Page 66 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 66
ndonjë lidhje shkakësore ndërmjet mosregjistrimit dhe dëmit ndaj një kreditori. Mirëpo, duhet
parashikuar një sanksion për effet utile të dispozitës evropiane. Këtë problem e zgjidh fjalia e
tretë e nenit 13, pika 7, ku parashikohet se, në rast mospërmbushjeje të detyrimit për
regjistrimin e kontratës, shoqëria dënohet me gjobë.
TITULLI IV
PARIMI I DETYRIMIT TË BESNIKËRISË
Komente:
1. Nenet nga 14 deri në 18 parashikojnë “detyrime të besnikërisë” dhe aplikojnë parimet e
përgjithshme të së drejtës evropiane. Ky është një mjet i rëndësishëm për aksionarët,
kreditorët, punëmarrësit dhe publikun.
2. Përpara se të diskutohet për detyrimet e besnikërisë në mënyrë më të hollësishme, duhet
bërë një koment i veçantë për standardin e zbatimit. Siç do ta shohim në vijim, detyrimet e
besnikërisë u lënë gjykatave hapësirë të konsiderueshme për krijimin e standardeve të
zbatimit që të jenë në përputhje me etikën dhe praktikën lokale të biznesit. Jo vetëm në vendet
që ndjekin traditën e së drejtës anglosaksone (Common Law), ku, historikisht, sistemi juridik
është mbështetur tek jurisprudenca dhe precedenti, por edhe në vendet që ndjekin traditën e së
drejtës romake (Civil Law), jurisprudenca bashkëkohore është pjesë e përshtatjes së
vazhdueshme të sistemit juridik ndaj normave shoqërore në ndryshim. Në të drejtën gjermane,
për shembull, ka fusha të tëra që, fillimisht, u krijuan nga jurisprudenca e gjykatave të
niveleve më të larta, dhe vetëm më pas, u përfshinë në legjislacion. Kjo është mënyra si iu
përshtat kodi civil gjerman marrëdhënieve shoqërore bashkëkohore. Një shembull i tillë është
mbrojtja e konsumatorëve. Marrëdhëniet kontraktore formalisht të barabarta, që parashikon
Kodi Civil, nuk ishin të përshtatshme për të penguar dallimet e skajshme në fuqinë e
vendosjes së çmimeve, që është e pranishme në një shoqëri moderne të orientuar drejt
konsumatorit.
Për rrjedhojë, Gjykata Federale përgatiti standarde që e pasqyronin me realizëm
pabarazinë e konsumatorëve; një shembull i kësaj pabarazie janë klauzolat e padrejta
standarde të vendosura në kontrata. Më vonë, standardet e përgatitura nga Gjykata Federale u
përfshinë në legjislacionin gjerman dhe atë evropian. Reforma e vitit 2000 në Kodin Civil
gjerman është një shembull tjetër. Kjo reformë ishte ristrukturimi i parë i madh legjislativ i
Kodit në 100 vjet, dhe përfshinte jurisprudencën dhe kuadrin ligjor pesëdhjetëvjeçar gjerman
dhe evropian të pasluftës. Megjithatë, procedurat për reformën legjislative janë të gjata dhe të
ngadalta dhe nuk mund të ndjekin ritmin që kërkojnë çështjet dhe problemet juridike të një
bote që ndryshon vazhdimisht. Në këtë aspekt, një rol gjithnjë e më të spikatur luajnë
gjyqtarët. Kështu, klauzolat ose kushtet e përgjithshme, që kërkojnë hulumtime dhe diskutime
të thelluara juridike me qëllim që të arrihet përgjigjja e duhur, janë sigurisht pjesë e
65

