtarët e këshillit të administrimit ose këshillit mbikëqyrës, të cilët
veprojnë si “sinjalizues të problemeve” parashikohen jo vetëm nga neni 18, pika 2, por dhe
nga detyrimet e tyre si administratorë.
TITULLI V
PJESËMARRJA E PUNËMARRËSVE
Komente:
1. Opinioni i tanishëm në BE për përfshirjen e punëmarrësve mund të mësohet nga ky
citim që bën raporti i një grupi ekspertësh që ngriti Komisioni i BE-së në vitin 1996:
“Globalizimi i ekonomisë dhe vendi i veçantë që ka industria evropiane ngrenë çështje
themelore lidhur me pushtetin e partnerëve socialë brenda shoqërisë. Nuk mund të pritet që
lloji i krahut të punës, për të cilin kanë nevojë shoqëritë evropiane (i specializuar, i lëvizshëm,
i angazhuar, i përgjegjshëm dhe i aftë që të përdorë novacionet teknike dhe të përqendrohet
tek objektivi i rritjes së aftësisë konkurruese dhe i cilësisë), thjesht t’u bindet urdhrave të
77

