Page 82 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 82

Ngjashmëria  me  shoqëritë  kolektive  evidentohet,  nëse  marrim  në  konsideratë  edhe
            faktin se prona e shoqërive të thjeshta duhet dalluar nga ajo e pjesëmarrësve në shoqëri. Neni
            1078 i  Kodit Civil e quan të mirëqenë se kontributi  mund  të bëhet  “në natyrë” dhe krijon
            “pronësinë” e kësaj prone të shoqërisë së thjeshtë. Neni 1089 deklaron se kreditorët mund të
            kërkojnë të drejtat e tyre mbi pasurinë e shoqërisë dhe mbi ortakët e vetëm. Neni 1090 thotë:
            “Anëtari,  të  cilit  i  kërkohet  pagimi  i  detyrimeve  të  shoqërisë,  mund  të  kërkojë,  edhe  kur
            shoqëria është në likuidim, ekzekutimin paraprak ndaj pasurisë së shoqërisë (...)”. Nga sa më
            sipër del se shoqëritë e thjeshta mund të lidhin kontrata dhe të jenë kreditore dhe debitore. Në
            të vërtetë, ky pozicion gjysmë-autonom i shoqërisë së thjeshtë mund të çojë me lehtësi në
            pranimin e personalitetit juridik, sidomos, pas përfshirjes së detyrimit për t’u regjistruar, nëse
            një gjë e tillë nuk është përjashtuar shprehimisht. 100
                 Megjithatë,  fakti  që  shoqëritë  e  thjeshta  nuk  fitojnë  personalitet  juridik  përmes
            regjistrimit,  gjithsesi,  nuk  shpjegon  kur  një  shoqëri  është  shoqëri  e  thjeshtë  dhe  kur  është
            shoqëri kolektive. U tha se ato nuk kërkojnë organizim të zakonshëm biznesi, të ngjashëm me
            një person fizik aktivitetet e të cilit nuk e kanë arritur ende pragun e vendosur nga Ministria e
            Ekonomisë dhe Tregtisë (neni 2, pika 4). Në të vërtetë, për të qenë shoqëri kolektive ato duhet
            të  organizohen  dhe  të  kenë  një  Statut  (neni  24).  Mirëpo,  nëse  nuk  kanë  nevojë  për  një
            organizim të zakonshëm biznesi, përse u dashka të regjistrohen? Këtu, ka një kontradiktë në
            koncepte: tregtarët e vegjël nuk kanë nevojë të regjistrohen dhe nuk trajtohen si biznesmenë.
            Si mund ta trajtojmë ndryshe një shoqëri të thjeshtë të vogël? Duhet të mbajmë parasysh se
            një  shoqëri  e  thjeshtë  krijohet  shumë  lehtë,  pasi  nuk  ekzistojnë  formalitete  kontraktore
            formale.
                 Për shembull, nëse dy a më shumë persona bien dakord që të pajtohen bashkërisht në
            një buletin juridik, ta paguajnë çmimin e pajtimit dhe ta lexojnë buletinin bashkërisht, a duhet
            të regjistrohen ata? Me fjalë të tjera, për të arritur këtu në një vlerësim normativ koherent,
            shoqërive të thjeshta iu duhet kërkuar vetëm të regjistrohen nëse kanë nevojë për të njëjtin
            organizim të biznesit, për të cilin bëhet fjalë këtu. Për tregtarët, kjo  quhet e mirëqenë nëse
            vëllimi tregtar i tyre e kalon pragun e vendosur nga Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë. Të
            paktën,  për  ato  shoqëri  të  thjeshta  që  kanë  pasur  parasysh  ligjvënësit  shqiptarë  kur  kanë
            miratuar regjistrimin, domethënë, zyrat ligjore dhe shërbime të tjera që e përdorin këtë formë
            organizimi, nuk do të kishte nevojë madje për ndonjë prag, sepse, me siguri, ato “kërkojnë një
            organizim të zakonshëm biznesi”. Megjithatë, për të pasur një rregull të qartë, i njëjti prag
            duhet aplikuar edhe për shoqëritë e thjeshta për t’u regjistruar. Atëherë, bëhet pyetja: çfarë do
            t’i  dallonte  ose  duhet  t’i  dallonte  këto  shoqëri  nga  shoqëritë  kolektive?  Në  këtë  pikë,
            mosdhënia e personalitetit juridik këtyre shoqërive do të ishte vërtet artificiale.
                 Pra, për ne zgjidhja më përshtatshme do të ishte kjo:

            100  Jurisprudenca gjermane është e përçarë sa i takon personalitetit juridik të shoqërive të thjeshta. Gjykatat i pranojnë
            shoqëritë  e  thjeshta  si  “subjekte  juridike  pa  personalitet  juridik”.  Disa  pjesë  të  doktrinës  gjermane  e  pranojnë
            personalitetin  juridik  të  shoqërive  të  thjeshta.  Megjithatë,  ky  debat  duhet  parë  në  kontekst:  ai  prek  edhe  shoqëritë
            kolektive dhe ato komandite, duke qenë se Gjermania është një nga vendet që, madje, nuk u japin personalitet juridik
            këtyre formave të shoqërisë, pavarësisht nga fakti që ato janë edhe më të pavarura sesa shoqëritë e thjeshta.


                                                                              81
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87