Page 54 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 54
posaçërisht, me evolucionin e Direktivës së Parë 68/151/KEE dhe të Direktivës 2009/101/KE,
që kodifikonte amendamentet e ndryshme ndaj Direktivës së Parë për bashkërendimin e
masave mbrojtëse që Shtetet Anëtare duhet të kërkojnë për shoqëritë e tyre për mbrojtjen e
interesave të pronarëve dhe të personave të tjerë. Në kohën kur u hartua në vitin 1968,
Direktiva e Parë përbënte një kompromis politik. Për këtë arsye, ajo është e vështirë për t’u
interpretuar, pasi teksti i saj ka qenë një kompromis midis disa prej Shteteve të para Anëtare
të KEE-së, sidomos, midis Gjermanisë dhe Francës.
2. Vanessa Edwards tregon se “deputeti italian, i cili qe i vetmi që votoi kundër Direktivës
në Parlamentin Evropian, dha si arsye se: “Ai nuk arrinte ta përfytyronte që [ajo], në një
nen, mund të parashikonte se shoqëria tregtare mund të bazohej tek informacioni i publikuar
rregullisht kundër të tretëve, dhe në të njëjtën kohë, në një nen tjetër, ta përjashtonte
mundësinë e të bazuarit lidhur me kufizimet e publikuara rregullisht të kompetencave të
zyrtarëve të shoqërisë tregtare. Tekstin e miratuar ai e quajti ‘bishë me kokë latine dhe me
79
trup e bisht gjerman’.”
Në të vërtetë, ky konflikt është i dukshëm, sidomos, referuar nenit 3, pika 5, të
Direktivës, që parashikon se:“shoqëria tregtare mund të bazohet te dokumentet [përfshirë
dokumentin e themelimit të shoqërisë dhe Statutin], e në veçanti..., kundër të tretëve vetëm
pasi ato të jenë publikuar.”
Edwards argumenton se neni 9, pika 1 dhe 2, është synuar të ketë epërsi, megjithëse
arsyet e saj nuk janë të forta. Këto argumente bien në kundërshtim me formulimet e përpikta
të tekstit: “publikimi i Statutit nuk përbën në vetvete provë të mjaftueshme që mund të
80
përdoret kundër të tretëve” . Në mbështetje të këtij argumentimi, ajo citon Komitetin
81
Ekonomik dhe Social, që qe i mendimit se, për rrjedhojë, publikimi i Statutit ishte i tepërt.
Nga ana tjetër, ajo citon Dan Prentice, i cili kishte mendim të qartë se këto nene nuk
82
mund të pajtoheshin. Krahas kësaj, Edwards citon Çështjen gjyqësore “Ubbink Isoatie BV
83
dhe Dak-en Wandtechniek BV”. Në këtë rast, gjykata shqyrtoi çështjen e pavlefshmërisë,
por aktgjykimi përmban elemente që lidhen me problemin me të cilin po trajtohet. Në këtë
rast gjyqtari u shpreh: “Qëllimi i direktivës, për rrjedhojë, nuk është që t’u lejojë të tretëve të
mbështeten në dukjet e krijuara nga organet apo përfaqësuesit e shoqërisë tregtare, nëse këto
79 V. Edwards, “EC Company Law” (“Legjislacioni i KE-së për shoqëritë tregtare”), (Shtypshkronja “Oxford University
Press”, 1999), f. 40, ku citohet “Expose des motifs” (“Memorandumi shpjegues”) për propozimin e amenduar, 31,
përkthyer nga E. Stain, “Harmonisation of European Company Laws” (“Harmonizimi i ligjeve evropiane për shoqëritë
tregtare”) (Shtypshkronja “Duke University Press”, 1971), f. 293, n. 175.
80 V. Edwards, “EC Company Law” (“Legjislacioni i KE-së për shoqëritë tregtare”), Shtypshkronja “Oxford University
Press”, 1999, f. 40.
81 [1964] JO 3254, që citohet edhe nga Edwards.
82 Dan Prentice, “Section 9 of the European Commercial Act” (“Seksioni 9 i aktit tregtar evropian”) (1973) 89 LQR, 518
dhe Michael Schaeftler, “Ultra Vires-Ultra Useless: The Myth of State Interest in Ultra Vires Acts of Business
Corporations” (“Jashtë autoritetit–jashtë dobisë: miti i interesit shtetëror në veprimet jashtë autoritetit të korporatave
tregtare”), “9 Journal of Corporation”. L. 81 (181-1984). Interesante që ky autor është shumë i qartë se doktrina “Ultra
vires” (“jashtë autoritetit”) është vetëm për të mbrojtur interesat e aksionarëve. Ai nuk merr aspak në konsideratë
kreditorët dhe interesin publik.
83 Çështja gjyqësore 136/87 [1988] WXR 4665, te pika 13.
53

