Page 56 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 56
kur i treti ka arsye të qënësishme për të besuar se ka të bëjë me një përfaqësues bona fide të
shoqërisë. Kjo ndodh zakonisht kur shoqëria ka bërë diçka, që i bën të tretët të kuptojnë se
kështu ka ndodhur.
5. Sa i takon regjistrimit dhe publikimit të të dhënave të shoqërisë, për herë të parë
koncepti i mbrojtjes së të tretëve zbatohet në nenin 21 të ligjit për regjistrimin e biznesit, që
respekton nenin 3 të Direktivës së Parë (ndryshuar me Direktivën 2003/58/KE). Megjithatë,
siç do ta shohim edhe në komentet për nenin 12, mbrojtja e përgjithësuar e të tretëve trajtohet
më tej edhe në nenet 8 dhe 9 të Direktivës së Parë.
6. Në vitin 2014, me ligjin nr.129/2014 u miratua një amendament synimi i të cilit ishte
forcimi i mbrojtjes së të tretëve dhe qartësimi i ligjit për shoqëritë tregtare. Amendamentet
kishim për synim:
harmonizimin e ligjit për shoqëritë tregtare me Direktivën 2009/101/KE;
qartësimin e mëtejshëm të kompetencave të organeve të shoqërisë dhe përfaqësimit
ligjor;
harmonizimin e mëtejshëm të dispozitave të ligjit nr.9901 me Direktivën
2009/101/KE për sa i përket ndarjes së kompetencave mes organeve drejtuese të
shoqërisë, të drejtave të përfaqësimit të përfaqësuesve ligjorë dhe mbrojtjes së
palëve të treta që në mirëbesim kanë lidhur marrëdhënie tregtare me shoqërinë.
Amendamentet ndaj nenit 12 të ligjit nr.9901 janë në përputhje të plotë me parashikimet
për pavlefshmërinë e themelimit të shoqërive, sipas Direktivës 2009/101/KE. Dispozitat
referuese të Direktivës 2009/101/KE lidhur me këto çështje janë shtjelluar nga doktrina dhe
Gjykatat Evropiane.
Neni 12
Kompetencat e organeve të shoqërisë dhe përfaqësimi ligjor 85
1. Statuti apo vendimet e shoqërisë nuk mund të ndryshojnë apo të kufizojnë
kompetencat që ky ligj përcakton për organet e ndryshme të shoqërisë tregtare. Çdo
veprim, që ka për qëllim ndryshimin apo kufizimin e kompetencave të organeve të
shoqërisë, të cilat nuk lejohen shprehimisht, sipas këtij ligji, nuk mund t'u kundrejtohen
palëve të treta edhe nëse janë bërë publike në statut apo sipas mënyrave të parashikuara
nga ligji nr.9723, datë 3.5.2007, "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", të
ndryshuar.
2. Shoqëritë tregtare përfaqësohen në marrëdhëniet me të tretët nga përfaqësuesit
e tyre ligjorë, të cilët veprojnë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga ky ligj dhe
nga dispozitat e statutit. Përfaqësimi ligjor i shoqërisë është i vlefshëm për çdo veprim
gjyqësor apo jashtëgjyqësor, me përjashtim të rastit kur statuti parashikon kufizime në
85 Titulli i nenit 12, si edhe pika 1 dhe 2 e nenit 12 janë ndryshuar me ligjin nr.129/2014, neni 3.
55

