Page 46 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 46

model, duke qenë se në të pranohet që vendndodhja e zyrës qendrore mund të ndryshohet me
            Statut. Për më tepër, “vendet e tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia” – që
            është  zyra  qendrore  (neni  8)  ose  “selia”  (pika  1,  shkronja  “d”,  e  nenit  32  të  ligjit  për
            regjistrimin e biznesit), duhet të regjistrohen në përputhje me nenin 43, pika 3, shkronja “d”.

            2.    Neni 8, pika 2, e zbaton ligjin për shoqëritë tregtare për shoqërinë tregtare zyra qendrore
            e  së  cilës  është  në  Shqipëri.  Por,  cili  ligj  gjen  zbatim,  nëse  një  shoqëri  tregtare  është  e
            regjistruar në Shqipëri dhe gjithë biznesin e vet e kryen jashtë vendit? A duhet prishur dhe
            likuiduar  kjo  shoqëri  tregtare?  Dhe,  kur  shoqëria  tregtare,  e  themeluar  në  përputhje  me
            legjislacionin  e  huaj,  dëshiron  ta  transferojë  zyrën  e  saj  qendrore  në  Shqipëri,  a  ka  ajo
            detyrimin që të përmbushë kërkesat e dispozitave shqiptare për themelimin?
                 Në  këtë  kuadër,  duhet  marrë  në  konsideratë  se  neni  50,  pika  1  dhe  3,  i  MSA-së
            përcakton  që  Shqipëria  dhe  BE-ja  të  mundësojnë  ngritjen  dhe  ushtrimin  e  aktivitetit  të
            shoqërive tregtare, filialeve, degëve dhe personave fizikë përkatës nga të dyja palët. Pika 2 e
            të njëjtës dispozitë shprehet se nuk mund të bëhet diskriminim ndaj shoqërive tregtare nga
            BE-ja në Shqipëri (dhe as ndaj shoqërive tregtare shqiptare në BE). Neni 56 parashikon disa
            përjashtime nga këto norma.
                 Ndërkohë që MSA krijon kushtet më të favorshme për vendosjen e shoqërive tregtare në
            BE dhe Shqipëri, dispozitat e TFBE-së për lirinë e vendosjes midis Shteteve Anëtare janë më
            të gjera. Ligjet shqiptare do të zbatohen për të gjitha dispozitat për lirinë e vendosjes në BE.
                                                     69
            Ndalohet çdo kufizim i aksesit, jo vetëm diskriminimi.  Në praktikë, përjashtime mund të
            aplikohen vetëm për ushtrimin e aktivitetit të shoqërisë tregtare të huaj të vendosur, nëse për
            shoqëritë  tregtare  kombëtare  aplikohen  të  njëjtat  norma  dhe  mjaft  që  ato  të  mos  jenë
            diskriminuese. Në thelb të çështjes qëndron liria rregullatore dhe fusha e veprimit të ligjeve
            për shoqëritë tregtare të Shteteve Anëtare. Debati në BE për këtë çështje është i rëndësishëm
            për Shqipërinë, pasi nga ai do të përcaktohet nëse standardi bazë i aplikuar nga ligji shqiptar
            për shoqëritë e huaja tregtare, që ushtrojnë aktivitet në territorin e saj, do të jetë në përputhje
            me anëtarësimin e ardhshëm në BE.
                 Raste të tilla, ku ndër faktet e një çështjeje gjyqësore përfshihet një element i huaj, që
            gjykohet  “i  rëndësishëm”  nga  një  gjykatë  vendase,  zgjidhen  sipas  normave  vendase  për
                                                               70
            “konfliktin  e  ligjeve”  ose  për  “të  drejtën  private  ndërkombëtare”.   Sa  i  takon  ligjit  për
            shoqëritë tregtare, rregullat për konfliktin mbështeten në dy filozofi bazë kundërshtuese  që
                                                              71
            burojnë nga teoria kontraktualiste dhe koncesionare e lartpërmendur.
                 Qasja e “regjistrimit” ose “themelimit si personalitet juridik” e konsideron shoqërinë
            tregtare  si  të  themeluar  tërësisht  në  kuadër  të  ligjit  kombëtar,  nëse  shoqëria  e  ka  zyrën  e
            regjistruar në atë shtet. Nuk ka rëndësi se ku ndodhen  administrata qendrore dhe aktiviteti
            aktual  i  shoqërisë  tregtare.  Shoqëria  tregtare  mund  të  vendosë  lirisht  se  ku  dëshiron  të

            69  Krahaso tekstin e nenit 49, pika 1, të TFBE-së (ish-neni 43 TKE).
            70  Ligji nr.10428/2011 “Për të drejtën private ndërkombëtare”.
            71  Shih, më lart, Kreun B.I.; për hollësi, M. Habersack, “Ligji evropian për shoqëritë tregtare” (Beck: Mynich, botim i
            tretë, 2006), f. 8–17; J. Dine, M. Blecher dhe M. Koutsis, poshtëshënimi 12, f. 67–105.


                                                                              45
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51