Page 84 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 84
se kush ka vepruar në emër të shoqërisë. Kreditori mund të zgjedhë të kërkojë të drejtat e veta
mbi shoqërinë ose mbi njërin prej ortakëve apo ortakët, të cilët përgjigjen personalisht dhe në
mënyrë solidare me të gjitha pasuritë e tyre. Çdo marrëveshje në kundërshtim me këtë nuk
prodhon efekte ndaj palëve të treta (nenet 22, 40, pika 1).
Sa u takon këtyre marrëveshjeve, neni 1089, pika 2, i Kodit Civil nuk përputhet me
efektet e regjistrimit të shoqërisë së thjeshtë parashikuar nga neni 21, pika 2, i ligjit për
regjistrimin e biznesit dhe nga norma e mbrojtjes së përgjithshme të palëve të treta
parashikuar nga neni 12, pikat nga 2 deri në 4 i ligjit të shoqërive tregtare, që e trajtuam në
komentet tona për përfaqësimin. Neni 1089, pika 2, i Kodit Civil kërkon që marrëveshja, që
parashikon përgjegjësinë e të gjithë anëtarëve ose të anëtarëve të veçantë, duhet t’u bëhet e
ditur të tretëve me mjete të përshtatshme. Pas krijimit të QKR-së (sot QKB) dhe vendosjes së
detyrimit për t’u regjistruar për shoqëritë e thjeshta, “në rast bërje të ditur me mjete të
përshtatshme” do të thotë vetëm publikim i çfarëdo të dhëne sipas nenit 22, 28, pika 2, 31 dhe
34 të ligjit për regjistrimin e biznesit (lidhur me ndonjë ndryshim i të dhënave të depozituara
më parë). Këtu, në thelb, të tretët mbrohen përmes nenit 21, pika 2: brenda 15 ditëve të para
pas publikimit, ata mund të provojnë se ka qenë e pamundur të merrnin dijeni për këtë.
Megjithatë, sa i takon kufizimit të përgjegjësisë për personin, që ka vepruar në emër të
shoqërisë, në këtë rast zbatohet mbrojtja e përgjithshme e të tretëve, e parashikuar nga neni
12, pikat nga 2 deri në 4, pa marrë në konsideratë efektet e publikimit.
Këtu, palëve të treta nuk u kërkohet të provojnë se nuk mund të kishin pasur dijeni për
kufizimin e parashikuar nga neni 1089, pika 1, pavarësisht nga informimi. Në të kundërt,
asnjë marrëveshje kufizuese e këtij lloji nuk e prek lidhjen me të tretët dhe përbën detyrim
ligjor për shoqërinë, nëse shoqëria nuk provon se i treti ka pasur dijeni për marrëveshjen ose,
në bazë të rrethanave të qarta, nuk mund të mos ketë pasur dijeni për të. Kjo do të thotë se
shoqëria e thjeshtë ka barrën e provës për të vërtetuar se i treti ka marrë dijeni për të. Lidhur
me këtë, neni 1089, pika 2, i Kodit Civil ka nevojë të amendohet. Prej këtej e tutje, gjykatave
do t’u duhet ta aplikojnë dispozitën në formën e sipërpërmendur. Sigurisht, nëse shoqëritë e
thjeshta do të çliroheshin nga kërkesa për regjistrim, efektet e mosregjistrimit tek të tretët nuk
do të ekzistonin (shih, më lart, komentet në pikën 1). Megjithatë, shoqëria ka mbante barrën e
provës që i ka “informuar me mjete të përshtatshme” të tretët.
4. Situata ndryshon sa i takon nenit 1112 të Kodit Civil. Tani, largimi i një anëtari duhet t’i
bëhet i ditur QKB-së, si një ndryshim i të dhënave, siç e kërkon neni 43 i ligjit për regjistrimin
e biznesit. Sa u takon të tretëve, aplikohet norma e nenit 21, pika 2, të ligjit për regjistrimin e
biznesit. Në këtë frymë duhet interpretuar edhe neni 1112.
83

