Page 90 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 90

Neni 35
                       Njoftimi i dorëheqjes dhe heqja e të drejtave për administrim
                 1.  Administratori  mund  të  japë  dorëheqjen  nga  detyrat  e  tij,  për  shkaqe  të
            arsyeshme, duke bërë njoftim paraprak, në një kohë të përshtatshme, për të mundësuar
            vazhdimin  e  veprimeve  nga  administratorët  e  tjerë,  me  përjashtim  të  rasteve  kur
            dorëheqja e menjëhershme vlerësohet e justifikuar për një arsye të rëndësishme.
                 2.  E  drejta  për  administrim  mund  t'i  hiqet  ortakut  me  vendim  të  gjykatës
            përkatëse,  me  kërkesë  të  ortakëve  të  tjerë,  nëse  kjo  justifikohet  nga  shkaqe  të
            arsyeshme, përfshirë shkeljen e rëndë të detyrave të administratorit ose paaftësinë për
            t'i përmbushur ato në mënyrë të rregullt.

                                           Neni 36
                                  Marrja e vendimeve nga ortakët
                 1. Nëse vendimet duhet të merren nga ortakë nominalisht të përcaktuar, atëherë
            është i nevojshëm miratimi i të gjithëve, me përjashtim të rasteve kur ndonjëri prej tyre
            është në konflikt interesi me çështjen në shqyrtim.
                 2. Kur statuti lejon marrjen e vendimeve me shumicë votash, kjo shumicë duhet të
            jetë një shumicë e thjeshtë.

                                           Neni 37
                                       Humbja dhe fitimi
                 1. Në fund të çdo viti financiar, shoqëria përgatit pasqyrat vjetore financiare, ku
            përcaktohen fitimi dhe humbja, si dhe pjesa që i përket në to secilit ortak.
                 2. Secili ortak ka të drejtë të përfitojë pjesë të barabartë të fitimeve dhe është i
            detyruar të marrë pjesë, në mënyrë të barabartë, në mbulimin e humbjeve që rrjedhin
            nga veprimtaria.


                                         TITULLI III
                    MARRËDHËNIET NDËRMJET ORTAKËVE DHE TË TRETËVE

                                           Neni 38
                                  Përfaqësimi i shoqërisë kolektive
                 1. Secili ortak ka të drejtë të përfaqësojë shoqërinë në marrëdhënie me të tretët,
            me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut.
                 2.  Nëse  ortakët  e  përfaqësojnë  shoqërinë  bashkërisht,  deklaratat,  të  cilat  i
            drejtohen shoqërisë, mund t'i adresohen njërit prej ortakëve, me të drejtë përfaqësimi.
            Administratorët,  të  cilët  kanë  të  drejtë  ta  përfaqësojnë  shoqërinë  në  mënyrë  të




                                                                              89
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95