Page 65 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 65

bëhen ose mbikëqyren nga përfaqësuesi ose mbikëqyrësi. Gjithashtu, ata nuk mund të marrin
            pjesë  në  votimin  për  miratimin  e  veprimit  në  fjalë  dhe  nuk  llogariten  në  kuorumin  e
            nevojshëm për marrjen e vendimit (neni 13, pika 4).

            5.   Pika 5 e nenit 13 të ligjit për shoqëritë tregtare është ndryshuar në vitin 2014 për të
            përmirësuar renditjen e Shqipërisë në studimin vlerësues të Bankës Botërore “Doing Business
            Report”, nën komponentin e mbrojtjes së investimeve, meqenëse parashikon se, në rastin e
            shoqërive aksionare, marrëveshjet që kërkojnë miratim në bazë të  nenit 13 të ligjit nr.9901
            duhet  t’u  njoftohen  aksionarëve  sa  më  shpejt,  por  jo  më  vonë  se  72  orë  nga  miratimi  i
            marrëveshjes nga këshilli i administrimit ose këshilli mbikëqyrës. Nëse aksionarët kanë arsye
            të bazuar për të besuar se miratimi është dhënë në mënyrë abuzive, domethënë, në shkelje të
            rëndë të ligjit ose Statutit, Asambleja e Përgjithshme, aksionarët në pakicë ose kreditorët, në
            bazë të nenit 151, pika 2, mund t’i kërkojnë gjykatës ta zhvleftësojë veprimin e miratuar.
                 Kjo  dispozitë  u  amendua  me  kërkesën  e  Njësisë  së  Posaçme  Rregullatore,  pranë
            Këshillit të Ministrave. Amendimi nuk krijon ndonjë efekt për parashikimet e Direktivave, me
            të cilat synohet të përafrohet ligji me shtesa dhe ndryshime i vitit 2014.
                 Një  parashikim  i  tillë  nuk  është  përfshirë  për  shoqëritë  e  tjera, pasi  në  këto  shoqëri,
            sipas nenit 13 të ligjit nr.9901, marrëveshjet miratohen drejtpërdrejt nga ortakët e tjerë, që do
            të thotë ata marrin dijeni për afatet dhe kushtet e marrëveshjes përpara miratimit të saj.

            6.   Pika  6  kërkon  transparencë  të  plotë  për  veprimet  kur  ekziston  konflikti  i  interesit  i
            parashikuar nga neni 13: çdo veprim që kërkon miratim, sipas pikave 2 dhe 3, bëhet i ditur në
            pasqyrat financiare vjetore. Në publikim duhet të përfshihen kushtet e veprimit, si dhe natyra
            dhe objekti i interesit të personave të përfshirë.

            7.   Neni 13, pika 7, parashikon një klauzolë të posaçme kundër veprimeve me veten, për
            shoqëritë me pronar të vetëm: personi që administron shoqërinë e vet me pronar të vetëm nuk
            mund të lidhë kontrata huaje apo garancie me shoqërinë, sepse duket thuajse e pamundur që,
            në këtë rast, administratori të mënjanojë konfliktin e interesit dhe të aplikojë vlerën normale të
            tregut  dhe  standardet  e  sigurisë  financiare  (mos  marrje  e  huave  më  shumë  nga  sa  janë  të
            nevojshme; norma adekuate interesi dhe amortizimi) për marrëdhënien që krijon me shoqërinë
            lidhur  me  huanë  ose  garancinë. Çdo  shkelje  e  kësaj  detyre  e  bën  përgjegjës  përfaqësuesin
            sipas nenit 98 ose 163. Neni 5 i Direktivës së Dymbëdhjetë 89/667/KEE për shoqëritë me
            ortak të vetëm kërkon vetëm që çdo kontratë me veten e ortakut të vetëm dhe e përfaqësuesit
            të  shoqërisë  të  regjistrohet  në  procesverbal  ose  të  përpilohet  me  shkrim.  Megjithatë,
            ligjvënësit shqiptarë vendosën t’i përjashtojnë tërësisht kontratat e huasë dhe garancisë për
            shkak të konfliktit të fortë të interesit që shkaktojnë. Vetëm lidhur me kontratat e tjera me
            veten, fjalia e dytë e nenit 13, pika 7, kërkon regjistrimin në një procesverbal, i cili bëhet në
            zyrën qendrore të shoqërisë.
                 Neni 5 i Direktivës së Dymbëdhjetë nuk vendos asnjë pasojë ligjore për mosregjistrimin
            e kontratës. Mungesa e evidencës, sigurisht, nuk duhet trajtuar si kusht për vlefshmërinë e
            kontratës,  sidomos,  për  mbrojtjen  e  të  tretëve.  Po  kështu,  vështirë  se  mund  të  mendohet


                                                                              64
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70