Page 112 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 112

Identiteti  i  ortakëve  mund  të  verifikohet  duke  iu  drejtuar  QKB-së.  Çdo  kalim  kuote
            pronësie duhet depozituar në regjistër në QKB (neni 74, pika 2, neni 43 i ligjit për regjistrimin
            e biznesit). Neni 43, pika 1, i ligjit për regjistrimin e biznesit i zbaton rregullat për regjistrimin
            fillestar  edhe  për  regjistrimin  e  ndryshimeve.  Kjo  do  të  thotë  se  çdo  kalim  kuote  duhet  të
            depozitohet në regjistër brenda 30 ditëve nga ngjarja apo kontrata e kalimit (nenet 73 dhe 74)
            (neni  22,  pika  3,  i  ligjit  për  regjistrimin  e  biznesit).  Për  ortakun  mund  të  lëshohet  një
            certifikatë pronësie, por ajo nuk mund të trajtohet dhe të kalohet si letrat me vlerë (neni 72,
            pika  5).  Kjo  normë  e  pengon  qëllimisht  krijimin  e  një  tregu  për  kuotat  e  pronësisë  së
            shoqërive me përgjegjësi të kufizuar (shih edhe pikën 3 të nenit 68).

                                            Neni 73
                               Mënyrat e fitmit dhe kalimit të kuotave
                 1.  Kuotat  e  kapitalit  të  një  shoqërie  me  përgjegjësi  të  kufizuar  e  të  drejtat  që
            rrjedhin prej tyre mund të fitohen apo kalohen nëpërmjet:
                 a) kontributit në kapitalin e shoqërisë;
                 b) shitblerjes;
                 c) trashëgimisë;
                 ç) dhurimit;
                 d) çdo mënyre tjetër të parashikuar me ligj.
                 2. Në rastet e  kalimit  të  kuotave  me  kontratë,  kushtet  dhe  momenti  i  kalimit  të
            titullit  të  pronësisë  mbi  kuotën,  si  dhe  kushtet  e  tjera  të  kalimit,  përfshi  momentin  e
            pagesës së çmimit, rregullohen nga kontrata. Kontrata për kalimin e kuotës hartohet në
            formë shkresore, dhe noterizimi nuk përbën kusht për vlefshmërinë apo regjistrimin e
            kontratës.  Me  përjashtim  të  rasteve  kur  parashikohet  shprehimisht  ndryshe  nga  ligji
            apo kur palët bien dakord në kontratë, vlefshmëria e kalimit të titullit të pronësisë mbi
            kuotat  nuk  do  të  kushtëzohet  nga  kryerja  e  formaliteteve  të  ndryshme  me  efekt
            deklarativ, përfshi këtu formalitetet e regjistrimit ose të publikimit të kontratës apo të
            kalimit të titullit.  113
                 3.  Statuti  mund  të  kushtëzojë  kalimin  e  kuotave,  veçanërisht  duke  përcaktuar
            miratimin e shoqërisë ose të drejtën e parablerjes në favor të shoqërisë apo të ortakëve
            të tjerë.

            Komente:

            1.    Gjatë procesit të diskutimeve në periudhën 2011-2012 për amendamentet ndaj ligjit për
            shoqëritë tregtare të vitit 2008 doli qartë se për konfirmimin e kalimit të kuotave të pronësisë
            përdorej praktika tradicionale shqiptare, pra, përpara ligjit për shoqëritë tregtare të vitit 2008.
            Kur kaloheshin kuotat e pronësisë, kontratat nuk njiheshin nëse nuk noterizoheshin. Nuk ishte

            113  Ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 10.


                                                                             111
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117