Page 59 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 59

Shoqëria duhet të provojë se, në të vërtetë, i treti ka qenë në dijeni. Në këtë kuptim, pika 2 e
            nenit 12 e harmonizon përkufizimin e “provës” me atë që përdor Direktiva në nenin 9, pika 1,
            për përfaqësuesin, i cili vepron jashtë objektit të shoqërisë. Rrjedhimisht, zgjidhja që jep pika
                                            87
            2 e nenit 12 përputhet me Direktivën e Parë.

            3.   Pjesa e dytë e fjalisë së parë në pikën 3 të nenit 12 pasqyron gjysmën e dytë të paragrafit
            të parë të nenit 9 të Direktivës së Parë. Të dyja dispozitat deklarojnë se parimi i përfaqësimit
            të pakufizuar nuk zbatohet nëse veprimet e përfaqësuesit “i kalojnë tagrat që i jep ligji ose që
            ligji  e  lejon  t’i  jepen”.  Kjo  do  të  thotë  se  organi  që  përfaqëson  shoqërinë,  të  themi,
            administratori  i  një  SHA-je,  nuk  mund  të  ndërhyjë  në  kompetencën  e  një  organi  tjetër,  të
            themi, të këshillit mbikëqyrës. Kur shkelet kjo kompetencë ligjore, interesi i të tretëve nuk
            mbrohet; dhe, duke qenë se, përgjithësisht, struktura e kompetencave ligjore që parashikon
            ligji i ri për shoqëritë tregtare nuk është një çështje që mund ta ndryshojnë të njëjtat organe,
            çdo autorizim ex post do të ishte i mundur vetëm po qe se ligji do ta lejonte shprehimisht.
                 GJED e ka zgjeruar këtë parim të nenit 9, pika 1, dhe është shprehur se edhe palët e
            treta, që veprojnë në mirëbesim, mund të preken nëse një rregull e jashtme çaktivizon organin
                       88
            vendimmarrës.  Rasti në fjalë kishte të bënte me rregullat e konfliktit të interesave, që tani
            parashikohen  nga  neni  13  i  ligjit  për  shoqëritë  tregtare.  Neni  13,  pika  2  dhe  3,  kërkon
            miratimin e ortakëve ose pronarëve të tjerë ose të organeve të tjera të shoqërisë. Me gjithë që
            e pranon se qëllimi i Direktivës së Parë është, ndër të tjera, mbrojtja e palëve të treta, GJED
            është shprehur se dispozita që  çaktivizon përfaqësuesin, kur ka lindur një konflikt interesi,
            është  e  vlefshme  edhe  sikur  i  treti  të  preket  negativisht  nga  kjo.  Logjika  mbi  të  cilën
            mbështetet  ky  vendim  është  se  nëse  një  normë  ligjore  “e  jashtme”  e  ndryshon  strukturën
            drejtuese të shoqërisë duke shtuar struktura vendimmarrëse, këto të fundit kanë përparësi për
            shkak  të  njohjes  së  interesave  të  tjerë  ligjorë  që  janë  marrë  në  konsideratë  përpara
            angazhimit të këtyre organeve të shoqërisë dhe palëve të treta (në këtë rast: transparenca e
            marrëdhënieve ekonomike). Do t’i kthehemi kësaj formule të krijimit strukturës drejtuese të
            shoqërive  kur  të  flasim  për  detyrimin  e  besnikërisë,  përfshirjen  e  punëmarrësve  dhe  vetë
            strukturën e drejtimit të brendshëm të shoqërive.

            4.   Palët e treta mbrohen edhe nëse ka parregullsi në emërimin e përfaqësuesit. Këtu neni
            12, pika 4, transpozon nenin 8 të Direktivës së Parë. Për shembull, shoqëria e mban detyrimin
            ligjor edhe nëse nuk janë ndjekur siç duhet procedurat e emërimit. Megjithatë, parregullsia në
            emërim është vetëm një aspekt i një situate më të përgjithshme në të cilën  përfaqësuesit të
            ashtuquajtur  kanë  të  bëjnë  me  të  tretët.  Në  vendet  me  sistemin  e  të  drejtës  së  kodifikuar,
            zakonisht,  për  këto  raste  normat  mund  të  gjenden  në  kodet  civile  ose  janë  krijuar  nga



            87  Kjo zgjidhje përkon me doktrinën gjermane të “shpërdorimit të tagrit”; G. Wegner “Officers’ and Directors’ Liability
            Under German Law- A Potemkin Village” (“Përgjegjësia e zyrtarëve dhe anëtarëve të këshillit të administrimit sipas të
            drejtës gjermane – një mashtrim”) (2015) 16 (1) “Theoretical Inquiries in Law” (“Përsiatje teorike për të drejtën”).
            88  Çështja gjyqësore 104/96, “Cooperative Rabobank”.


                                                                              58
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64