Page 51 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 51
përkatëse. Me fjalë të tjera, kuptimi i regjistrimit të degëve është që të informohet publiku. Në
këtë informacion përfshihet:
kush është personi juridik përgjegjës (shoqëria përgjegjëse) në krye të degës;
kush e përfaqëson këtë person juridik, si administrator dege. Shih nenin 9, pika 5 të
ligjit për shoqëritë tregtare si dhe nenin 26, pika 4, nenin 28, pika 5, dhe nenin 37
të ligjit për regjistrimin e biznesit.
Neni 10
Përgjegjësia e themeluesve
1. Personat që veprojnë në emër të shoqërisë, përpara se kjo të fitojë personalitetin
juridik, përgjigjen personalisht në mënyrë të pakufizuar e solidare për veprimet e
kryera në emër të saj. Me fitimin e personalitetit juridik, të drejtat e detyrimet që
rrjedhin nga këto veprime i kalojnë shoqërisë.
2. Themeluesit japin kontributet e tyre në shoqëri, në para ose në natyrë, sipas
mënyrave e afateve të parashikuara në statut dhe kryejnë formalitetet e themelimit sipas
kërkesave të këtij ligji dhe të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të
Regjistrimit". Themeluesit përgjigjen ndaj shoqërisë personalisht e në mënyrë solidare
për dëmet e shkaktuara nga mospërmbushja e këtyre detyrimeve apo nga përmbushja e
tyre përtej afateve përkatëse.
3. Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë mund të ngrejë padi në gjykatën përkatëse për
dëmin e shkaktuar nga mospërmbushjet e detyrimeve, sipas pik ës 2 të këtij neni. Në
rast mosveprimi të përfaqësuesit ligjor brenda 90 ditëve nga marrja dijeni e
mospërmbushjes, padia mund të ngrihet përkatësisht nga një ortak i shoqërisë kolektive
ose komandite, nga një numër ortakësh të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar apo
aksionarësh të një shoqërie aksionare, të cilët zotërojnë jo më pak se 5 për qind të
tërësisë së votave në asamblenë e shoqërisë. Padia mund të ngrihet, gjithashtu, nga çdo
kreditor i shoqërisë tregtare. Ortakët, aksionarët ose kreditorët duhet të respektojnë
procedurat e neneve 91, 92, 150 e 151 të këtij ligji. Paditë duhet të ngrihen brenda 3
viteve pas regjistrimit të shoqërisë tregtare.
Komente:
1. Neni 10, pika 1, përcakton se, nëse janë kryer veprime përpara se shoqëria të fitojë
personalitetin juridik, personat që kanë vepruar përgjigjen personalisht në mënyrë të
pakufizuar dhe solidare. Me fitimin e personalitetit juridik, të drejtat e detyrimet që rrjedhin
nga këto veprime i kalojnë shoqërisë. Këto dispozita të qarta të ligjit janë në zbatim të nenit 7
të Direktivës së Parë. Kur është e themeluar, shoqëria bëhet automatikisht kreditori ose
debitori i ri. Megjithatë, shoqëria mund të hapë një proces “të brendshëm” ndaj themeluesve,
nëse kanë shkelur detyrat gjatë fazës së themelimit. Në këtë rast, detyrimin e shlyen shoqëria.
50

