Page 108 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 108
3. Ky debat arriti në një pikë të nxehtë 110 pas vendimit që mori GJED, sipas të cilit liria e
vendosjes kërkon që Shtetet Anëtare të BE-së të lejojnë shoqëritë me model fleksibël
(kapitali), të themeluara në Shtete të tjera Anëtare, që të ushtrojnë lirisht aktivitet në territorin
e tyre, pavarësisht sa kufizues është modeli vendas. Kjo mund të rezultojë në një situatë ku
SHPK-të e themeluara në përputhje me rregullat më të rrepta të një Shteti Anëtar të BE-së,
mund të jenë më të pakta në numër sesa SHPK-të e themeluara në përputhje me rregulla më të
buta të një Shteti Anëtar tjetër. Kujtojmë shembullin e Gjermanisë, ku brenda vetëm pak
vitesh janë regjistruar mbi dyzet mijë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar angleze. Shqipëria
kërkoi ta shmangte këtë situatë, duke miratuar ndryshimin e lartpërmendur tërësor në rregullat
për SHPK-të. Kjo gjë ndihmon në mënyrë të konsiderueshme në thithjen e investimeve të
huaja.
4. Pra, në teori, kërkesa për kapitalin minimal për SHPK-të mund të ishte hequr fare, duke
qenë se legjislacioni evropian nuk parashikon asnjë detyrim ligjor për këtë. Megjithatë,
ekzistojnë disa arsye praktike pse duhet kërkuar, të paktën, një vlerë e vogël për kapitalin
minimal: të drejtat që lindin nga kuota e pjesëmarrjes në kapital (aksionet), si: të drejtat e
votës etj., mund t’i cilësohen një pronari me lehtësi dhe qartësi më të madhe nëse përcaktohen
si pjesë e një kapitali nominal. Në të vërtetë, tani, disa Shtete Anëtare të BE-së po përpiqen
që, nga njëra anë, t’i ruajnë këto avantazhe, dhe nga ana tjetër, të marrin në konsideratë një
lirshmëri më të madhe, duke e ulur tërësisht nivelin e kapitalit minimal të kërkuar me ligj.
Tani, legjislacioni i Mbretërisë së Bashkuar lejon që SHPK-të të themelohen me një sterlinë.
Të njëjtën gjë bën edhe legjislacioni i Francës (një euro). Faktikisht, kjo do të thotë se u lihet
në dorë themeluesve të vendosin se çfarë vlere duan të kontribuojnë në mënyrë që të
përmbushin kërkesat fillestare të biznesit të tyre dhe të japin një sinjal “serioziteti” për tregun.
Dhe, më pas, u takon palëve të treta (sidomos kreditorëve) të vendosin nëse shoqëria tregtare
duket se i ka fondet e mjaftueshme.
5. Megjithatë, meqenëse ruajtja e nivelit të kapitalit e humbet kuptimin e vet, nëse kapitali
minimal ulet në 100 lekë, për të qenë i pranueshëm nga pikëpamja ligjore vendimi i
administratorëve për t’u shpërndarë pagesa pronarëve duhet t’i nënshtrohet një “testi të
aftësisë paguese” shtesë. Administratorët përgjigjen përpara shoqërisë për saktësinë e testit të
aftësisë paguese dhe duhet të nënshkruajnë një “certifikatë të aftësisë paguese” ku vërtetohet
se, pas pagimit të dividendëve, aktivet e shoqërisë gjithsesi i mbulojnë plotësisht detyrimet
dhe se shoqëria ka aktive likuide të mjaftueshme për të bërë shlyerjen e pasiveve të veta
brenda afatit gjatë dymbëdhjetë muajve në vijim. Përfshirja e këtij “testi të aftësisë paguese”
është një metodë mbrojtëse për shoqëritë pa kapital minimal. Grupi i Nivelit të Lartë të
Ekspertëve të Legjislacionit për Shoqëritë Tregtare e ka rekomanduar këtë si metodë
110 E kemi përmendur këtë edhe në komentet për nenin 8 për “konfliktin e ligjeve” dhe ligjin përkatës shqiptar për të
drejtën private ndërkombëtare.
107

