Page 63 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 63
90
detyrimet ligjore që shoqërojnë privilegjin e përgjegjësisë së kufizuar. Do t’i kthehemi
përshtatshmërisë së anëtarëve të këshillit kur të flasim për standardet e veprimit në interesin
më të mirë të shoqërisë dhe zbatimin e standardit të aftësisë dhe kujdesit si “anëtar i
arsyeshëm i këshillit të administrimit” në përputhje me nenet 98 dhe 163. Neni 13, pika 1, e
“objektivizon” standardin e përshtatshmërisë duke u mbështetur te papërshtatshmëria siç e
provon fakti që një person është dënuar për “krime të kryera në organizata tregtare” (nenet
nga 163 deri në 170 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë).
Pasoja, që vendos neni 13, pika 1, për këtë shkelje flagrante të detyrës dhe vepër penale,
është përjashtimi i personit në fjalë për të mbajtur funksion administrues, mbikëqyrës apo
përfaqësues në shoqëri për 5 vjet. Në sistemin shqiptar, ky përjashtim ka karakter penal; ai
është një “dënim plotësues”, sipas nenit 30 të Kodit Penal. Neni 30, pika 1, i lejon gjykatës
penale që për personat që kanë kryer krime ose kundërvatje penale, bashkë me dënimin
kryesor, mund të japë dënime plotësuese. Rastet e përjashtimit, që parashikon neni 13, pika 1,
mbulohen nga neni 30, pika 1, dhe nga neni 40 i Kodit Penal, “heqja e së drejtës së ushtrimit
të detyrave drejtuese pranë personave juridikë”. Heqja e së drejtës “është rrjedhojë e çdo
dënimi për vepra penale (...), kur i dënuari ka shpërdoruar funksionet apo ka vepruar në
kundërshtim me rregullat që lidhen me detyrën” (neni 40, pika 2, i Kodit Penal).
Neni 13, pika 1, e kufizon këtë përjashtim deri në pesë vjet. Kjo dispozitë përputhet me
nenin 40, pika 2, të Kodit Penal, që e lejon gjykatën të vendosë këtë përjashtim për një kohë
nga një muaj deri në pesë vjet. Kjo do të thotë se gjykata ka liri të mjaftueshme për të
vendosur për t’ia përshtatur dënimin plotësues shkallës së shkeljes në secilin rast. Gjithashtu,
në këtë aspekt, neni 30, pika 2, i Kodit Penal përcakton për çdo dënim plotësues se: “gjykata,
në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore çmohet e papërshtatshme dhe kur ligji
parashikon dënim me burgim deri në 3 vjet ose dënime të tjera më të lehta për veprën e kryer,
mund të mjaftohet vetëm me caktimin e dënimit plotësues”.
3. Me nenin 13, pika 2 dhe 3, bëhet një përpjekje për t’i dhënë zgjidhje “konfliktit të
interesit” që përmendet më lart. Këto parashikime japin kuptimin e veçantë të detyrimit të
besimit të anëtarëve të këshillit të administrimit ose këshillit mbikëqyrës që gjithmonë “t’i
kryejnë detyrat e përcaktuara në ligj ose në Statut në mirëbesim e në interesin më të mirë të
shoqërisë në tërësi, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ndikimit të veprimtarisë së shoqërisë
në mjedis” (neni 98, pika 1, dhe neni 163, pika 1). Nëse një anëtar i këshillit e vë veten në një
pozitë në të cilën detyra ndaj shoqërisë është në konflikt me interesat e tjerë të tij ose me
interesat e personave të lidhur me të (pika 3), ai rrezikon ta shkelë detyrimin e mirëbesimit
ndaj shoqërisë. Rregulla në fjalë jep një kuptim të veçantë të normës së kryerjes së veprimeve
91
juridike me veten të nenit 67 të Kodit Civil. Në të vërtetë, anëtari këshillit ka detyrën e
90 Shih J. Dine, “Company Law” (“Legjislacioni për shoqëritë tregtare”) (Palgrave Macmillan, botimi i pestë, 2005), f.
229. Lidhur me këtë, shih, gjithashtu, ngjashmëritë me dispozitat për heqjen e të drejtave të administrimit dhe për
përjashtimin e ortakëve dhe pronarëve për shkelje të rëndë të detyrimeve që parashikohen në nenin 35, pika 2, nenin 48
dhe nenin 102 të ligjit për shoqëritë tregtare.
91 Neni 67 i Kodit Civil:
62

